• |
ide | kryesore

Tritan Kalo: Kemi shumë shtrime të të rinjve në spitale

-Instant, Lajme, Të fundit

Mjeku i njohur Tritan Kalo, mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur me një apel për të rinjtë ku kërkon që të mos grumbullohen shumë nëpër plazhe e mjedise dëfrimi pasi rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të prindërve.

Ndër të tjera mjeku shkruan “Më pak grumbullime në plazhe e mjedise dëfrimi ju më të rinjtë e këtij vendi…..rrezikoni shëndetin tuaj, POR jo pak edhe atë të prindërve, të afërmve dhe miqve tuaj…..Jeta është e pakthimtë, e paçmimtë dhe shumë e vlertë për ju dhe ardhmërinë e Trojeve Arbërore…..Kemi më shumë shtrime të të rinjve në mjediset tona, por edhe jo pak humbje jetësh në mesin e tyre….


Ne jemi në punë të përkushtuar për ruajtjen dhe përkujdesin ndaj shëndetit tuaj, POR edhe personeli i Shëndetësisë Publike dhe jo vetëm e ka të domozdoshme rigjenerimin e energjive dhe pushimet, sepse shumica janë prindër dhe duhet të kujdesen edhe për pushimet e shëndetin e fëmijëve të tyre dhe vetveten.….besimi dhe mirëkuptimi reciprok e bën edhe më të mundëshme, përballjen me sfidën ndaj Sars-C0v2/Covid-19, me sa më pak humbje jetësh njerëzore dhe lëndimesh jo të pakta që mundet të krijojë kjo sëmundje në organizmat tanë….”

3 Comments

  1. Ky “mantelbardhi” do patjeter te dale ne TV apo ne artikuj gazetash..Njehere ishte keshilltar bashkie tani do tqa zgjedhin deputet..Njerez te malaksur per pak fame, te japin mend e te thurin vargje patetike…Nderkohe qe detyren e tyre e bejne shume keq!

  2. Po bej ore trap ndonje pune si mjek, ne mos ti shpetosh jeten dikujt, pakesoi dhimbjet.
    Mbete gjithle diten ne facebook si adoleshent.
    Ja dhe Aneta iku me te shumtet, ska kush ti thote ndonje fjale per ty palloshit te gjate. Haroje karieren si gjitholog, perqendrohu te besh te pakten dicka ne profesionin tend, jo vetem te paraqitesh ne pune e te marresh rrogen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu