• |
ide | kryesore

Covid-19 tek fëmijët/ Si do të funksionojnë shkollat në shtator

-Instant, Lajme, Të fundit



Mjeku Erion Dasho ka ngritur shqetësimin në lidhje me situatën dhe problematikat e fëmijëve në këtë kohë pandemie, kur pritet që të merret një vendim për rinisjen e shkollave në mes të shtatorit.

“Faktikisht, sëmundshmëria dhe vdekshmëria nga COVID në moshën pediatrike mbetet ende shumë e ulët në raport me adultët dhe, sidomos, të moshuarit. Rëndësia e debatit shkencor ka të bëjë kryesisht me rolin e mundshëm të shkollave në përhapjen e epidemisë së COVID-19”, shkruan eksperti i shendetit publik, në postimin e tij.

Ai i mëshon idesë së Ministria e Arsimit duhet të ngrejë një grup pune për trajtimin e problematikës dhe të mos gjendemi të papërgaditur për vijimsinë e situates se covid -19.

“Me afrimin e shtatorit, është koha që Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë të ngrejnë një grup ekspertësh të cilët të analizojnë evidencat dhe të marrin vendimin se si do të funksionojnë shkollat gjatë vitit shkollor 2020-21: në kushte normale, online apo me sistem miks.

Ndonëse është shumë vonë për përgatitje të plota dhe gjithëpërfshirëse, të paktën të merren masa për të krijuar një sistem për manaxhimin e mësimit (Learning Management System) që viti i ri shkollor të mos i gjejë mësuesit shqiptarë duke përdorur rrjetet sociale për mësimdhënie”

Mesazhi i plotë

Risku i fëmijëve në raport me COVID dhe roli i tyre në transmetimin e virusit ka qënë një nga temat më të debatueshme gjatë gjithë epidemisë.

Fillimisht u mendua se fëmijët nuk preken nga COVID, por mund të luajnë rol në transmetim. Kjo ishte arsyeja se përse u rekomandua mbyllja e shkollave si masë anti-COVID.

Më vonë, shumë studime hodhën poshtë rolin e fëmijëve në transmetim dhe mjaft vende rihapën shkollat.

Në vijim, u hodhën dyshime se fëmijët mund të preken madje të zhvillojnë edhe komplikacione si p.sh. Sindroma Kaëasaki, ç’ka bënte thirrje për kujdes.

Para disa ditësh në fytin e fëmijëve të ekspozuar ndaj SARS-CoV-2 u gjetën ngarkesa virale më të larta se edhe tek të rriturit, duke hedhur sërish tezën e rolit që mund të kenë fëmijët në transmetim.

Faktikisht, sëmundshmëria dhe vdekshmëria nga COVID në moshën pediatrike mbetet ende shumë e ulët në raport me adultët dhe, sidomos, të moshuarit. Rëndësia e debatit shkencor ka të bëjë kryesisht me rolin e mundshëm të shkollave në përhapjen e epidemisë së COVID-19.

Ajo që synohet, është vendosja e një balance: nga njëra anë duhet kufizuar përhapja e COVID, por nga ana tjetër nuk duhen penalizuar miliarda fëmijë në gjithë botën nga arsimimi dhe edukimi.

NJË VIT NË JETËN E NJË FËMIJE KA RËNDËSI TË JASHTËZAKONSHME PËR FORMIMIN JO VETËM SHKENCOR, POR EDHE FIZIK, MENDOR DHE SOCIAL! TË PRIVOSH FËMIJËT QOFTË EDHE NGA NJË VIT SHKOLLOR KA PASOJA TË PARIKUPERUESHME PËR TË ARDHMEN E TYRE!

Me afrimin e shtatorit, është koha që Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë të ngrejnë një grup ekspertësh të cilët të analizojnë evidencat dhe të marrin vendimin se si do të funksionojnë shkollat gjatë vitit shkollor 2020-21: në kushte normale, online apo me sistem miks.

Ndonëse është shumë vonë për përgatitje të plota dhe gjithëpërfshirëse, të paktën të merren masa për të krijuar një sistem për manaxhimin e mësimit (Learning Management System) që viti i ri shkollor të mos i gjejë mësuesit shqiptarë duke përdorur rrjetet sociale për mësimdhënie.

SHËNDETI FIZIK, MENDOR DHE SOCIAL I FËMIJËVE GJATË PANDEMISË SI DHE ARSIMIMI I TYRE ËSHTË NJË NGA SHQETËSIMET KRYESORE TË ÇDO SHOQËRIE TË PËRGJEGJSHME.

KOHA PËR TË VEPRUAR ËSHTË TANI!



1 Comment

  1. Nuk ka sens te hapen shkollat duke patur parasysh c’po ndodh. Do sillte perhapje te menjehershme te COVID tek gjysherit..Shpresoj te vendosin per on-line.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *