• |
ide | kryesore

E denoncoi familja për dhunë, 52 vjeçari vetëvaret në qeli

-Instant, Lajme, Të fundit



Një person i shoqëruar për dhunë në familje është vetëvarur në qelitë e paraburgimit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në qelitë e komisariatit. Policia tha se nga personeli policor u gjend i vetëvarur shtetasi T.T. Ai ishte shoqëruar për rreth 3 orë, si i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”, nga policia lokale.

Familjarët kishin denoncuar dhunën e 52-vjeçarit, nëpërmjet një telefonate në numrin unik 112 dhe policia kishte ndërhyrë menjëherë.

Nga hetimet paraprake të SHÇBA, rezulton se viktima ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe akti është kryer në kohën kur familjarët e tij po shpjegonin në Polici, rrethanat e ngjarjes për dhunën në familje.

 



4 Comments

  1. KJO ESHT KUR NE FAMILJE NUK E RRESPEKTOJN KRYEFAMILJARIN DHE BAJN QKA TE DOJN E PASTAJ PLAS SHERRI SE PRINDI PO I MALLTRETON PSE I SHKRETI JU MSON RRUGEN E MBAR TY ZOTI NE GJENET E KTA TE FAMILJES TE VRAN TY

    1. Po kur grate nuk i furojne dot burrat me mire te mos martohen fare dhe kur jan te martuara te ndahen dhe te fusin ne burg babain e femijeve..te ndahen e te shketdhehen ku tu doj qejfi pastaj..ok

  2. Po kur grate nuk i furojne dot burrat me mire te mos martohen fare dhe kur jan te martuara te ndahen dhe te fusin ne burg babain e femijeve..te ndahen e te shketdhehen ku tu doj qejfi pastaj..ok

  3. Ju preft shpirti ne paqe,
    Jemi popull qe e preferojme alkolin, por edhe agresive, kur keto behen bashke, atehere arihet deri tek dhuna
    Keto kerkojne edukim ne breza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *