• |
ide | kryesore

Covid në Itali, rritet sërish numri i viktimave

Arkiva, Planet, Të fundit

Numri i viktimave, nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Itali ka pësuar rritje, krahasuar me një ditë më parë. Sipas të dhënave të Emergjencave Civile 12 persona të tjerë e humbën betejën përballë virusit vdekjeprurës, ndërsa 159 persona të tjerë rezultuan të infektuar. Gjatë 24 orëve të fundit ekipet shëndetësore ndërmorën 24 mijë testime, ndërkohë që lajmi i mirë është që 5 rajone italiane nuk raportuan asnjë rast të ri. Numri i të shëruarve ishte 129, për një total mbi 200 mijë që nga nisja e pandemisë. Gjithashtu ulje ka pësuar dhe numri i pacientëve të shtruar në terapi intensive.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu