• |
ide | kryesore

Konservatorët europianë dënojnë ndryshimet kushtetuese, thirrje Ramës: Respekto marrëveshjen e 5 qershorit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë – ECR, një nga grupet më të fuqishme politike në Parlamentin Europian, kane dënuar ashpër kryeministrin Rama për prishjen e konsensusit përmes ndyshimeve të njëanshme të Kushtetutës, të cilat ECR i cilëson në kundërshtim me orientimin europian të Shqipërisë.

ECR ka ashpërsuar tonet teksa deklaron se këto ndryshime bien ndesh me rekomandimet e OSBE-se dhe janë të papajtueshme me standartet e NATO-s dhe Bashkimit Europian.

ECR i është drejtuar partise në pushtet me thirrjen e drejtpërdrejtë që ti qëndrojë Marrëveshjes së 5 qershorit dhe kodifikimit konsensual të kësaj marrëveshje që është miratuar dhe është tashmë ligj.

Më poshtë deklarata e plotë zyrtare e Partisë së Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë- ECR:

“Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë- ECR dënon me forcë thyerjen e qëllimshme nga kryeministri Rama të konsensusit që partitë politike në Shqipëri arritën në 5 qershor me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, për Reformën e Kodit Zgjedhor të Shqipërisë.

Veprimi i njëanshëm i qeverisë Rama për të ndryshuar Kushtetutën, duke ndryshuar rregullat elektorale vetëm disa muaj para zgjedhjeve të planifikuara, me qëllim për të ndaluar partitë e opozitës të krijojnë koalicione elektorale, shkon kundër orientimit europian të Shqipërisë.

Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë-ECR është shumë e shqetësuar me këtë praktikë, e cila është në kundërshtim të rekomandimeve të OSBE-së për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që është i papajtueshëm me standartet dhe normat demokratike të NATO-s dhe vendeve anëtare të BE-së. Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë – ECR i bën thirrje partisë qeverisëse në Shqipërisë ti qëndrojë Marrëveshjes së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore dhe kodifikimit të saj të miratuar në mënyrë konsensuale, që është tani ligj.



5 Comments

  1. Kur i ka plas ndonje here komunisteve apo neokomunisteve per boten?

    Vetem ta grabitim duam, pa Shqiperine e bejme si na do **** vete dmth *** fare.
    Komunistet: Na lini ta **** vete Shqiperine – Faleminderit!

  2. Pra nuk është vetëm “një i panjohur” siç e quan Rama zëdhënësin e CDU gjermane Gelner, por është edhe grupimi i fuqishëm e konservatorëve në parlamentin europian, që sëbashku me forcën më të madhe politike europiane të partive popullore të kryesuar faktikisht nga Merkel, që kanë dënuar veprimin antidemokratik të Ramës.
    Të mos harojmë gjithashtu edhe rezolutën e Parlamentit europian që i kujtoi qeverisë së Ramës që duhet të plotësojë 15 kushtet e që këtë rezolutë e miratuan edhe parti të majta europiane.
    Kushti i parë e më i rëndësishmi, ishte marëveshja për zgjedhjet me konsensusin e opozitës reale.
    Asnjë nga kushtet e tjera nuk ka plotësuar qeveria Rama, edhe këtë marëveshje që e firmosën në 5 qershor, tani e kanë hedhur poshtë tërësisht.
    Tani shqiptarëve ju ka ngelur që të zgjedhin, ose Ramën, ose NATO-n e BE.
    Rrugë tjetër nuk kanë.
    Lerini prallat me pyetjet se çfarë do të bëjë opozita.
    Çfarë do të bëni ju shqiptarët, do të luftoni që të lëvizni të lirë në Europën e Bashkuar e të jeni pjesë e ekonomisë së saj, apo të mbylleni përsëri si një vend i izoluar si në kohën e qoftëlargut ?

  3. Kto evropjant kan msu si puna asaj qenit kone we lef po nuk te ha. ky bastardi e di kte pun ( natyrisht edhe me pelqimin e tyne ) dhe vazhdo sikur nuk ka nodh asgjo

  4. Nëse ka debat real brenda opozitës është pikërisht paqartësia me të cilën ata përballen me Edi Ramën dhe dështojnë. Pastaj Meta kërcënon me kryengirtje, Luli me trupin si postabllok.

    Nëse nuk kanë guxim të flasin çfarë bënë, dhe mund të heshtin. Nuk është strategji e keqe heshtja në këtë rast. Ja për shembull, Doktor Berisha është bërë i urtë si qengj këtë ditë Kurbani. Duket që ja ka frikën Lulit, që mund ti bëjë kurban PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *