• |
ide | kryesore

Lirohet ish luftëtari i UÇK/ Kosova kërkon të rishikohen listat e Interpol nga Serbia

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se autoritetet e Shqipërisë, e kanë liruar ish-luftëtarin e UÇK-së, Murtez Kastrati, i cili u ndalua nga policia, pas një kërkese që Serbia kishte dërguar në INTERPOL.

Haradinaj-Stublla tha se është njoftuar nga homologu i saj shqiptar, Gent Cakaj, se veterani i UÇK-së ishte liruar para dy orësh dhe se ai ishte ndaluar për verifikim.

Sipas ministres Haradinaj-Stublla, Serbia po vazhdon me veprime ilegale ndaj Kosovës, ndërsa ka shtuar se Shqipëria duhet të përditësojë listat e dërguara nga Serbia, me qëllim, që sipas saj, ato të reflektojë “realitetin politik e ligjor të Kosovës”.

“Do të angazhohemi bashkë me organizatat e dala nga lufta që menjëherë qeveria, respektivisht MPJD dhe MPB e Republikës së Kosovës, t’u vë në dispozicion autoriteteve të Shqipërisë, listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ministrja Haradinaj-Stublla në një postim në rrjetin social Facebook.



4 Comments

  1. Daçiç sot për agjensinë e lajmeve Beta i quajti “gënjeshtra të flliqura” lajmet se qeveria dhe Vuçiç do njohin ndonjëher pavarsine e kosoves. Si duket në ndihmë të këgyra deklaratave vjen dhe ky arestim ne shqiperi.

  2. YMER GELBAZA KELLIRA DHE SKENDER KURVA MINXHOZI E MOHUAN SE E KAN BURGUSOR KETW LUFTETARIN E KOSOVES

  3. LUFT KAN BO EDHE SHTETET TJERA POR LUFTETARET MBAS LUFTES VAZHDOJN PUNEN E NUK PERMENDIN LUFTEN PER QDO MINUT KJO NDODH TE TRADHTARET E HAJNAT SI JU PUNA JUJ PO TREGON KQYR KOSOVEN KE E KINI LON

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *