• |
ide | kryesore

Beteja në instagram/ Ato që shfaqin trupin për më shumë klikime

-Instant, Arkiva, Kryesore, Paparazzi



Beteja për të rrëmbyer fansat në rrjetet sociale, po i shtyn edhe shumë personazhe të shou bizit të konsideruara deri më tani si ‘konservatore” të ndajnë me publikun shumë më tepër nga intimiteti i tyre. Ato janë të gatshmë të tregojnë trupin me bikiini, të hedhin tutje turpin edhe në moshë kur bashkëmoshataret e tyre janë bërë gjyshe, të tregojnë gjijtë kur janë duke ushqyer fëmijët e porsalindur. Dhe e gjitha kjo për pak më shumë vëmendje nga ndjekësit e tyre në rrjetet sociale të cilat po cmendin jo vetëm vajzat e reja, por edhe ato që mendonim se do të vdisnim pa i parë njëherë me rroba banje.

Kështu pak ditë më parë këngëtarja Irma Libohova,  59-vjeç pozoi me bikini e shtrirë në breg të detit të Jonit, duke vënë në pah linjat e saj perfekte trupore. Atë që se kishte bërë në gjashtë dekada të jetës së saj, u detyrua ta pranojë për hir të instahramit.

Nuk zgjati shumë dhe Eli Fara rrefuzoi të mbetej mbrapa. Rreth 6 vite më e vogël këngëtarja nga Korça guxoi edhe ajo të shfaqë trupin, po në bregdetin e jugut, gjithnjë me rroba banje. në fakt fotoja e saj u postua nga e bija kontraverse që ka mbi 47 mijë fansa në llogarinë e saj në instagram ku pjesa më e madhe e fotove janë me trupin jashtë (poshte).

Kurioize është se megjithëse pozat e Marinës janë shumë më erotike dhe pozicionet e saj më joshëse, fotoja ku Eli Fara shfaqet me bikini kanë marrë tre fishin e pëlqimeve të atyre të së bijës. Me siguri prej faktit se pamje të filla kanë qenë të ndaluara për shumë kohë.

 

Edhe Alketa Vejsiu e ka flakur tejë kostumin e konservatores. Ndonëse është përfshirë në postime lidhur me promovimin e turizmit në jug të vendit, duke nxjerrë në instagramin e saj foto dhe video nga plazhet më të bukura, ajo ka zgjedhur të ushqejë fansat e instagramit edhe duke zbuluar shumë më tepër sesa zakonisht hiret e trupit të saj. Si rrallë ndonjëherë ajo ka postuar një foto me rroba banje në breg të detit. Për të gjetuar një foto tjetër të moderatores ku ajo i thërret në ndihmë joshjes femërore duhet të kërkosh deri në verën e vitit 2017 (foto e dytë poshtë), ndonëse edhe aty ajo ka treguar shumë më pak se tani. Eshtë e vështirë të thuhet nëse ky guxim tej normales i Vejsiut vjen nga fakti se të gjitha moshataret e saj duan të tregojë se vitet ikin me vështirësi, apo thjesht si bonus për ndjekësit e saj të shumtë.

Ndërsa prezantuesja Klea Huta ka zgjedhur një metodë tjetër për të fituar betejën për më shumë vëmendje. Ajo ka arritur te marre edhe me shume se 28 mije pelqimet e Alketes duke nxjerre ne llogarine e saj në instagram një foto duke i dhenë gji djalit te saj te vogel Krid, në formë të “shpenguar” ne makine. Foto aspak e rastesishme qe ekspozon një moment shume intim, tashme po thyen rrjetin me mbi 30 mije pelqime ne pak kohë.

Dhe ska si të ndodhë ndryshe. të gjitha moshat janë futur në garë, sepse për të kapur sa më shumë ndjekës, gjë që nuk përbën vetëm një vanitet por mbi të gjitha një biznes, duhet të jesh e detyruara të zhvishesh gjithnjë e më tepër nga inteimiteti dhe ajo që të përket vetëm ty.

©Lapsi.al



8 Comments

  1. Pse mo me triko leshi ikni ne plazhe ju konservatoret e lapsit? E vetmja foto provokuese nga keto qe i’u pasken shqetesuar juve eshte e Kleas, por dhe ajo ka njefare sofistikimi.Nuk eshte ekspozim banal bythe dhe gjoksi si te atyre qe nuk kane profesion tjeter. E keni prish kot terezine o lapsi per gjera qe nuk i bejne pershtypje njeriu, aq me pak ketyre qe votuan njerin qe i pelqen te fotografohet pa breke fare ne plazh. Aq larg nuk ka shkuar asnje kurve instagrami.

  2. Vila në Long Hill është e dyta për Lulzim Bashën pas asaj në Qerret ku shpesh darkon në konfidencë me eksponentë të lartë politikë, përfshi edhe presidentin Meta. Së fundi për të mos qenë larg Monës dhe Ilirit, Lulzim Basha është afruar tek vilat e Samir Manes, të cilit Luli ka frikë ti përmendë edhe emrin.

    Rezidenca e ndëtuar nga Mane në gjirin e Lalzit eshte vendi ku kohët e fundit është parë të zbarkojë dhe qendrojë në një vilë luksoze Lulzim Basha. Në Lalëz gjithashtu kanë vila edhe presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha dhe eksponentë të rëndësishëm të politikës dhe biznesit.Per nerin dhe zigurin mos u merni me vajzat e botes,por meruni me dashnorin tuaj luluzim me kete bythqire qe po i nderron vilat e oligarkeve qe ky cirret diten por shkon ja lepin bythen naten

    1. Nuk po du me mbrojt Lulin, aq me pak para nje vemje si puna jote, por e verteta eshte se Manen aq te frikshem sa per te mos i permendur dot as emrin e beri Rama dhe jo Luli. Nese Luli eshte klient preferencial, Rama eshte bashkepronar me leket tona. Nuk diskutohet qe oligarket dhe kriminelet e Rames, te bere aq te fuqishem sa per te mos i permendur dot as emrin, do na mbesin mbi shpine edhe shume kohe pasi ai vete te kete thyer qafen. Luli nuk ka as deshire dhe as kellqe per t’i luftuar, gjithsesi besoj qe tashme, fale Rames, jemi ne pike mos-kthimi dhe nuk ka burre te beje derman.

  3. Kshu eshte kur kane marre lapsin te pashkolluarit e te paudhet. Nje shkrim seksist e misogjinist. Nje ide e argumentuar flliqur nga mendje qe vine era kanal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *