• |
ide | kryesore

Pas stilimit të Beyonce në klipin e ri fshihen pas shqiptarë

-Instant, Paparazzi, Slider



Stilistët shqiptarë janë me të vërtetë të talentuar dhe këtë e ka vënë re edhe Beyonce e cila duket se nuk ka ndërmend më të ndahet prej tyre.

Me siguri ju kujtohet super buja që shkaktoi fakti se diva e muzikës botërore veshi në dhjetor të vitit që lamë pas këtë super fustan nga dy stilistët tanë, Kujta dhe Meri.

Në janar të 2020 autorja e hiti “Halo”do zgjidhte sërish një shqiptar, këtë herë Valdrin Sahitin, i cili stiloi për të një fustan që ajo e veshi në festën gala që u mbajt para çmimeve Grammy në Beverly Hills, California.

Beyonce veshi një fustan saten të kuq në festë, me një dekolte mjaft seksi që i ekspozonte gjoksin.

Dhe që thoni ju, super diva u besoi sërish shqiptarëve.

Dy ditë më parë ajo publikoi albumin e saj dhe filmin muzikor me emër “Black is King” në Disney+, në vazhdimësi të albumit të vitit 2019: “The Lion King: The Gift”.

Albumi i dedikohet mbretërve dhe mbretëresha të reja në kërkim të kurorës së tyre dhe u dedikohet personave me ngjyrë që duket se kanë një rrugëtim edhe më të vështirë se të tjerët.

Mirëpo, ndër të tjera në këtë projekt gjigand na ra në sy edhe super veshja e kuruar si gjithnjë e Beyonce, në të cilën paskan dorë Kujta dhe Meri, që kanë ndarë lajmin e madh në Instagram, ku vlerësojnë punën e tyre me Beyonce si perla më e çmuar që kanë prekur.

Beyoncé me Kujta&Meri. Faleminderit Zerina Akers. Jo i lehtë, por shumë motivues ka qenë rrugëtimi për krijimin e veshjes së Beyoncé-s në ‘Black is King’. Pamja e divës me Kujta&Meri ka qenë deri tani, perla më e çmuar që kemi prekur dhe krijuar nga duart tona të palodhshme. Beyoncé, do të jesh gjithnjë motivimi ynë për të krijuar art dhe për të avancuar përtej oqeanit. Krijimtaria jonë te ti është dëshmia jonë më e madhe. I adhurojmë njerëzit si ty.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *