• |
ide | kryesore

Kryesia e PD konfirmon 5 anëtarët që do përzgjedhin kandidatët për deputetë (EMRAT)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryesia e Partisë Demokratike ka emëruar sot 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, që është përgjegjës për shqyrtimin e kandidaturave të propozuara nga anëtarët.

Sipas vendimit të Kryesisë së PD, anëtarë të kësaj strukture të rëndësishme dhe të re të Partisë Demokratike, do të jenë:

1. Bujar Nishani, Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, ish-President i Republikës, ish-ministër dhe ish-deputet.

2. Besnik Mustafaj, themelues i PD, ish-ministër, ish-deputet, diplomat, përkthyes dhe shkrimtar i njohur.

3. Genc Ruli, themelues i PD, ish-ministër, ish-deputet, ekonomist dhe pedagog i njohur.

4. Enriketa Papa, pedagoge në Universitetin e Tiranës, historiane, shkrimtare dhe studiuese. Master në Histori dhe PhD në Histori Bashkëkohore dhe Histori të Evropës Jug-Lindore në Universitetin e Graz në Austri. Aktualisht është edhe anëtare e Bordit të Institutit për Studime të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

5. Mark Marku, analist, pedagog në Universitetin e Tiranës, në Departamentin e Gazetarisë. Master në Institutin e Marrëdhënieve Publike dhe të Komunikimit (IRCOM), Anger, Francë dhe doktoraturën në shkencat e informacionit dhe komunikimit në Universitetin Paris 2, Francë. Ish-deputet i PD, zbuloi Panorama.

Komisioni do të ndihmohet nga Sekretariati i përbërë nga Sahit Dollapi, Sekretar Organizativ dhe Ervin Minarolli, Sekretar i Burimeve Njerëzore.



5 Comments

  1. Urime per detyren e re, edhe ky eshte nje ndryshim I madh me rilindasit bandite. Nuk eshte me kryetari qe I emeron deputet.

  2. Ne shume raste nuk kam patur te njejtin mendim me z.Basha, per menyren e te berit opozite.Por keto jane emra te spikatur e respektuar dhe nqs do i njihet kontributi qe do japin gjthcka do shkoje me mire

  3. O Lulo, po keta kane pjerdh o vella.
    Ndryshimi ka nevoje per energji te reja.
    Ste marr vesh, po nejse ti e di.

  4. Le te shpresojme qe nuk do jete mashtrim. Le te shpresojme qe propozimet e bases partiake nuk do te kthehet ne nje loje te piset

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *