• |
ide | kryesore

Rama sapo nisi manipulimin e ri të zgjedhjeve

-Instant, 2, Arkiva, Ide



Deformimi i vullnetit të popullit në votime ka ardhur te ne nga shumë faktorë tashmë të mirënjohur: si blerja e votës, përdorimi i administratës apo Policisë në votime, kontrolli mbi mediat, kontrolli mbi drejtësinë, aleanca me krimin etj., por këto nuk janë të lidhura direkt me sistemin tonë zgjedhor.

Sistemi zgjedhor është një faktor shtesë. Kuptohet se rekomandimi nga OSBE-ODHIR i ndryshimit të tij nënkupton se ka një deformim të kësaj vote lidhur edhe me sistemin zgjedhor. Por, ka një problem në ato rekomandime. Nga sa kam ndjekur mediat (edhe gjithë debatin e fundit) nuk më ka kapur syri kurrkund që këto rekomandime t’i referohen identifikimit të deformimeve konkrete që mundëson sistemit ynë zgjedhor; ndërkohë që vetëm një identifikim i tillë do të mund të përcaktonte se ku duhet ndërhyrë në Kodin Zgjedhor, dhe si, për të korrektuar. Kjo analizë objektive nuk është bërë as nga aktorët shqiptarë, për shkak të konfliktit të interesit, duke ndikuar që, më në fund, opozita të bjerë nga shiu në breshër. Le të shpjegohem.

Deformimet kryesore të lidhura me sistemin tonë zgjedhor që kishim, sipas meje, janë katërfaktorësh.

Së pari, sistemi proporcional rajonal ka ndihmuar të fortët e zonave (së bashku me krimin në zona) për ta deformuar votën nëpërmjet pushtetit të tyre të parasë dhe kontrollit të zonës.

Së dyti, listat e mbyllura e kanë rritur autoritarizmin e liderit që imponon njerëzit e tij- shpesh të fortët e lidhur me të- dhe kanë mpirë vullnetin e popullit.

Së treti, sistemi ka krijuar vështirësi, gati pamundësi, të daljes në Parlament të forcave të reja politike që do të mund të rifreskonin politikën shqiptare e, njëherësh, të sillnin në votime njerëzit e zhgënjyer me klasën politike.

Së katërti, duke qenë se të fortët dhe krimi janë bërë gjithnjë e më të lidhur me maxhorancën- pasi bizneset e tyre të ligjshme dhe të paligjshme varen nga pushteti i saj – sfidimi i maxhorancës është bërë gjithnjë e më i vështirë.

Sipas meje, me ndryshimet kushtetuese që prekin sistemin zgjedhor kemi rënë nga shiu në breshër, pasi këto ndryshime nuk janë hartuar për të korrigjuar këto deformime, por për të favorizuar edhe më shumë deformimin e votës nga maxhoranca. Le t’i marrim me radhë katër deformimet që përmenda.

1. Duke mbetur proporcional rajonal, sistemi nuk e ka dobësuar pushtetin deformues të të fortëve të zonave.

2. Duke ruajtur 1/3 e kreut të listës të mbyllura, as nuk hapen realisht listat, as nuk pengohet lideri të vendosë në këto lista të fortët e lidhur me të.

3. Për sa i përket mundësisë së lindjes së partive të reja, sistemi i propozuar duket se u krijon atyre më shumë mundësi për të nxjerrë deputetë sesa sistemi i vjetër. Kjo, pasi në sistemin e vjetër një parti e vogël që hynte në koalicion mund të nxirrte një deputet me një numër shumë më të paktë votash sesa një parti e re që hyn e vetme kundër të gjithave. Me heqjen e koalicioneve, partitë e vogla vihen në kushte të barabarta. Por, nga ana tjetër, partitë e reja opozitare të pavarura do të marrin votat e partive të mëdha opozitare, duke ndihmuar indirekt partinë në pushtet.

4. Duke u hequr koalicionet pakësohet mundësia e sfidimit dhe ndëshkimit të maxhorancës, pasi votat e partive opozitare që nuk arrijnë pragun, që në rast koalicioni do t’i shkonin koalicionit opozitar, tani do të ndahen proporcionalisht midis partive të mëdha, duke favorizuar përsëri maxhorancën. Po ashtu, avantazhet e maxhorancës rriten edhe pasi opozitës me këto ndryshime i imponohet në një kohë të shkurtër një ristrukturim me shumë probleme, siç është shkrirja në një apo dy koalicione parazgjedhore, ndërkohë që partia në pushtet mund të punojë e qetë në drejtime të tjera. Ndërkaq, kjo shkrirje e identitetit të partive në koalicione do të deformonte përsëri votën e popullit, pasi reduktohet pluralizmi, çka do të thotë mundësia e zgjedhjes midis partive të ndryshme (me çka u justifikua edhe hapja e listave) si dhe i demotivon ato, duke i çuar në terma afatgjata drejt zhdukjes përfundimtare, çka përsëri indirekt shkon në interesin e partive të mëdha, pra, edhe të maxhorancës.

Por, ndoshta avantazhi më i madhe që ka maxhoranca në këtë histori, është se do ta mbajë opozitën të angazhuar në këtë betejë, ndërkohë që, deformimet që i vijnë votës nga sistemi zgjedhor janë shumë më të parëndësishme sesa deformimet që përmenda në krye të shkrimit e që opozita i ka lënë pas dore e përshirë në hallin e sistemit zgjedhor. Nëse do të bëja një vlerësim nga 1 në 10, do të thosha se pesha e deformimit të votës për shkak të sistemit në raport me deformimet e tjera që vijnë nga blerja e votës, përdorimi i administratës apo Policisë në votime, kontrolli mbi mediat, kontrolli mbi drejtësinë, aleanca me krimin, financimet nga oligarkët etj., mund të jetë 1-2 në 10. Me mënyrën sesi u soll Edi Rama me ndryshimin e dhunshëm kushtetues, po tregon se do të hedhë hapa të tjera të dhunshëm për ta rritur peshën e faktorëve të tjerë deformues në favor të tij dhe duke krijuar edhe faktorë të tjerë deformues.

Në shkrimin paraardhës kam sugjeruar se për t’iu përgjigjur Ramës, opozita duhet të punojë për votën e besimit. Nuk jam i sigurt se kaq mjafton, por jam edhe më i sigurt se nuk duhet të mbesë në grackën e debatit mbi sistemin zgjedhor.

Panorama



25 Comments

    1. Ta trajtosh teorikisht kete “gjelle qensh”, te pagezuar si; “tranzicioni ne demokraci”, eshte sa e thjeshte aq dhe e pavlere, thjeshte fare, i sherben vetem porositesit pagator dhe teoricienit pagemarres. Teoricienat lloj-lloj, i degjojme dhe i lexojme cdo dite, sesa dhe nga kush paguhen, ate e dine ata, ndersa perse paguhen, e dine vetem pagatori porosites.
      Eshte komplet absurde, te vazhdosh te tregosh perralla me sisteme zgjedhore dhe drejtesi anglo-saksonene, qe gomere lafazane dhe ish-burgaxhinje, te tipit, spartak ngjela dhe te ngjashem me te, tregojne me zellin e profanit gjysem te ditur. Ne keto kushte qe eshte katandisur ky milet, kjo qe beni ju, duke na e shitur, kete grupacion okult, uzurpatoresh, pa rrenje, pa elektorat, pafis, pafe, pa atdhe, si nje force qe merr perpara gjithcka, eshte miopi ekstreme dhe dashakeqe, kjo behet per te demoralizuar, lodhur, pasifizuar, qytetaret. Kjo eshte si t’i besh sherbimet e fundit, diktatorit dhe diktatures, perpara se t’i ndeshkoje urrejta dhe mllefi popullor! Urrejtja popullore rrafshon male, eshte ortek, eshte uragan, eshte zjarr, cfare eshte nje bande plerash masono-sorosiane, para saj?!
      Mos i mbyllni syte dhe veshet me pahir, edvin kristaqi dhe banda e RIVDEKJES, ka marre fund, kaq e paten, me e mira qe do ti gjej, eshte burgu dhe konfiskimi, i plackes se vjedhur, se ne ngelshin ne dore te turrmave popullore, atehere mjerr per ta!

  1. HASHIM THACI ISA MORINA BATON HAXHIU EDI RAMA YMER GELBAZA CARLO BOLINO KOL SALLAKU TE GJITHE NE KOSH TE PLEHRAVE thotë:

    ALBIN KURTI KRYEMINISTER DHE OSE DITMIR BUSHATI OSE FATOS LUBONJA PRESIDENT O KOSOVES

  2. Ta trajtosh teorikisht, kete “gjelleqensh”, te pagezuar si; “tranzicioni ne demokraci”, eshte sa e thjeshte aq dhe e pavlere, thjeshte fare, i sherben vetem porositesit pagator dhe teoricienit pagemarres. Teoricienat lloj-lloj, i degjojme dhe i lexojme cdo dite, sesa dhe nga kush paguhen, ate e dine ata, ndersa perse paguhen, e dine vetem pagatori porosites.
    Eshte komplet absurde, te vazhdosh te tregosh perralla me sisteme zgjedhore dhe drejtesi anglo-saksonene, qe gomere lafazane dhe ish-burgaxhinje, te tipit, spartak ngjela dhe te ngjashem me te, tregojne me zellin e profanit gjysem te ditur. Ne keto kushte qe eshte katandisur ky milet, kjo qe beni ju, duke na e shitur, kete grupacion okult, uzurpatoresh, pa rrenje, pa elektorat, pafis, pafe, pa atdhe, si nje force qe merr perpara gjithcka, eshte miopi ekstreme dhe dashakeqe, kjo behet per te demoralizuar, lodhur, pasifizuar, qytetaret. Kjo eshte si t’i besh sherbimet e fundit, diktatorit dhe diktatures, perpara se t’i ndeshkoje urrejta dhe mllefi popullor! Urrejtja popullore rrafshon male, eshte ortek, eshte uragan, eshte zjarr, cfare eshte nje bande plerash masono-sorosiane, para saj?!
    Mos i mbyllni syte dhe veshet me pahir, edvin kristaqi dhe banda e RIVDEKJES, ka marre fund, kaq e paten, me e mira qe do ti gjej, eshte burgu dhe konfiskimi, i plackes se vjedhur, se ne ngelshin ne dore te turrmave popullore, atehere mjerr per ta!

  3. Pike se pari dhe qe ti veme tape muhabetit qe ne fillim , ketu nuk u ndryshaua asnjegje .
    Sistemi ishte proporcional rajonal(qark) me lista te mbyllura ngeli por proporcional rajonal me lista te mbyllura.
    Kush e ndoqi te gjatin tone para dy ditesh tek emisioni Pa protokoll , kur gazetarja e pyeti per identifikimin elektronik te zgjedhesve na e beri te ditur qe me 99.99% nuk ka per tu realizuar . Per sa i perket partive te reja , as qe bejet fjale qe te krijohen se edhe po u krijuan jane te destinuara te vdesin akoma pa lindur sepse me dopio pragun qe i gjati ine do vendos , i detyron ato te behen shtojca te partive te medha sepse te vetme ato nuk e kalojne dot dopio pragun . Heqja e koalicioneve pa ndryshuar sistemin zgjedhor ishte maskarada e radhes e mavive . Se ç’kuptim kishte heqja e koalicioneve pa ndryshim sistemi vetem nje djall si i gjati ine mund ta imagjinonte . I gjati ine , te gjitha keto pseudo ndryshime i nisi dhe i bitisi me idene qe : ajo gjelle qe nuk eshte per mua raft miu brenda . Çdo gje u be aq per se prapthi saqe ajo shprehja ” ishim me mire kur ishim me keq ” merr kuptim te plote . Tek pika e katert Ju z.Lubonja thoni se krimi dhe mafia do jene perseri me mavite , kjo per mua as qe nuk vihet ne dyshim . Por ky nuk ka vetem krimin dhe mafien , ky ka edhe bashkite qe jane bere si zyra punesimi , ku shumica marrin rroga qyl pa shkuar as edhe nje dite ne pune . Ato vazdojne e punesojne saqe kane arritur qe bashi me nga 30-50 banore te kene mbi 2000 te punesuar , kete e dine shume mire edhe opozita .
    Perveç bashkive ky ka edhe OFL qe po vendos gjoba dhe po pasrton reputacionin e çdo krimineli ne kembim te votes dhe parase per rilindjen . Perveç bashkive dhe OFL-se ne e morem vesh tashme qe ky ka edhe SPAK-un(derejtesine) me vete . Diletantizmi qe tregoi SPAK me dosjet super korruptive te vjedhjeve te votave ne Durres dhe Diber na tregoi se keta do vazhdojne perseri te vjedhin dhe ska per tu hyre gjemb ne kembe , perkundrazi perseri do akuzohet opozita per vjedhje votash . Perveç bashkive , OFL-se dhe SPAK-ut ky ka edhe fondet e termetit , me te cilat po abuzon hashiqare . I kane fryre listat e te demtuarve aq shume sa edhe po te kishte rene nje termet 12 ballesh i shalles Rihter (gje qe eshte e pamundur) do ishin bere me pak deme . Te gjitha keto manipulime te sotme eshte e sigurt se neser nje pjese e mire rilindjes do ti rikthehen ne vota . I keni pare drejtoret , ministrat dhe kryetaret e bashkive se çpo bejne me tenderat ne institucionet e tyre ? Mire qe i kane fryre ne dy apo trefish por po ja japin hashiqare njeri -tjetrit . Dhe ku mendoni se do ti perdorin keto leke ? E sigurt eshte qe nje pjese e ketyre lekeve do perdoren per blerje votash . Keta nuk kane me frike nga asgje , mire qe nuk kane fare frike nga drejtesia por keta nuk kane me frike as edhe nga i Madhi Zot . Me politikat e varferimit , te abuzimit dhe korrupsionit rilindja me vetedije te plote po bene politika per largimin e te pakenaqurve dhe po e tremb edhe ate pak shteres te mesme dhe elektorat gri qe ka ngelur akoma ne kete vend . Me gjithe keto makinacione alla rilindase , me gjithe keto para , me gjithe keta te punesuar , me gjithçka abuzive qe rilindja dhe i gjati ine po bejne , lind pyetja; si do mund ta largojme kete sekt satanist ? Nese ne fund bejme nje llogari numrash , atehere veshtiresohet , per te mos then qe eshte e pamundur , qe ky sekt satanist i pangopur te mundet . Ne nje peme qe ka gjithsej 10 kokrra fruti nga te cilat gjashte jane marre paraprakisht eshte e pamundur qe gjesh me shume se gjysma . Por , ajo qe mua me habit me shume nuk jane manipulimet ne te gjitha fushat e mundeshme nga mund te merret sikur edhe nje vote e vetme me shume nga ana e rilindjes , por eshte optimizmi absurd dhe i pabaze i opozites . Nese keta shkojne me ate idene qe thoni ju z.lubonja , se dardha do keputet vete , une i them , hapni syte nuk jane dardha por jane b*let e dashit . Dashit nuk i bien vete po nuk ja preve ti . Opozita duhet ti veje gishtin kokes se e ka marre truma – truma sikur do shkoje ne dasem dhe jo sikur
    do shkoje ne betejen e saj me te ashper me armikun me mostruoz qe nuk njeh asnje rregull e jo me Fair-Playn .
    Po shkon ne beteje kunder nje njeriu qe e do pushtetin me çdo kusht per purifikimin e tij dhe te mavive , e do
    pushtetin patjeter sepse do qe ti shpetoj burgut . Nje njeri i tille , dhe ne keto kushte , e do pushtetin ashtu siç
    nje ujk i uritur e do me patjeter gjahun e tij . Se fundmi , opozita duhet ta ul euforizmin e saj te pa baze dhe
    duhet te jete me kembe ne toke . Opozita duhet te kerkoje ndryshime radikate qe te jene ne favor te Shqiperise dhe Shqiptareve , duhet te kerkoje Fair-Play per te gjithe ne menyre qe te behet e besueshme ose duhet te beje revolucion .
    O fitohet me numra (gje e cila kerkon pune ) , o fitohet me lufte ( gje e cila kerkon b*the) .

    1. PoDrogesRamesXhafesDheTahirit....Termet termet ia ke .iii nanen krejt :-D Rilindje :-D thotë:

      opozita mbledh vetem vulnetin e njerezve dhe nuk mund ti ndryshoje mendjen njerezve per te votu per Ramen

      Sado te perpiqet opozita , ka 500 mije pensioniste qe do votojne ramen , edhe bar do hame edhe parimet nuk i shkelin
      keta nuk e kuptojn e qe ska me parime por vetem interes te lekut te paligjshme me KORRUPSION DHE DROGE

      kam nje bindje qe pushteti ne shqiperi nderrohet nga interesat e vendeve jashte shqiperise. NEse rama nuk e le pushtetin athee ai do te kete kunder BE dhe USA,

      Rama eshte i seure per pushtet , ka nje psikopati , dhe mund te beje deme edhe me, nese Europa dhe USA e lene o vlla, ske ci ben kesaj pune, te marrim valixhet e te ikim.
      Loja e Rames eshte te blokoje njerezit te mos votojne, dhe kjo eshte e arritshme, shume njerez edhe pse te demtuar nga rama, te dhunuar,e te vjedhur, do jene inaktiv dhe sdo votojne

      Sepse opozita ska akses ne media dhe opozita eshte nen presion nga bandat dhe shteti. shteti ka burgosur dhe a dhunuar njerez te opozites me gjoba dhe ndalime policie, ceshtje ne prokurori etj

      neper rrethe bandat jane fuqiplota, ne tirane -durres shullzi ben ligjin me lul berishen.

      Opozita eshte ne poziten e saj me te keqe sepse i ka kunder te gjithe, asnje nu do qe te dryshoje status kua -ja . rama ka pushtet shume te dobet, ai e humb pushtetin me 200 veta sepse nuk ka mbeshtjetje, pra nuk e ve koken ne rrezi asnje nga per ate , por opozites i duhet nje investim i qarte nga jashte per ta permbysur, sepse opozita e ka me te lehte ti gjeje 200 te pakenaqur sesa e ka rama per te paguar 200 police qe t ambajne ate ne pushtet.

      Pra , topi eshte ne kembet e Yuri Kim , fytyre bythes. ose do i beje ajo nje telefonate e ti thote rames te ike, ose te mbeshtese bashen per ta hequr me dhune nga pushteti.

      Realisht nje mandat i trete do jete tmerr, ferr ne shqiperi. NEse nuk e mbeshtesin opoziten te pakten ta lene te djege parlament dhe kryeministri qe te ulet rama per te biseduar ne pozita te tjera Pasi smund te biesh dakrod dhe ai te talle trapin me parlament kerperatasha , murriz apo rudina hjadari me 122 nga 140 deputet ku opozita ne parlament voton sic id o trapi rames ne 99.99% te rasteve dhe me 100% te igjeve te miratuar me 2/3. ajo opozite merr mepak vota se Bindja e Patozit

      Nese pernedimi do nje shqiperi te korruptuar por normale te nderroje pushtetin, nese do nje shqiperi te korruptuar dhe problem per rajonin dhe europen, me drogen destabilizimin etj , le te mbaje ramen

      ne shqiperi zgjedhjet kush eshte ne pushtet gjithmone i manipulon

      eshte presioni i euilibrave qe ben te nderrohen, optimizmi, fryma, etj jane garniture, marreveshjet behen ne tavoline .

      Rama duket siur po teston perendimin.

      Berisha e testoi me gjys te drejte por e testoi verte ne 1996 dhe u dogj shqiperia ne 1997.

  4. Ca thu me RRK ca thu.
    PDja fitoi zgjedhjet ne 2003. A te kujtohen ato vite kur kutite ndroheshin ne furgon, dhe kur Anastas Angjeli i shtroi rruge katnareve te vet dhe ato prap nuk e zgjodhen. A te kujtohen ato kohe kur Nano mbylli tregun e makinave dhe Shijaksit prape zgjodhen PDne?
    Po merr po. PD prap arriti me fitu. Fitoi se kur ke voten popullore ska makinacion e i forte qe te bo dermon.

    Po e moret Lulin qefe me kto karrlliqe qe shkruni me. Te fortet… koalicionet… sistemi…. sofizma bythe qe i arnon pa teklif.

    Po pse nuk thu qe Luli se ka staturen e as energjine qe ka pas Saliu in 2003?
    Po pse nuk thu qe PD nuk ka se cfare i duhet koalicioni me zgjebsat e LSI? As me klanin e Zemunit e as me Medi Gerdecin e as me figura te tjera te qelbta qe vetem pike i ulin PDse.
    Po pse nuk thu qe Luli shkaterroi PD ne baze dhe ne qender duke heq gjithe ato qe i benin hije dhe duke fut njerezit e vet? Po pse me, fitohen zgjedhjet me Salinajin, e me cunin e Fahri Balliut?
    Po pse nuk thu qe Luli ka 10 vjet qe vetem po deshto dhe nuk ka pike pergjegjesije. Doli nga parlamenti… humbi bashkite…. Me cfare do i mbaje militantet e vet? Apo do i fusi te vila vet me pishine?

    PDse i duhet katarsis dhe te kthehet ne origjine. Eshte e dhimshme po me mire ka per ti dale. Po u sperdrodh si kurvat me LSI&Co, prap ka per ti humb zgjedhjet. Problemi eshte qe kurkush aty nuk eshte ne gjendje ta riformoje PD. Luli jo njiher. Atij i ka ra PDja ne preher dhe sa here qe shef keq ia mallar per Hollande te vila vet.

    1. Në dhjetë rrjeshta që ke shkruar, ja ke këputur nja dhjetë gënjeshtra duke ja kaluar edhe ustait tënd EDramës.

  5. RAMA SAPO PREGATITI TERRENIN PER TU ULUR KEMBKRYQ NE KARRIKEN E MBRETIT AI PO PREGATITET ME CDO CMIM TE MOS E LESHOJ KARRIKEN QOFTE QE SHQIPTARET DO HANE DHE BARE KETE NUK E THOTE ASNJE ANALIST GAZETAR POLITIKAN AKEDEMIK AI PO PREGATITET QE TI THOTE EUROPES QE SKAM NEVOJ PER JU SA PER AMERIKEN PO MUNDOHRT TI MASHTROJ SI DERI TANI ME LU DHE YURI POR NR FUND TE FUNDIT NE JEMI SHTET SOVRAN SHKEMB GRANITI BUZ ADRIATIKUT MBAJENI MEND PO AFROHET ME SHPEJT SE SA E KAME PARASHIKUAR SHE SHKRUAR NE KETE PORTAL MBI 1100 HERE………………….

  6. Edi Rama solli ne zgjedhje nje fenomen te ri, Blerjen e Abstenimit!
    3 mije leke te rinj per c’do karte identiteti te mbledhur para zgjedhjeve e te kthyer te nesermen e zgjedhjeve!
    Kjo beri qe numri i pjesmarrjes ne votim te zvogelohej, nje numer i madh votuesish eshte humbje per Ramen e ai kete e di mire.

  7. Fillun shqipistat me bertit: Anallim loje…..

    Kane humb dy zgjedhje parlamentare dhe dy zgjedhje lokale deri tani. Dhe sa here humbasin, fillojne e gjejne ngushellim te Tos qori.

    1. Normale qe do humbisnin zgjedhjet o i paemer i ores 17:23. Nuk ishin te zotet te ruanin votat e tyre nderkohe qe maxhoranca bente baterdine. Megjithate, analizo zgjedhjet lokale 2019, vetem 15% e votuesve pra 30% e votuesve reale shkuan ne zgjedhje, ca nga frika ca nga halli e te gjithe se jane te punesuar ne shtet dhe per te numeruar e manipuluar ato votime me vetem nje kandidat, u desh nje muaj e gjysem. Mendon se sot i merr drejt e drejt 20% te votave rilindja e lodhur? Mendon se Tao Tao, Dylqinja e Tobozes, Ulsiu apo ndonje tjeter del deputet me lista te hapura?

        1. 0.0075 wuro apo 0.75 euro per kilometer tha ministrja Balluku. Me sa duket ahefi ia kishte dhene teper te paster lenden e pare

  8. Rama do nise manipulimin e zgjedhjeve, mund ti fitoje edhe zgjedhjet! Ashtu i fitoi dhe Rama i pare ne 1991. Por Kriza ekonomike e 2021 do ta rrezoje ashtu si Ramen e pare pas fitores ne 1991 30 vite me pare. Shkurt, Ramat nuk e kalojne dot krizen, sado qe ta zbrazin Shqiperine nga shqiptaret

  9. Ka nje zgjidhje z. Lubonja. Lista te hapura 100%. Keshtu do mund te perfundoje halli i opozites me sistemin zgjedhor. Dihet qe diktatura fillon me eliminimin e partive te vogla dhe me reduktimin e partive te medha. Mendoj se listat e hapura 100% dhe bashkimi nen nje sigel i te gjitha partive opozitare do i sillte nje humbje katastrofike maxhorances. Nje humbje qe as ne enderrat me te keqija nuk e ka pare ndonjehere kryetari i machorances. Kjo arrihet vetem nepermjet bashkepunimit te te gjitha forcave opozitare dhe dakordesise, se pari per DOMOSDOSHMERINE E SHEMBJES SE RREGJIMIT AUTOKRATIK (per te mos thene diktatorial), si dhe MBROJTJES SE VOTES DHEMB PER DHEMB. Vec kesaj, opozita duke dale nen nje sigel te vetme, duhet qe te ngjalle fryme ne popull per te mos lejuar shitjen e votes dhe per te rritur besimin tek njerezit qe do beje me mire. Per ata qe e kuptojne se cfare ishin ndryshimet kushtetuese, Rama ka dale edhe me lakuriq se ne fotot ne plazhet e nudisteve. Aktualisht edhe me naivet e kuptojne se cdo gje eshte bere qe te rikthehet koha e PPSH dhe qe vendin ta qeverisin njerez te tipit Lenka apo Pali te dikurshem, te cilet jo vatem qe s’kane asnjefare aftesije per te drejtuar nje shtet, por jane vetem b…elepires klasi dhe kenaqen me kockat apo llokmat qe iu hedh shefi e per kete rrine e kujisin gjithe diten pa asnje fytyreskuqje. Por ka edhe dicka tjeter, kjo maxhorance e ka hedhur vendin ne nje humnere nga e cila eshte e veshtire te dale dhe premtimet elektorale duhet te jene sa me realiste.

  10. Siç provon ky dokument, Partia Demokratike ka kërkuar përmes firmës së lobimit që të realizojë një telefonatë me Matthew Palmer, zëvendës ndihmës sekretar i shtetit amerikan me qëllim një vizitë në SHBA. Kërkesa e PD për të kontaktuar me Palmer regjistrohet në 11 Qershor të këtij viti, vetëm 6 ditë pas marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore në vend.

    Nga deklarimet e kompanisë rezulton se në 19 Qershor të këtij viti, PD i ka paguar asaj, faturën e shërbimit prej 30.000 dollarësh.

    Kujtojmë që në 10 mars të këtij viti, kur bota dhe Shqipëria po përballej me pandeminë e covid19, PD nënshkroi një tjetër kontratë me “Sonoran Policy Group”, sipas së cilës do t’i paguante kompanisë plot 60 mijë dollarë

    1. 60 mije dollare?! Po kaq kushtojne me pak se tre metra rruge tek Unaza e Re ne Tirane o Merooo. Ose vetem vjatja me charter ne nje vend te BE, ose nje e katerta e udhetimit me charter per USA. 60 mije dollare fiton Vilma Nushi per nje dite prej atyre 2000 personave qe gjoja bejne check up ne dite. Aq ka kushtuar vetem udhetimi me charter i Tao Taos per te pare gjysemfunalen e CHL Real-Bayern ne 2014 kur akoma nuk ishte bere nje vit nga hipja ne kale. Po Mamica qe ka blere Benz 56 mije euro, me shume se 60.000 dollare, si te duket o Mero Baze?

  11. djali i tij Shkëlzen Berisha dhe gruaja e tij “blogere mode”, shijojnë pushimet në një vilë luksoze përballë Korfuzit, që kushton 2 mijë euro nata, dhe ndryshe nga miliona shqiptarë që nuk kanë mundësi të shkojnë në Greqi, ata kaluan të dielën mbrëmje në Korfuz, duke udhëtuar me Jahtin luksos privat në dispozicion të tyre për një natë.

    Greqia lejon nga Shqipëria vetëm milionerë me jahte luksoze pa karantinë. Dhe i vetmi që e ka përdorur këtë të drejtë është djali i Sali Berishës, një miliarder i padeklaruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *