• |
ide | kryesore

Të shtënat me armë tek kompleksi në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 26 vjeçar është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë qëlluar me armë në ajër në parkingun e një kompleksi në fshatin Qehaj, në Tiranë.
Policia informon se në pranga ka rënë shtetasi A. Ç., 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E.S.

“Në vijim të veprimeve të para proceduriale ka rezultuar se këta dy shtetas, ditën e djeshme kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në parkingun e një kompleksi dhe më pas janë larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga Policia” informon policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *