• |
ide | kryesore

SPAK sekuestron pasuritë e pronarit të ORA News, Ylli Ndroqi

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Hije dyshimi mbi sekuestrimin e pasurisë të pronarit të Ora News. Një skuadër trupash policore i ka dalë sot përpara Ylli ndroqit dhe i ka kërkuar atij të zbresë nga mercedesi i tij, pas edhe vetura është sekuestruar ashtu sikurse të gjitha pasuritë e tij. Më pas ndroqi ka mësuar se SPAK ka njoftuar vënien nën sekuestro të të gjitha pronave përfshirë edhe mediat e tij, duke e arsyetuar atë me një arrestim të dikurshëm të tij në Turqi për trafik heroine më 1989 dhe me një të dytë në vitin 2005 në Itali. Sipas njoftimit të SPAK, sekuestrimi vjen pasi Ylli Ndroqi, sipas hetimit, është i njëjti person që dikur identifikohej si ‘Xhemail Pasmaçiu’, njeri me probleme me ligjin jashtë vendit. Ndaj Ylli Ndroqit është vepruar me ligjin Antimafia, ″Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organziuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë″.

Por në njoftimin e SPAK theksohet se proaktive në këtë proces ka qenë policia dhe Interpoli shqiptar, që janë kujtuar këtë moment të godasin trafikantin Ndroqi (lexo komunikaten poshte). ndaj dyshimi është i pashmangshëm nëse po goditet një keqbërës apo një media? Dhe kjo pikpyetje, sado heretike që të duket, ka më shumë sesa një arsye për tu bërë:

Së pari, a ishte Ylli Ndroqi peshku më i madh nga të gjithë peshqit prej nga ku duhet të fillonte puna e Prokurorisë Speciale?

Së dyti a nuk duhet menduar pas se nën akuzën e pastrimit të parave dhe lidhjes me mafian ndërkombëtare u mbyll edhe një televizion tjetër kritik me qeverinë, Agon Channel, pronari i të cilit Francesco Bechetti sot i ka fituar në proces ndërkombëtar 140 milionë euro qeveris shqiptare për vendim të padrejtë?

Së treti, atë që sot po bën SPAK e tentoi pak muaj më parë edhe Ministria e Shëndetësisë e cila kërkoi gjatë kohës së gjendeje së jashtëzakonshme mbylljen e Ora News, për shkak se ftonte më shumë se dy njerëz në studio. Pra mos vallë Rama, që nuk e arriti dot qëllimin me Manastirliun, po përdor si mashë organin e ri të reformës në drejtësi?

Skandali/Rama shfrytëzon pandeminë kërcënon me mbyllje Ora News

Natyrisht e shkuara e Ylli Ndroqit dhe emri i tij i vërtetë kanë dalë edhe më parë në mënyrë sporadike në media. Ato duhen hetuar dhe drejtësia duhet të bëjë patjetër punën e saj kundrejt pronarit të Ora News. Por përpara se të duartrokasim për këtë duhet të ngrëmë pyetjen: a është qëllimi i vërtetë të bëhet drejtësi?

©Lapsi.al 

Njoftimi: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin pasuror nr.10, datë 21.07.2020, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), lindur dhe banues në Tiranë. Nga aktet e administruara në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është konfirmuar se ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në indicje se shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemal Pasmaçiu) ka qënë i përfshirë në aktivitete kriminale të parashikuara në nenin 3 të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 ″Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organziuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë″ (ligji Antimafia) :

1. Në datë 02.09.1998 nga ekipet e sektorit kundër narkotikëve të Drejtorisë së Policisë së Stambollit Turqi, pas kryerjes së hetimeve proaktive dy mujore, në kuadër të operacionit të policisë ″ESAS″, për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, janë sekuestruar 30.5 kg lëndë narkotike heroinë dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit Ismail Cira, Musa Kazim AY, Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha, Cevdet Sahin Balcilar, Abdulselam Yunus dhe Ylli Ndroqi, i paraqitur me emrin Xhemail Pasmaçiu. Nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë administruar gjurmët daktiloskopike të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) dhe nëpërmjet Zyrës Qëndrore Interpol Tirana janë dërguar për krahasim zyrave homologe në Ankara, Turqi dhe Romë, Itali.

Nga të dhënat e siguruar nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Zyrën Qëndrore Kombëtare, Interpol-Ankara, Turqi, është konfirmuar se shtetasi Ylli Bahri NDROQI, i datëlindjes 11.03.1965, lindur dhe banues në Tiranë, është i njëjti person me Xhemail (Xhemal) PASMACIU (PASMAÇIU), i arrestuar në Turqi.

2. Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol ka përcjellë të dhëna për aktivitetin kriminal të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), të siguruara nga Interpol Roma/Itali. Autoritetet italaine kanë konfirmuar se në vitin 2004 shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaciu), është referuar tek Autoritetet Gjyqësore në përfundim të operacionit ″BAKLLAVA″, si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë. Në vijim ai u arrestua më datë 17.02.2015 bazuar në urdhër arrestin e lëshuar në vitin 2006 nga Prokuroria e Milanos.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali.

Së pari, pasuritë e mësipërme janë pasuri që plotësojnë kriteret e parashikuara nga neni 11 i ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 ″Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë″, pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) është i përfshirë në veprimtarinë kriminale të veprës penale ″Trafikimit të narkotikëve″ dhe ″Organizata kriminale″, sipas legjislacionit penal turk, parshikuar njëkohësisht si vepër penale nga nenet 283/a dhe 334 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, si dhe pasuritë në fjalë janë krijuar gjatë përshirjes së këtij shtetasi në veprimtarinë kriminale të mësipërme.

Së dyti, pasuria e mësipërme, zotërohet nga shtetasit e sipërpërmendur si subjekt te ligjit dhe ekzistojnë prova konkrete se janë të pajustifikuara. Duke u krahasuar vlera e tyre me të ardhurat e fituara në rrugë të ligjshme, rezulton se vlera e tyre nuk iu përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave dhe të fitimeve të realizuara në rrugë të ligjshme.

Së treti, ka arsye të bazuara për të besuar së lidhur me pasurinë e mësipërme ekziston rreziku real për humbjen, për marrjen apo për transferimin e saj tek persona të tjerë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e këtyre pasurive.

Bazuar në sa më sipër Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sekuestrimin e pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemal Pasmaçiu) dhe familjarëve të tij. Me vendimin Nr.16, datë 01.08.2020, gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive si më poshtë:

1. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 117 m 2 , me adresë, Lagjia Nr.13, Plazh, Durrës.
2. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 300 m 2 , me adresë, Zbarqe, Tiranë.
3. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 600 m 2 , mbi të cilën ndodhet një ndërtesë me sipërfaqe 90 m 2 , me adresë, Zbarqe, Tiranë.
4. Pasuria e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 43.7 m 2 , me adresë, Tiranë.
5. Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe totale 67.3 m 2 , me adresë, Tiranë.
6. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 15 m 2 , me adresë, Tiranë.
7. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 300 m 2 , me adresë, Zbarqe, Tiranë.
8. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 2026 m 2 , me adresë, Mullet, Tiranë.
9. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 52.3 m 2 , me adresë, Rruga ″Qemal Stafa″, Tiranë, në bashkëpronësi me shtetasen Mimoza Ndroqi
10. Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe totale 100 000 m 2 , me adresë, Lanabregas, Tiranë.
11. Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa AA 007 YN, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
12. Automjeti i tipit autoveturë, marka BMë, modeli 760LI, ngjyra e zezë, me targa AA 007 AV, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
13. Automjeti i tipit autoveturë, marka Land Rover, modeli Range Rover Vogue, ngjyra e zezë, me targa CD 6902 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
14. Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa CD 6901 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
15. Automjeti i tipit autoveturë, marka RollsRoyce, modeli PHANTOM, ngjyra e zezë, ma targë AA 001 YN, në pronësi të shtetases Mimoza Ndroqi.
16. Sekuestrimin e masës prej 51% të kuotave të shoqërisë ″Landon″ sh.p.k., me NIPT K92226004H, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
17. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “YLDON” sh.p.k., me NIPT K31618007S, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
18. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “RENDON OIL″ sh.p.k., me NIPT L57716501I.
19. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “DON – UCD” sh.p.k., me NIPT L51326022D, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
20. Sekuestrimin e masës prej 80% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″Ecogades Landon Balcan″ sh.a., me NIPT L22006005S, me aksioner shoqërinë ″Landon″, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
21. Sekuestrimin e masës prej 30% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″CHANNEL ONE″ sh.p.k., me NIPT K12412002L, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
22. Sekuestrimin e masës prej 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë ″P S 31″ sh.p.k., me NIPT L42215016R, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
23. Sekuestrimin e masës prej 80% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″INTERKINEX″ sh.p.k., me NIPT J71506006T, me aksioner shoqërinë ″YLDON″, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
24. Sekuestrimin e masës prej 60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë ″ORA″ sh.a., me NIPT K71505003O, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases Mimoza Ndroqi.
25. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë ″REN-DON″ sh.p.k., me NIPT L41622002A, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
26. Sekuestrimin e masës prej 50% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″ALBANIA BAY MARINE″ sh.p.k., me NIPT L61307081M, me aksioner shoqërinë ″YLDON″, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.

Për administrimin dhe përdorimin e pasurive të mësipërme gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Shoqëritë që kanë aktivitet, përfshirë dhe mediat televizive, do vazhdojnë aktivitetin e tyre, por të administruara nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.



39 Comments

    1. Operacion i SPAK + median prane qeverise. Ky tipi thuhet se eshte arrestuar dhe policia i con letrat SPAK. Klani SULAJ u kap, arrestua dhe denua per 1 ton droge dhe policia sua gjend dot letrat….

    2. Ky katnari, James Bond, nga Zbarqe (Ndroqi, eshte si Parisi, per Zbarqen), levizte me 2 makina me targa diplomatike CD (te dhena ne shkelje flagrante te protokollit te shtetit, nga ditzi bushati, kur ishte minister), ose me 10 makina te tjera, me targa 007 YN. Ky katnari, eshte shoku/shoqja, e ballegjerit down, ditzi bushatit, qe shkonte deri ne Brazil, per te ngrene banane zezakesh. Bllokimi i pasurive te fisnikut, lordit, princit apo kontit, nga Zbarqeja, nuk eshte bere si rezultat i “opozitarizmit”, te ketij katnarit, qe ishte dhe eshte me te gjithe ne pushtet, por eshte nje vendeta mafioze, prishje pazaresh, ndermjet mafiozit nga Zbarqe/ Ndroq, me mafiozin nga Terpani/Qyteti Stalin, sa e shpifur, sa e turpshme, tek ne mafiozet, jane katnare, nga katunde, me toponime qesharake. Doli fjala e Shefqet Musarait, i cili ne nje pamflet te tij, vargezonte;
      “do te na mbulojne plerat e tokes,
      do te ngrihen kembit dhe do t’i bien kokes.
      Do te dali djalli nga fundi i dheu,
      mafiozat edvin kristaqi e laleplehu”.
      Kjo eshte epoka, ky eshte vendi ku jeton ky milet!

  1. Normal, pasi shantazhoj Erionin, Erioni zhantazhon këtë. Lojë shahu. E vërteta? Të gjithë kriminel. Kush ulë kokën, fiton.

  2. O _ari..

    juve shpellkareve nuk ju gjendet dermani. Kur nuk verpron drejtesia ulerisni se pse nuk vepron. Kur verpron drejtesia filloni ulerisni prap pse vepron .
    E keni kafken te mbushur me mut jo me tru.
    O _ari shiko se cfare pasuri ka ky ( pa llogaritur ‘ora news’.. ! Mjaftojne ato 10 hektar pyll per te ngritur shume pikpyetje.

    1. po pse o trap , ti beson qe ASPAKU po punon me vdekmit???

      Kjo ja ben ZUZU ZUZU ZUZU ZUZU ZUZU qe eshte veprim tipik politik, ka ceshtje te jtera sa te duash emergjente

      teatri psh, dhe keta ne dt 21 e regjistrojne dhe brenda javes u realizua hetimi ???

      o qorr me deshire O-O

  3. Ky i kerkoi Erjonit nje leje ndertimi per pishina ne nje toke prej 17,5 dynym toke afer farkes ( qe nuk eshte e vetja por do merrte 33% te aksjoneve te pishines nese nxirrte lejen e ndertimit) .
    Erjoni nuk ja dha ( ai i di arsyet) . Ky e shantazhoi dhe ka gati 6 muaj qe e sulmon nate dite me tv e tij ora news.
    Ne loje na hyjne dhe truqit qe ja kishin kopsitur dosjen ketij katunarit pasanik dhe fundi i teatrit tani dihet.

  4. CARLO BOLINOS DHE YMER GELBAZA KELLIRES OSE NUK JA SEKUESTRONI MEDIAT E TYRE O EDI RAMA thotë:

    CARLO BOLINOS DHE YMER GELBAZA KELLIRES EDI RAMA JU JAP PASURI DHE TOKA FAL SE LEHIN PER TE,KURSE KETIJ SE E THOTE TE VERTETEN PER EDI RAMEN DHE LAL DHJERIT JA MBYLL TELEVIZIONIN

  5. Hahaa..dal nga dal po instalohet diktatura e ripjedhjes..tani do prehen te qete te gjithe komunistat?

  6. Po cfare thua o njeri i trashe
    Ai eshte kapur ne disa shtete per trafik Heroine, denuar per keto vepra, e ju thoni diktatura
    Ai sdo jete i pari nqs do funksionoje spaku, se te jeshe i drejte pa fituar nga ana kriminale, sri me makine te blinduar edhe me disa bodigarde, keshtu qe ky po i ka bere ne rruge kriminale, ti sekuuestrohet, nqs jo ti japin demshperblim

    1. Per shpelkaret trushplare , kur kapen kriminele qe jane te lidhur me PS fillojne dhe ulerisin sa ja shikoni kjo eshte PS.
      Kur kapen kriminele qe jane te lidhur me opoziten ( LSI) prap bertasin por tani per ‘ instalim diktature’.

  7. E urrej Ramen por mos i dilni jje trafikanti droge te veshur me kostumin e “biznesmenit” ne mbrojtje se eshte turp. Ky dhe shume te tjere u duhen sekuestruar pronat sips ligjit antimafia.

    1. nuk eshte ceshtje trafiku sepse rama rri tere diten ne whatsapp me shullazin e plot te tjere, por kjo eshte ceshtje mbyllje goje dhe jo drejtesie

      ylli ndroqi ka 20 vjete qe eshte ne shqiperi , dhe dihet nga te gjithe rekordi i tij ne turqi ,

      nuk eshte bego qe merr tendere ne shtet ne oshee etj

      Korrupsioni mbeti tek ylli ndroqi, ???? ca tenderi paska fituar ylli ???

      flet rama dhe sapk-u tek dera,

      sepse top channel eshte i paster me valtolina?

      apo klan-i ?

      apo vizion plus me syrin e tiranes???

      ceshtje eshte aq e dobet sa srri dot ne kembe, po aq sa ata komisioner et e vdekur e te cregjistruar por qe spaku dhe gjykata i denuan 😀

      po kjo eshte tipike , vera ka filluar dhe nuk e rru njeri per SPAKUN qe u mbars mal e doli mi

      ne fakt keta te mbaruet e spakut kane 20 vjete qe jane ne detyre dhe nje mut kane bere , pse tani do bejne pune valle ???

  8. AGRON SUFLLAQJA FOLE O KOKEBOLE ?! PO AI LIDERI YT GRUAJA E BILALIT A SKA QENE BURGOSUR PER TRAFIK IKONASH?! PSE NUK NIS SPAK HETIM PER TE?!

    1. mos perdore fjalen kokbole se po ta lexoj fisi femrave qe ke, i shkreti une sdo me dali viti me asnje dite pushim

      1. PO TI EDHE MAMIN EDHE MOTREN E KE KOKBOLE .
        ÇA DO ME THONE KJO ?
        KURVAT TI TY VETEM TE HANE KAR DINE O KOKBOLE

        1. hhahahahahah ik ne shkolle meso te shkruash se ofendon gjuhen shqipe
          se edi ti para se te shashe e ke tre here brenda

  9. E gjithë kjo histori e bujëshme ka për bazë dyshimin nese pronari i televizionit Oranews, Ylil Ndroqi ka pasur emrin Pasmaçiu, një trafikant droge që sipas akuzës është zbuluar nga policia turke e italiane e nuk dijmë nëse është arrestuar, pasi për këtë nuk jepet ndonjë informatë.
    E vetmja informatë që jepet nga interpoli shqiptar, është se gjurmët e gishtave të Ndroqit, përkojnë me ato të Pasmaçiut.
    Meqë veprimtaria “mafioze” e këtij farë Pasmaçiut , qenka zhvilluar në Turqi e Itali, sigurisht që këto dy vende do të kërkonin ekstradimin e të dyshuarit Ndroqi në këto vende për të përfunduar hetimin.
    Pra nuk është fjala për një person të zakonshëm, por ngjarja është e ngjashme me ate të italianit Becheti për të cilin qeveria shqiptare u detyrua të paguante 110 milionë euro dëmshpërblim.
    Fakt është që qeveria Rama e ka pasur në shënjestër këtë televizion që ka mbajtur qëndrim kritik ndaj kësaj qeverie, e më duket si e dyshimtë që një ish trafikant droge, të pozicionohej me median e tij si një kundërashtar i fortë i kësaj qeverie të akuzuar për bashkëpunim me bandat e trafikut të drogës.
    Nga “pasuritë” që i janë konfiskuar njerëzve të afërm me te, janë ca prona me sipërfaqe fare të vogël me përjashtim të një pylli , apo makinës së tij Mercedes e biznesit të tij Ylldon ku kryesoti është televizioni Ora News.
    Të tërheq gjithashtu vëmendjen fakti se SPAK ka vepruar kundër Ndroqit, pikërisht në kohën kur ky ka hedhur akuza në këtë institucion kundër Lali Erit të famshëm si mashtrues.
    Më tërhoqi gjithashtu vëmëndjen fakti se këtë njoftim për Ndroqin e median e tij kritike ndaj qeverisë, e jepte me një farë kënaqësie Top Channel ku drejtor informacioni është Ben Blushi, ndaj të cilit janë hedhur në media disa akuza për veprime korruptive me pronat.
    Sidoqoftë nuk më duket ndonjë gjë e pabesueshme ky ndrimi i emrave në Shqipëri për ti shpëtuar drejtësisë, pasi duke filluar që nga kryeministri, ka një akuzë për shitje ikonash të vjedhura e që është dënuar në Francë me emrin Edvin Rama, e mandej e ndroi emrin në Edi Rama.

    1. Po mire sot u kujtuan keta pas 20 vjetesh? Edhe sikut te jete e vertet vjen shume era panipulim mavishe .
      Eshte e gjitha loje e qelbesirave te rilindjes . Si gjithmone perdorin perservativin me emrin mero baze .
      Ky spaska ne men me u vu ne rrjesht nga mavite dhe qelbesirat perdorin laviren me emrin SPAK.

  10. E jo …! Presidenti i Shteteve Bashkuara te Meksikes duhet te levize urgjentisht per te liruar katnarin Yll prej Ndroqi si konsull nderi i cili ky eshte shpallur tashme vite me pare nga Pres. Meksikes.

  11. ky fshatar ndroqi behet nje dite milardier? si? me droge normal si cdo kokcepsh tjeter qe na sillet si bisnezmen. ne shqiperi jetojme edhe e njohim mire njeri tjetrin.

  12. Nga nje liste super e gjate e mafies, nga koka e pushtetit deri ke njeriu i thjeshte qe korruptohet per 300 leke te vjetra, SPAK zgjodhi kte mafiozin problematik me pushtetin…e shikoni pra drejtesine e pa-kapur ??
    Edhe Enveri, nuk e filloi nga vetja, e filloi nga kundershtaret.
    Dhe populli qe e injoroi nje here, dhe e pesoi keq, nuk ze fare mend, por shef telenovela turke gjithe diten
    , ke TV Klani dhe TOPi, mafiozet miq te mafiozit me poture lart fare!!!
    Se popull anadollak eshte, apo jo ??!!

  13. kjo eshte nje gje shume e mire AbuzimI ME PUSHTETIN

    Sespe SPAK-u e nxorri koken si vegel e Rames.

    dosje e qepur keq , dhe e qellimshme.

    gezohen fugshpumat sepse po e ha Yli Ndroqi, po pse beketi burre i mire eshte ??? por gjqin e fitori, dhe leket po i ndan bashke me ramen plot 104 milione njeqindekater milione EURO.

    Gjyqi nuk te denon se je burre i mire ose burre i keq, te denon nese ka fakte dhe prova

    dhe provat e 1998 per ylli ndroqin jane te qepura keq dhe druaj se do jete pereri nje flucke sapuni, ku demet i paguajme ne ndersa Rama fik te vetemn medie kundershtare dhe ia hedh edhe kesaj radhe per vete, ai nuk mban pergjgesi por fiton duke os patur kundershtare

    me thoni nje media qe kundershtaon Erion Veliajn

    Tani duhet te kenaqemi me top-in, gazeten shqip, tema, report , klanin vizion plus dhe te gjithe te tjeret qe i bejne fresk

    te fala sandrit se po te vjen rradha o i madh!

  14. Ky katnari, James Bond, nga Zbarqe (Ndroqi, eshte si Parisi, eshre lule, krahasuar me Zbarqen), levizte me 2 makina me targa diplomatike CD (te dhena ne shkelje flagrante te protokollit te shtetit, nga ditzi bushati, kur ishte minister), ose me 10 makina te tjera, me targa 007 YN. Ky katnari, eshte shoku/shoqja, e ballegjerit down, ditzi bushatit, qe shkonte deri ne Brazil, per te ngrene banane zezakesh. Bllokimi i pasurive te fisnikut, lordit, princit apo kontit, nga Zbarqeja, nuk eshte bere si rezultat i “opozitarizmit”, te ketij katnarit, qe ishte dhe eshte me te gjithe ne pushtet, por eshte nje vendeta mafioze, prishje pazaresh, ndermjet mafiozit nga Zbarqe/ Ndroq, me mafiozin nga Terpani/Qyteti Stalin, sa e shpifur, sa e turpshme, tek ne mafiozet, jane katnare, nga katunde, me toponime qesharake. Doli fjala e Shefqet Musarait, i cili ne nje pamflet te tij, vargezonte;
    “do te na mbulojne plerat e tokes,
    do te ngrihen kembit dhe do t’i bien kokes.
    Do te dali djalli nga fundi i dheu,
    mafiozat edvin kristaqi e laleplehu”.
    Kjo eshte epoka, ky eshte vendi ku jeton ky milet!

  15. Per mua e gjithe anetaresia e SPAK duhet arrestuar menjehere . Keta paskan qene njerezit me te pafytyre te drejtesise . Akoma pa u krijuar mire dhe direkt veshi minifundin e prostitutes.
    Prisni drejtesi o milet prisni , kur te qethen viçat do ta keni .
    REVOLUCION …………………………………………….. VETEM REVOLUCIONI BENE DREJTESI NE KETE VEND .

    1. JAME SHUME DAKORT ME TY .KETA AS KANE PASUR E AS KANE ME TURP . KETE VEND E KA MARRE MUTI ME KOHE . PER MUA DUHEN ARRESTUAR TE GJITHE ANETARET E SPAK DHE PJESA DREJTUESE EQELBESIRAVE MAVI . NUK ECET NE KETE MENYRE . SI MUND TJA BESOSH DREJTESINE DISA LAVIREVE QE KALOJNE SA NGA NJERI TROTUAR NE TJETRIN ? PERFUNDIMIISHT JAM I BINDUR QE VETEM REVOLUCIONI E NDAN SHAPIN NGA SHEQERI NDRYSHE EDHE PAS 1000 VJETEVE DO JEMI PERSERI MAJMUNER TE TELEKOMANDUAR

  16. Ky veprim i spak eshte per te gjithe shpellkaret e cecenet qe te kuptojne se kush eshte spak dhe bkh amerikane

    1. Likja po e sheh se po ja presin deget dhe do e lene si cung pastaj do i vije rradha edhe Like floririt pasi ai e dije qe dosja e yllit dhe e tij eshte sjelle e gatshme nga SHBA dhe atje behet vetem ekzekutimi .

  17. PO U VJEN RADHA FEFZIUT DHE PRONarit te tv klan sa do gezohesha sepse i kane bere fllad edi rames mos te harrojn te gjithe gazetar analist historjan pronar aksioner politikan qe kane folur keq njeher ne jete qofte dhe para30 vitesh do u trokas ne dere .LE TE JENE TANI ME TE AI MBAN MEND ATE ATEHER JO SOT QE ESHTE I FUQISHEM KUSH ESHTE MARRE DHE MERRET ME TE DO TA GJEJE E NJETA GJE DHE IMER ABAZIN…………….
    FEFZIU DHE LEKET E STRASBURGUT DO I SHOHIM……………………… PERPARA RAMA SKAN PARE GJE AKOMA TANI DO TE SHOHIN UNE I KAME POROSITUR KETU E 5-6 VITE RUHUNI SE RAMA PO PREGATITET PER SEKRETARI I PARE I KQPPSH. NUK E BESONIN DITA PO VJEN SA MIRE PER KETA PLEHERA SA KEQ PER POPULLIN KOMBIN SHQIPTAR.

  18. E shoh skandaloze mënyrën se si e justifikojnë dy prokurorët që kishin lëshuar fletë arresti për dy komisionerë të vdekur, konfiskimin e gjithë pasurive të Ylli Ndroqit.
    Gjykata ka lëshuar vendimin që ti sekuestrohen atij të gjitha pasuritë sepse …….. DYSHOHET se janë vënë në rrugë të paligjëshme ?????????????
    Nuk është arrestuar i DYSHUARI se nuk ka fakte, por i janë sekuestruar pronat, pra Mediat e tij në pronësi, se ka kritikuar qeverinë e ka hedhur Lal Erin në gjyq mgaqë ka kërcënuar gazetarët e Ora News.
    Do të ishte normale ndoshta që biznesmeni “i dyshuar” Ndroqi, të ishte ndonjë pronar i ndonje fabrike apo magazine të madhe armësh, e forcat speciale të ndërhyrjes së shpejtë, të armatosura, të rrethonin e bllokonin këto prona të rrezikëshme, që i posedon një person i dyshimtë.
    Po çne të sekuestrohen dy televizione të mbushur vetëm me gazetarë që armën e vetme kanë fjalën ?
    Ja ta pranojmë se me një emër tjetër, dikur në rini , zotëria në fjalë qenka përzjerë me trafikun e drogës, është kapur nga drejtësia turke e italiane dhe e ka kryer dënimin.
    Po Ylli Ndroqi nuk dijmë që të ketë qenë politikan, deputet apo funksionar shtetëror, nuk dijmë gjithashtu që të jetë akuzuar se ka përfituar në rrugë korruptive tendera.
    Taulant Balla krenohet se ka mik familjar një ish kapobandë të mafies së trafikut të drogës e që me ndërhyrjen e tij i janë dhënë edhe tendera si biznesmen.
    Balla është numuri dy i PS e ka deklaruar publikisht se nuk mund të ndëshkohet Bega për të kaluarën e tij kriminale, përse nuk del tani në mbrojtje edhe për Ndroqin ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *