• |
ide | kryesore

Trafik i rënduar nga bregdeti drejt Tiranës (Zonat e ngarkuara)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shumë qytetarë i janë drejtuar plazheve sot, gjë e cila ka sjellë edhe trafik të rënduar më disa akse rrugore në vend.

Policia bën me dije se ka trafik të rënduar në kthim nga zonat bregdetare, drejt Tiranës.

Situata në akset kryesore në vend:

Trafik i ngarkuar në Orikum-Radhimë-Vlorë, lëvizja e mjeteve me rrjedhje të ngadaltë dhe pa ndërprerje.

Lëvizje e shtuar në rrethrotullimin Bishti i Zhurit në drejtim të Elbasanit.

Ka fluks të shtuar në rrethrrotullimin e Bradasheshit, si nga Peqini, ashtu dhe ardhja nga Librazhi për në drejtim të Tiranës.

Fluks të shtuar në të dy segmentet, atë të Ndroqit dhe të TEG-ut.

Vazhdon të jetë trafik i rënduar në aksin Gjiri i Lalzit – nënkalimi i Maminasit. Mjetet lëvizin ngadalë dhe autokolonë.

Aksi kompleksi Lura – Armathe ka ngarkesë maksimale. Mjetet lëvizin autokolonë shumë ngadalë.

Nga Shëngjini deri në rrethrrotullimin në hyrje të Lezhës ka fluks të rënduar, por pa bllokime.

Ardhja nga Lezha në drejtim të Milotit është me ngarkesë maksimale.

Fluksi në hyrje të Tiranës është i shtuar por vijon lëvizja pa probleme



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *