• |
ide | kryesore

Modele rrobebanjosh për femra me gjoks të vogël

-Instant, Paparazzi, Slider

Koha e plazhit është koha e të vërtetave. Do ishte mirë që gjatë kësaj kohe bashkë me rrobat të hiqeshin dhe komplekset, por kjo nuk ndodh dhe nëse gjoksin e vogël e keni maskuar me mënyra të ndryshme gjatë vitit, jeni në hall si ta bëni këtë në plazh.

Çdo vajzë ka trupin e saj. Më e rëndësishme sesa të rritni gjoksin, është të rrisni vetëbesimin dhe të ndiheni mirë me veten. Dhe të tjerët, edhe sikur t’ju shohin për një çast, një çast më vonë imazhin e trupit tuaj do e kenë zëvendësuar me një tjetër. Atëherë përse të shqetësoheni?! Apo të gjitha këto i dinit dhe tani ndiheni të zhgënjyerea, sepse u ndalët këtu për të mësuar ndonjë truk si ta bëni që gjoksi t’ju duket më i madh dhe në vend të kësaj po lexoni parrulla motivuese? Për ju që nuk hiqni dorë nga ideja fikse e një gjoksi më të madh, më poshtë prerje dhe modele që mund ta bëjnë gjoksin të duket më i harkuar. Këtu janë pesë elementë kyç që duhet t’i kërkoni te rrobat e banjës kur të dilni për t’i blerë:


Si skulpturat: Një kostum banje me kupa do t’ju ndihmojë për t’i dhënë gjoksit formë dhe ndonjë numër më shumë. Nëse do qëndroni në shezlong gjithë ditën, kostumi mund të modifikohet duke shtuar mbushje silikoni si ato që përdoren për reçipetat push up.

Fruda dhe thekë: Thekët, copat e valëzuara si perde dhe frudat shtojnë volum që është një ndihmë kur dëshiron të dukesh sikur ke një numër më të madh. Përveçse zmadhon përmasat, detajet shërbejnë për të shpërqendruar vëmendjen.

Reçipeta shumë të hapura stil french: Specialistët thonë që ky stil me rripa shumë të hollë si të reçipetave tradicionale është shpesh më i përshtatshmi për vajzat më gjoks të vogël. Prerjet mund të ndryshojnë, por hapësira e rripave lejon që harku të jetë shumë poshtë, një zhytje e rrezikshme për vajzat me gjoks të madh, por e përkryer për të nxjerrë maksimumin nga masat e vogla.

Të lidhura në qendër: qoftë një fjongo zbukuruese, apo rripa të ndërthurur, rripat në qendër të ndihmojnë të afrosh gjoksin duke krijuar harqe. Mundësia për të përshtatur përmasat është thelbësore sidomos për vajzat me shpatulla të ngushta.

Një palë bikini string të vërteta: Modeli i rrobave të banjës që pjesën e sipërme e kanë në formë trekëndëshash është i mirë, duke qenë që trekëndëshat mund t’i rrëshkisni në anën e jashtme të kraharorit, duke ekspozuar harqet kudo që t’i keni. Të zgjedhësh rroba banje që përshtaten është një veprim i zgjuar sepse ato fikset mund të ngjajnë shumë të mëdha mbi një gjoks të vogël.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu