• |
ide | kryesore

Kë do të kthejë PD në parlament?

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Partia Demokratike ka nisur sot një rrugëtim, në fund të të cilit, me shumë gjasë, procesi do të ketë më tepër peshë se produkti. Me ndryshimin e mënyrës së përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë për garën e ardhshme elektorale, PD duket e vendosur për të mos replikuar gafën e Bashës në 2017. Ashtu sikurse e pati premtuar edhe vetë, ai nuk do të përsëriste më atë skenë, kur i dërgoi KQZ në mesnatë, në një letër të hartuar me shkrim dore në zyrën e tij, listën e atyre që supozohej që do të merrnin pushtetin, por që e gdhinë natën e fundit me ankthin e të qenit ose jo në atë zarf.

Në fakt kështu po ndodh.

Basha e ka hequr nga vetja këtë vendimarrje. Formalisht kandidatët e rinj propozohen nga baza. Më pas ata i përzgjedh Komisioni i Verifikimit, ku pothuajse të gjithë emrat, më tepër shquhen për integritet sesa për servilizëm ndaj kryetarit. Dhe së fundi kjo përzgjedhje finale i nënshtrohet garës një anëtar një votë nga militantët.

Lexo me tej:

Përzgjedhja e deputetëve/ PD surprizon me komisionin e vlerësimit më shumë sesa me kandidatët

Ky pra është procesi që PD-ja po e trumbeton me të madhe si një risi që e ka konsultuar me aleatët e saj më besnikë në Gjermani, Britani dhe SHBA.

Por ashtu sikurse thamë në fillim, demokratizimi i procesit nuk është një garanci për suksesin e produktit.

Dhe këtë e vëren menjëherë sapo shikon emrat që kryesojnë listat e propozimeve nga baza. Ata janë po të njëjtit që ishin edhe në parlamentin e kaluar. Aty nuk ka asnjë surprizë. Aty nuk ka asgjë të ngjashme, qoftë me të rinjë e KOP-it, qoftë me rikthimin e kundërshtarëve që bëri Berisha në 2005-ën.

Për përsëritjen e asaj fabule me impakt të padiskutueshëm politik, partia më e madhe në opozitë kishte dy rrugë. Ose hapja të bëhej nga një lider i fortë që shkon përtje vetvetes si Berisha i fillimviteve 2000, ose duke nisur një proces më afatgjatë për të demokratizuar partinë, për të dëgjuar zërat ndryshe, për tu hapur ndaj shtresave jo militante të shoqërisë, për të thurrur aleanca edhe me ata që nuk mendojnë njësoj si ty, por kanë të njëjtën qasje ndaj regjimit aktual.

PD nuk bëri as njërën as tjetrën.

Basha nuk përdori as diktatin personal dhe as hapjen demokratike. Partia mbeti e mbyllur brenda guackës së saj dhe në momentet deçisive, si në protestën studentore, në traun e rrugës së kombit, në maratonën e mbrojtjes të teatrit, nuk diti të bënte aleatë të rij. Madje shpesh u tregua armiqësore dhe me një xhelozi fëmijënore ndaj gjithë kundërshtarëve të Ramës, që nuk ishin njëkohësisht edhe adhurues të opozitës.

Kjo paaftësi për të shkuar përtej i dha rezultatet e saj. Pasi asnjë forcë politike që nuk është e hapur ndaj shoqërisë, nuk mund të jetë mjaftueshëm demokratike brenda vetes. Dhe kjo e shpjegon edhe faktin se përse anëtarësia nominoi të nëjtët emra që katër vite më parë atyre ia kishte imponuar personalisht Lulzim Basha. Prandaj aty nuk pati asnjë çudi. Prandaj në media më shumë lajm bënë rikthimi i Rulit, Mustafajt apo Markut, sesa kandidaturat e mundëshme që ata duhet të kalojnë në sitë.

Kryesia e PD konfirmon 5 anëtarët që do përzgjedhin kandidatët për deputetë (EMRAT)

E megjithëatë, ky dështim, nuk është një tragjedi në raport me rezultatin e zgjedhjeve.
Për të mposhtur një kalbësirë si Rama dhe tufën e karavidheve që e ndjekin nga pas, PD –ja nuk ka nevojë për një ekip më të mirë, por thjeshtë për të ruajtur votën. Sepse në çdo zgjedhje sadopak normale edhe kundërshtari më i dobët do ta shkatërronte këtë qevrsisje.

Por ajo që nuk ka pse shqetëson PD, nuk është e mjaftueshme për të ngjallur shpresë tek shqiptarët.

Në fund të historisë, janë ata që mbeten pa alternative. Në zgjedhjet e ardhshme ata do të kenë si mundësi, ose regjimin e Ramës, nëse arrin të bëjë kërdinë me vjedhjen e votës, ose një PD jo demokratike, të mbyllur në vetvete dhe të parinovuar. Sepse pavarësisht një procesi perendimor në formë, Basha nuk po ia del të çojë në parlamentin e ardhshëm, njërëz që përfaqësojnë realisht ndryshimin.

©Lapsi.al



39 Comments

  1. ..dhe , nuk mbetet gje tjeter per PD e Lylzim B , qe te fuse ne liste dhe qe ta miratoje pedagog leshi gazetar Mark Marku, analistin e pjelles se Dikratures Komuniste te familjes Kapo , Bushatin ( Kapo nga e ema )…???

  2. Procesi eshte ne kete rast produkti dhe risia ne politiken shqiptare. Dhe sikur me gjysem serioziteti te ndiqet kjo formule perzgjedhese , prap eshte nje produkt i mire.

  3. Pjerdh pjerdh o Bushat, po kjo esht Shqiperia , laj thaj keto jan. Ne si popull na interson te zhduket kjo hiena qe nuk ngriti rroga pensjone, e qoj borgjin90%qar don me akoma me maskara njeri mo???.

    1. ME GJYKIMIN TEND VETEM SA DO I NDRROJME POZICION HIJENAVE .
      NUK ECET ME ME O BO BO DHE PER INAT TE SIME VJEHRRE .
      DUHEN NDRYSHIME TE THELLA NESE DO DEMOKRACI

        1. PO DO JESH GJITHMON SKLLAV HERE I NJERES DHE HERE I TJETRES PARTI .
          KJO ESHTE GJEJA ME E KEQE E MUNDSHME PER KETE VEND. RROTACION PA NDRYSHIME DO TE THOTE ROBERI PER NE . ME MIRE NJE DIKTATURE SESA RROTACION PA NDRYSHIME DHE RINOVIME THELBESORE .

    1. Po Genc Ruli se eshte ekonomisti dhe financieri me I mire qe ka vendi,pedagog real*jo me diplome Kristali*, themelues I PD, I vetmi qe I doli kunder Berishes ne 97, dhe nder te paktet qe mund ti thote jo Bashes

      1. Por pak hajdut i provuar. Duhet fryme e re o idi nuk ecet akoma me emrin e babes kur baba ka deshtuar disa here dhe tani ka dale ne pension.

      2. Genc Ruli nuk eshte as ekonomist i mire e as ndonje gjeni mesimdhenie..eksperience personale..Namin vetes ja ka nxjerre per rreklame..Nuk eshte tjeter vecse perfitues i padenje i taksave te shqipetareve. Bashes nuk do ti thote kurre jo se “vdes” per leke e per ofiqe..

  4. Me i mir Genc Ruli se Gerdalla plak i Surrelit dhe Erjonke Veli byth shpuari njerzit me zemer zi qe ka pare Tirona ndonje here.

    1. TE TRE ME NJE POÇ PJERDHIN , VETEM SE RULI TA HA ZEMREN ME QETESI E BUTESI NDRESA LAVIRET E RILINDJES I KA BERE PUSHTETI SHUME HARBUT . POR NE FUND ME DHUNE APO ME QETESI TE TRE KANE TE NJETIN SYNIM , TE VJEDHIN NE KURRIZIN TONE. DUHEN NDRYSHIME TE THELLA NESE DO DEMOKRACIDHE DREJTESI

  5. Artikull per ata qe pertojne me e lexu:

    PDja ka 10 vjet qe nuk fiton…
    Refuzon te riformohet….
    Nuk ben aleate te rinj….
    Populli ngeli prap pa alternative….

    Por po fitoi prap PSja, kjo do ndodhe se ato do vjedhin vota masivisht.

    Ska faj Ramazoni gjate qe tall karet me ju.

  6. Në fakt ka të drejtë Bushati.
    Përse konsultohet Partia demokratike shqiptare me partitë e djathta europiane e përtej Atllantikut ?
    Duhet të ishte konsultuar edhe me Bushatin e me partitë e tjera të majta shqiptare.
    Pse ngatërohesh kot o Bushat ?
    Vërtetë që PD ka bërë koalicion të gjërë me disa parti, përfshi edhe partinë e majtë LSI, por ajo e ka dhe do ta ruaj fizionominë e saj të së djathtës së qendrës.
    Është tjetër gjë se çfarë mund të bëjë Partia demokratike në fushatën elektorale , duke u nisur nga fakti se edhe një shumicë e madhe e së majt[s shqiptare nuk duan më të shohin Ramën kryeministër.
    Emergjente është patjetër që të përmbyset pushtetit i pakufizuar i Ramës, por kjo nuk arrihet fuke i vënë dru nën rrota Partisë demokratike, partia më e madhe e opozitës.
    Objektivi është Rama e jo Basha o Bushat.
    Nuk ka sepse na tregon historitë e vjetra me lista mes natës, se po ti hyjmë kësaj historie do të shkojmë më thellë në votimet 99.99% të kohës së Byrosë poëitikë e KQ të PPSH.
    Po lexoj këtu në shkrimin tënd, se i paske analizuar të gjithë të përzgjedhurit nga baza të PD, e sipas mendimit tënd subjektiv, kjo listë qenka e njëllojtë me ate të 2017-ës
    Por nëse është kështu siç pohon me nxitim, atëhere përse ja përmend për të keq Bashës “listat e natës” ?
    Nëse në listat e reja qenkan po ato persona që pat përzgjedhur Basha “mes natës”, ky është një tregues pozitiv për të , sepse paska pasur po ato mendime si të gjithë antarët e PD në përzgjedhjen e kandidatëve.
    A nuk e kupton se ke rënë në kundërshti me veten mbrenda këtij shkrimi ?

    1. Lexoje edhe nje here shkrimin dhe do kuptosh se Bushati nuk eshte kundra rotacionit por kundra statuskuose . Bushati rreh shume lart , gjithmone per te miren tende .

      1. Të falenderoj more djalë që më ke ndriçuar me skjarimin tënd për të deshifruar mendësinë e Bushatit.
        E kam vlerësuar kurajon e Bushatit për të goditur skandalet e qeverisë Rama, por nuk jam aspak dakord me te e disa analistë të tjerë me bindje të majta, që përpiqen të venë shenjën e barazimit midis ish partisë së Punës, dhe Partisë demokratike që përmbysi diktaturën enveriste.
        Shoh se nuk e ke të kjartë fjalën “statusquo” e raportin e kësaj me rotacionin.
        Llogjikisht në një sistem demokratik pluraist, që të jesh kundër statusquosë, do të thotë që në politikë të ketë rotacion, e kjo nuk është ndonjë gjë e re që e ka zbuluar Bushati apo zotrote Problemi është se kë quan progres demokratik, mendësinë komuniste apo kapitalizmin demokratik

      2. Ca ka per te lexuar dy here? Bushati paska vene re qe ne listat e propozuara nga deget pra 2000 kandidate qenkan edhe ish deputetet. Edhe? Nese ishin deputete do te thote qe e kane aq perkrahje sa per tu propozuar. Pra te gjithe kanditaturat e reja nuk i dhe Bushati. Ndersa te vjetrit nuk bejne apriori. Pse partia e marmotave te reja eshte PD? Rendesi ka qe procesi te jete trnsparent dhe i ndershem. Te rinjte qe mendojne se duhet te zgjidhen tjesht pse jane te rinj nuk i duhet kujt. Le te luftojne e ta marrin nominimin me zotesi. Kjo qe po ben sot PD duhej bere me kohe por ani. Jam i kenaqur qe me ne fund po shihet pak demokraci brenda nje partie shqiptare.

  7. Në fakt ka të drejtë Bushati.
    Përse konsultohet Partia demokratike shqiptare me partitë e djathta europiane e përtej Atllantikut ?
    Duhet të ishte konsultuar edhe me Bushatin e me partitë e tjera të majta shqiptare.
    Pse ngatërohesh kot o Bushat ?
    Vërtetë që PD ka bërë koalicion të gjërë me disa parti, përfshi edhe partinë e majtë LSI, por ajo e ka dhe do ta ruaj fizionominë e saj të së djathtës së qendrës.
    Është tjetër gjë se çfarë mund të bëjë Partia demokratike në fushatën elektorale , duke u nisur nga fakti se edhe një shumicë e madhe e së majt[s shqiptare nuk duan më të shohin Ramën kryeministër.
    Padyshim që ajo do të bëjë thirrje për një front të gjërë opozitar , jo vetëm të partive të djathta por edhe socialistëve që Rama i ka zhgënjyer, edhe të grupimeve të reja të majta që ti i ke me qejf.
    Kur të vijë dita e votimeve me lista të hapura që të “zgjedhë populli”, kushedi mund të na dalë parti e parë jo PD e PS që ti nuk i honeps, por një parti e re e majtë që ti ke kohë që e pret të lindë.
    Emergjente është patjetër që të përmbyset pushtetit i pakufizuar i Ramës, por kjo nuk arrihet fuke i vënë dru nën rrota Partisë demokratike, partia më e madhe e opozitës.
    Objektivi është Rama e jo Basha o Bushat.
    Nuk ka sepse na tregon historitë e vjetra me lista mes natës, se po ti hyjmë kësaj historie do të shkojmë më thellë në votimet 99.99% të kohës së Byrosë poëitikë e KQ të PPSH.
    Po lexoj këtu në shkrimin tënd, se i paske analizuar të gjithë të përzgjedhurit nga baza të PD, e sipas mendimit tënd subjektiv, kjo listë qenka e njëllojtë me ate të 2017-ës
    Por nëse është kështu siç pohon me nxitim, atëhere përse ja përmend për të keq Bashës “listat e natës” ?
    Nëse në listat e reja qenkan po ato persona që pat përzgjedhur Basha “mes natës”, ky është një tregues pozitiv për të , sepse paska pasur po ato mendime si të gjithë antarët e PD në përzgjedhjen e kandidatëve.
    A nuk e kupton se ke rënë në kundërshti me veten mbrenda këtij shkrimi ?

  8. Bushati ben ca autogola te pakuptueshme ne analizen/opinionin e tij. Fillimisht shkruan se ka gjasa qe perzgjedhja e kandidateve te mos rezultoj nje sukses dhe dy paragrafe me vone thote se ky eshte deshtim. Tani ndaje mendjen o Bushat, ose ka gjasa ose eshte deshtim!!! Se dyti, Bushati ne nje paragraf tjeter shkruan se me teper rendesi se perzgjedhja e emrave, eshte mbrojtja e votes! Atehere nese perzgjedhja e kandidateve s’ka shume rendesi, perse duhet te besh mbi 4-5 shkrime e analiza drejt kesaj teme???? Dhe se fundmi ke quan kundershtar Basha, te gjithe keta qe iken dhe i dhane legjitimitet zgjedhjeve nje-partiake te Rames? Keta jo vetem qe s’kane ç’kerkojne mbrenda partise, por as nuk duhet te qendronin aty, sidomos mbas humbjes katastrofale qe i sollen PD-se ne 2013-en, ku njerezit nuk i votuan me per shkak te arrogances dhe aferave korruptive!!!

  9. PD eshte parti qesharake, prandaj e xhiron neo komunistja socialiste. Si te kthehet , si te mos kthehet eshte parodi e vet-vetes.

    Lerini hajdutet socialist te vjedhin te qete ju lutem, nuk kane nevoje per hajdute te tjere se vjedhin vete me mire.

  10. Deputete me precedente penale sa u detyru te beje…ligj per dekriminalizim te parlamentit!
    Deputete me diploma fallco e plagjatura te vjedhura si shoqka Gjylameti etj!
    Deputete me arsim te larte te mbaruar 28 vite pas shkolles mesme!

    Ka PD si keto ekzemplare te sjelle ne salle te parlamentit si ligjvenes nga timonieri i tepsise Rama? As nuk i gjen dot, sado te mundohet prandaj duhet te vazhdohet me enderren Rilindje ashtu si 50 vite me enderren Socializem.

  11. Siç provon ky dokument, Partia Demokratike ka kërkuar përmes firmës së lobimit që të realizojë një telefonatë me Matthew Palmer, zëvendës ndihmës sekretar i shtetit amerikan me qëllim një vizitë në SHBA. Kërkesa e PD për të kontaktuar me Palmer regjistrohet në 11 Qershor të këtij viti, vetëm 6 ditë pas marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore në vend.

    Nga deklarimet e kompanisë rezulton se në 19 Qershor të këtij viti, PD i ka paguar asaj, faturën e shërbimit prej 30.000 dollarësh.

    Kujtojmë që në 10 mars të këtij viti, kur bota dhe Shqipëria po përballej me pandeminë e covid19, PD nënshkroi një tjetër kontratë me “Sonoran Policy Group”, sipas së cilës do t’i paguante kompanisë plot 60 mijë dollarë

  12. Basha duhet te zgjedh emra te paperseritur dhe te paperlyer , kandidatet te jene banor te zones perkatese ku neser te japin llogari dhe te mos katapultohen sa andej e kendej çdo kater vjet . Mos beni qoka , perdorni trurin jo zemren .

  13. Shkurt pra, PD duhet te gjeje njerez te kapaciteteve te larta intelektuale si shoku Taulant Balla, apo shoku Ulsi Manja, shoqe si Elsa Spirapali a Lindita Nikolla. Vetem me te tille tipa e prototipa mbahet pushteti ne Shqiperi, ndryshe, rri ne opozite me mire.

  14. Çfare hapje pret mo andi?
    Do i marre basha me zor e ti fuse ne pd. A ishte baza qe propozoj agron gjekmarkaj dhe ai refuzon se nuk don me marre pergjegjesi. E nese elita nuk merr pergjegjesi ateher vendet mbeten bosh dhe do zihen nga dallkauket. Ka ardhur koha qe elita te shpreh vete interesin per te marre pergjegjesi dhe per te ber politike. Boll me me verejtje. Merrni pergjegjesite zoteri.

  15. djali i tij Shkëlzen Berisha dhe gruaja e tij “blogere mode”, shijojnë pushimet në një vilë luksoze përballë Korfuzit, që kushton 2 mijë euro nata, dhe ndryshe nga miliona shqiptarë që nuk kanë mundësi të shkojnë në Greqi, ata kaluan të dielën mbrëmje në Korfuz, duke udhëtuar me Jahtin luksos privat në dispozicion të tyre për një natë.

    Greqia lejon nga Shqipëria vetëm milionerë me jahte luksoze pa karantinë. Dhe i vetmi që e ka përdorur këtë të drejtë është djali i Sali Berishës, një miliarder i padeklaruar.

  16. Per kopjacin e Mender Bazes se ores 23:29
    Ai qe ka shkruar keto qe po kopjon ti, pra Mender Baze, ka shkruar dhe se Edi Rama ne gjygjin e divorcit tij atesine e Grigorit ja faturoi bab Kristaqit! Pranoje pra Menderin me gjithe menderosjet e tij kur ta kopjosh heren tjeter.

  17. Në botën e pastrimit të parave, është një skemë që njihet me nofkën “oktapodi”, ku në kokë qëndron oligarku, ndërsa tentakulat janë një seri kompanish fiktive për të humbur gjurmët. Në shkrimin e sotëm, do të pasqyrojmë pikërisht për këtë skemë dhe ku personazhi kryesor është djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

    Gazeta Shqip denoncoi pak javë më parë ekskluzivisht, sesi Shkëlzen Berisha kishte blerë me kredi një fabrikë me vlerë 1.8 milionë euro në afërsi të fshatit Gërdec, për përpunimin e frutave, kryesisht boronicat.

    Shkëlzen Berisha ka përdorur kompaninë Logal Shpk, për të blerë këtë godinë prej 1.8 milionë eurosh, me një kredi të marrë nga një bankë e nivelit të dytë. Këtë veprim financiar, Berisha nuk e ka deklaruar në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive (ILDKPKI).

    Pikërisht këtu nis zanafilla e skemës “oktapod”!Na thuaj nje fjale per zenit o ceceni salihut

  18. Shkelzen Berisha i biri i Saliut, oktapodi i Mafies, Krimit etj dhe…nje pushtet i Ramiut prej 7 vjetesh qe i dhimbset Saliu dhe nuk vepron me te birin ashtu si me Shullazin, Ndroqin se fundmi ose se paku Tahirin ish-in e suksesshem te kanabizimit qe e ka denuar me “pune ne komunitet”.
    Keto jane bajga qe Rama ja fut me lopate rilindjoteve perdite ne goje per ti ripertypur, por nuk bejne per atje ku eshte vendi, ne sallen e gjygjit se te ishte ndryshe duhet pra besuar se vertet Ramiut i dhimbset Saliu dhe bajgat e propagandes jane per konsum rilindjotesh.

  19. I dhier ky ,vetem pjerdhe holle se gjoja i di te gjitha.Nje mercenare parazit i cili flete e nuk thote asgje.Perballe Rames vetem skuqet e perpiqet se gjoja po i kundershton.Mendon fatziu se edhe rama eshte ne stres si ai perballe,E Rama tallet me te si me nje palaqo.Sa per kete shkrim une as nuk i lexoj ma broqkullat e ketij injoranti.

  20. Andi Bushati si gjithmone kritik, asnjehere pale e kurdohere opozite me ate qe ka pushtetin! Prandaj lexohet, se sa per Uturaket e bythes Rames si ai ish-kapterri Dulles kok xheli peqinor Fred Peza qe fshehu pasurine te breket e te shoqes as ja vlen ti hedhesh qyrret.

  21. PD -ja po riciklon perseri plehrat qe kishte dikur . Akoma nuk e ka kuptuar apo nuk don ta kuptoje qe shqiptaret presin ndryshime reale dhe jo figurant te demaskuar me xhaketa te rikthyera . Duhen ndryshime ndryshime ndryshime ,,,,, mbi 70 % e kandidateve duhet te jene fytyra te reja qe te perfaqesoje denjesisht zonen dhe elektoratin e tyre . Boll me make -up , boll xhaketa te rikthyera , boll me fincione . Çfare jane nga koha e Berishes duhen eliminiuar direkt , cikli i tyre ka perfunduar . Ata deshtuan , biles jane ata pasoja qe edhe sot pas shtate vjetesh njerezit rrine me ndroje karshi PD-se . Duhet element i ri , i pakorruptueshem , me reputacion dhe i besueshem qe tju krijoje besueshmeri elektorstit gri biles edhe mavive . Me njerez te tille krijohet besimi dhe fitohet pushteti . Beni rinovim qe tju rinobohet emri i mire , jepni besim tju jaopin voten . Nuk ka me per inat te sime vjehrre , gjeni njeriun e duhur qe te vini ne pushtet .

  22. Nëse do t’i thërrasim kujtesës, vite më parë qeveria e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha mori një vendim për t’i dhënë në përdorim ambientet e Kinostudios, rreth 80 mijë metra katrorë, disa televizioneve private me pronësi të Aleksandër Frangajt, ku fillimisht krijoi një konflikt me ish pronarët, të cilët kishin fituar të drejtën e pronës në Gjykatën e Lartë dhe më pas pati një konflikt të ashpër me Akademinë Marubi, e cila ishte vendosur në ambientet e Kinostudios prej disa viteve.

    Hetimet e SPAK dhe “shkëndijat” e hedhura nga përfaqësuesi ligjor i Ndroqit mbi blerjen e kësaj medie, shkojnë përtej komunikimeve publike duke u shndërruar në indikacione për rihapjen e çështjes së ish Kinostudios e cila nga një hapësirë ku prodhoheshin filmat e komunizmit, është shndërruar prej vitesh në një sheshxhirim të paligjshmërisë duke i shpëtuar drejtësisë.

    Kinostudio “Shqipëria e Re”, kjo pasuri e jashtëzakonshme shtetërore shënon një nga grabitjet më të mëdha që është regjistruar në vend me rreth 200.000 m2 hapësirë të vendosur në dispozicion të artit.

  23. Bushati nuk eshte paguar nga pushtetet. As nga ai i Berishes, as nga ky i Rames. Ndaj kane interesim gjithmone shkrimet e tij. Se c’te lexosh, shkrime nga legene sahanlepires pushtetesh si Mero Baze p.sh. qe gjysmen e jetes e kaloi duke mbajtur ne goje bolet e Saliut e gjysmen tjeter po e kalon me gojen te bolet e Rames.

  24. I pa emër i 15, 21 është djali fidel kastros shkërdhat i ndyri antikombëtar kokë lopë mero gëlbaza deeeerrrrr kkkkuuuucccccc me surrat qen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *