• |
ide | kryesore

Video/ Teuta ‘fik’ Tiranën e Skënderbeun me një ndeshje: Martini i merr Kupën kampionëve në shtëpi

-Instant, F1, Sport, Video



Për Tiranën zhgënjimi i një ndeshje të humbur, për Skënderbeun një sezon i cuar dëm (priste fitoren e Tiranës për të djegur një vit nga dënimi me prezencën në Europë), i gjithi ‘faji’ i Teutës, që merr në Air Albania trofeun e Kupës së Shqipërisë, duke e kthyer në Durrës pas 15 vjetësh mungesë. Skuadra e Martinit mposht 2-0 kampionët e rinj të vendit, në një ndeshje që mori drejtimin për nga bregdeti që në minutat e para. Trofeu i katërt për Teutën, që mbyll një sezon më shumë se të suksesshëm.

Tirana ishte shumë pak e karikuar për këtë ndeshje, a thua se festimet për titullin kampion kishin lodhur këmbët e bardhebluve, që pësuan gol që në minutën e dytë, duke dhënë kështu një sinjal të qartë të asaj se cfarë ndeshje pritej të luhej në finalen e Kupës. Qendërmbrojtësi Rustem Hoxha i hapi rrugën suksesit, që Martini e ëndërronte i një gur memorie të asaj që tekniku shkodran bëri në këtë sezon në krye të durrsakëve.

Egbo nuk i ndryshoi dot fytyrën skuadrës së tij, që ndoshta vuajti më shumë se duhej golin e shpejtë të kundërshtarit. Ngo’o e Torassa mund të barazonin rezultatin në rastet që iu paraqitën, por Frashëri (spektakolar edhe në goditjen e dënimit të Bathës) ishte i pakalueshëm. Kryeqytetasit ishin të parashikueshëm në lojë e makinozë në prapavijë ku Vangjeli e Muça lëviznin të crregullt, gjë që u pa edhe në minutën e 79 kur Lorenco Vila mbylli sezonin e tij fantastik me një gol që i vuri vulën Kupës.

Një tjetër rezultat i jashtëzakonshëm për Teutën, që pasi i shkaktkoi Egbosë humbjen e parë në kampionat, në Niko Dovana, vjen dhe i përsërit leksionin në Air Albania, me koston e një trofeu. Tirana me statusion e kampionit nuk fitoi dot asnjë ndeshje nga tre të luajtura si e tillë: humbje në Lac 3-1, barazim 1-1 me Bylis dhe tani 0-2 me Teutën, me të cilët do të ketë mundësinë e revanshit në Superkupë, që sipas të gjitha gjasave mund të luhet më 31 gusht, edhe pse nuk është konfirmuar ende nga FSHF.

PALMARESI I KUPËS SË SHQIPËRISË

1938 – Tirana
1948 – Partizani
1949 – Partizani
1950 – Dinamo
1951 – Dinamo
1952 – Dinamo
1953 – Dinamo
1954 – Dinamo
1957 – Partizani
1958 – Partizani
1960 – Dinamo
1961 – Partizani
1963 – Tirana
1964 – Partizani
1965 – Vllaznia
1966 – Partizani
1968 – Partizani
1970 – Partizani
1971 – Dinamo
1972 – Vllaznia
1973 – Partizani
1974 – Dinamo
1975 – Elbasani
1976 – Tirana
1977 – Tirana
1978 – Dinamo
1979 – Vllaznia
1980 – Partizani
1981 – Vllaznia
1982 – Dinamo
1983 – Tirana
1984 – Tirana
1985 – Flamurtari
1986 – Tirana
1987 – Vllaznia
1988 – Flamurtari
1989 – Dinamo
1990 – Dinamo
1991 – Partizani
1992 – Elbasani
1993 – Partizani
1994 – Tirana
1995 – Teuta
1996 – Tirana
1997 – Partizani
1998 – Apolonia
1999 – Tirana
2000 – Teuta
2001 – Tirana
2002 – Tirana
2003 – Dinamo
2004 – Partizani
2005 – Teuta
2006 – Tirana
2007 – Besa
2008 – Vllaznia
2009 – Flamurtari
2010 – Besa
2011 – Tirana
2012 – Tirana
2013 – Laçi
2014 – Flamurtari
2015 – Laçi
2016 – Kukësi
2017 – Tirana
2018 – Skënderbeu
2019 – Kukësi
2020 – TEUTA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *