• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh me Kanye dhe Kim Kardashian

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian dhe Kanye West raportohet se kanë organizuar një ‘arratisje familjare’ si një përpjekje për të shpëtuar martesën e tyre të trazuar. Të dielën reperi 43 vjeçar u fotografua duke hipur në një avion privat në Cody, Wyoming, me djalin e tij katër vjeçar Saint, teksa TMZ raporton që Kanye dhe Kim kanë marrë vendosur të shkojnë me pushime së bashku me katër fëmijët e tyre në përpjekje për të shpëtuar marrëdhëniet e tyre përpara se të jetë shumë vonë.Ata u panë për herë të fundit së bashku fundjavën e kaluar, në Wyoming, dalje kjo që u komentua gjatë nga mediat sidomos për faktin se Kim u pa e përlotur, teksa fillimisht u bë me dije se Kim i ka kërkuar të shoqit që të trajtohet për bipolaritetin. Më vonë, mediat prestigjioze ndërkombëtare do shkruanin se Kim po kalon një periudhë shumë të vështirë dhe se në fakt ata kanë filluar të jetojnë të ndarë para se çështja të bëhej publike. Po ashtu, thuhej se ajo fluturontre drejt tij vetëm kur shoqëronte fëmijët për të takuar reperin.Së fundmi, pas raportimeve se Kim, 39 vjeç, dhe Kanye, 43 vjeç, kanë jetuar veç e veç për një vit, tani është pohuar se ajo mbetet e pavendosur për të vijuar martesën e tyre, pasi ndjen se ka provuar gjithçka për të shpëtuar këto 6 vite kurorëzim.Një burim i tha People se: ‘Ajo nuk po merr atë që i nevojitet nga Kanye. Ajo arriti deri në atë pikë sa fluturoi në Cody për t’i thënë se martesa e tyre kishte mbaruar dhe për t’i thënë lamtumirë. ‘Sipas këtyre burimeve Kim nuk ka ndërmend ta falë Kanye-n pasi ai nuk ka përmirësuar asgjë nga ato që i kanë kërkuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *