• |
ide | kryesore

Po lëvizte me biçikletë, makina përplas për vdekje 14-vjeçarin në Farkë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në Farkë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ku 14-vjeçari me inicialet A.L po lëvizte me biçikletë ndërsa është përplasur nga një automjet me drejtues shtetasin I.Z.

I mituri është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka arritur t’i mbijetonte plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit Nr.1, për veprime të metejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *