• |
ide | kryesore

Hailey Bieber: Justin ka një jetë ndryshe nga e imja

-Instant, Paparazzi, Slider



Modelja Hailey Bieber ka folur së fundmi rreth famës që ka bashkëshorti i saj, këngëtari Justin Bieber.

Edhe pse Hailey vjen nga një familje e famshme ajo është  shprehur për revistën “Vogue” në Indi se Justin ka patur famë që në moshë të vogël dhe më  intensive se ajo. “Të  jem e sinqertë nuk e mendoja veten atëherë të  famshme. Sigurisht, e dija që babi im ishte një aktor i njohur, por nëse do të krahasoja mënyrën sesi jam rritur unë dhe sesi është rritur Justin, ai ka patur një popullaritet, famë tepër të madhe në adoleshencë krahasuar me mua.” Hailey u rrit në Arizonë dhe ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur lëvizi shumë vonë drejt Los Angeles. Ajo tregoi gjithashtu se famën e vërtetë e ndjeu të vinte shumë vonë, pas marëdhënies së saj me Justin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *