• |
ide | kryesore

Pakujdesi e Avdullah Hotit me Covidin? Në Kosovë i kërkojnë dorëheqjen (Reagimet)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është kritikuar se nuk respektoi protokollin e IKSHPK-së që pas testimit të vetëizolohet.

Ishte deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila hodhi dyshime se Avdullah Hoti nuk ishte izoluar pas konfirmimit me koronavirus. Ajo kërkon dorëheqjen e Hotit.


“Pse z. Hoti pasi u testua doli në terren dhe takoi dhjetëra njerëz e biznese të cilët sot të gjithë potencialisht janë të rrezikuar e sigurisht disa prej tyre, nuk do t’iu ipet as mundësia për t’u testuar. Asnjëri nga ta nuk ia pat me borxh të marrë virusin nga Kryeministri. A do të thotë kjo që në javën kur vdekshmëria nga pandemia arriti kulmin më të lartë, Kosova ka një Kryeministër që injoron protokollin, vënë në rrezik bashkëpunëtorët dhe qytetarët e vendit me vizita tē paarsyeshme për kohë pandemie.” 

“Uroj asnjë tjetër mos të ketë virusin, ndërsa ju me sjelljen tuaj pasi të jeni shëndoshë na keni dhënë edhe një arsye për të ju shkarkuar. Ndërsa, do të ishte shumë e duhur, sikur ju dhe qeveria të jepni dorëheqje vetë, të paktën do kishim një bindje se më në fund e kuptuat përgjegjësinë dhe jo përgjegjshmërinë tuaj.” – u shpreh Kusari-Lila.

Paraditen e sotme  Hoti ka arsyetuar këtë duke thënë se testimin e ka bërë të dielën rreth orës 16:00. Shefi i ekzekutivit përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se ai është izoluar derisa ka pritur rezultatin.

“Edhe pse nuk kam pas asnjë shqetësim serioz, me paraqitjen e një kolle të lehtë të dielën, bashkëpunëtoret me rekomanduan të testohem. Testimin e kam bërë të dielën rreth orës 16:00. Në momentin që jam testuar, jam izoluar në pritje të rezultatit, pasi kështu është protokolli i rekomanduar nga mjekët. Sapo e kam marrë rezultatin, e kam bërë publik. Kushdo që deklaron ndryshe nuk e thotë të vërtetën”, ka shkruar Hoti.

Reagim ka pasur edhe nga Isa Mustafa. Kreu i LDK-së përkrahu kryeministrit Avdullah Hoti.

Mustafa në një postim në Facebook shkruan se është edukatë elementare njerëzore që e kemi kultivuar në familjet tona, të respektojmë të sëmurin, duke e quajtur madje deputeten Kusari si “xhelatë”.

“Miq të nderuar

Është edukatë elementare njerëzore që e kemi kultivuar në familjet tona, të respektojmë të sëmurin. Ta ndihmojmë, t’i japim kurajo ose ta lëmë rehat në telashet e tij.

Të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin se do të shkarkojmë, pse të ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore. A thua kështu i edukojmë fëmijët!!

Strucat e kabinetit qeveritar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka përmendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do t’i hajë.

Turp!” 

©LAPSI.AL 

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu