• |
ide | kryesore

Të gjitha skuadrat e Ilir Metës/ Flirti me Partizanin, Tiranën, Milanin dhe Celtic

-Instant, Arkiva, Kryesore, Pikante



Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka renditur prej kohësh veten te tifozët e sportit. Ndoshta edhe prej rinisë së tij fillimisht si futbollist dhe më pas si peshëngritës. Çështja është se shumë tashmë janë konfuzë për skuadrën që mbështet kreu i shtetit.

Mbrëmjen e së dielës ai uroi Teutën për fitoren e Kupës së Shqipërisë në finalen me Tiranën. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe pasi çdo president mund ta bëjë një gjë të tillë në rrjetet sociale, por disa nga komentet i kujtonin se pak ditë më parë kishte festuar si “ultras” fitoren e Tiranës në Superligë.

Madje në ceremoninë e dhënies së trofeut, Presidenti u shfaq me bluzën bardheblu.

“Fitorja plotësisht e merituar e titullit KAMPION? për TIRONËN BARDHË E BLU⚪? është kurora që i jep hijeshinë 100-vjetorit historik të shpalljes së Tiranës kryeqytet. Urime të gjithë lojtarëve dhe veçanërisht lojtarit të 12: tifozëve të mrekullueshëm.⚪? Në këtë ngjarje kaq të rëndësishme për kryeqytetin nuk mund të mos mbaja veshur fanelën bardhë e blu⚪? për të cilën gjenerata të tëra futbollistësh dhe tifozësh kanë dhënë gjithçka me shpirt e zemër duke përjetuar emocionet më të forta. Le të ndriçojë sot qielli i Tiranës me ngjyrat bardhë e blu!⚪?” – shkroi Meta në Facebook.

Por a mundet një tifoz i vërtetë i Partizanit të veshë bluzën e Tiranës? Sepse Meta e ka pranuar në një intervistë të dhënë në maj 2017 se në rininë e tij ka qenë një tifoz i “të kuqve”.

“Babai im ishte tifoz i çmendur i Dinamos dhe më merrte me vete në stadium dhe na imponohej si të thuash me Dinamon. Pastaj, babai kur ishte në shkollën Skënderbej kishte nxënës Perlat Mustën, Artur Lekbellon, ishte një gjeneratë e kësaj shkolle dhe kur ne shkonim në konvaleshencën e Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës, unë rrija me ata sepse me quanin djalin e komisarit. Im atë ishte mësues, por ishte edhe si komisar, pasi kishin funksione të dyfishta në shkollë. Unë ngaqë e adhuroja Perlatin u bëra tifoz me Partizanin” – tha Meta.

Madje në 2016-ën pas një derbi të kryeqytetit që u mbyll 2-0 me triumfin e të kuqve, Meta u pa në shoqërinë e Gaz Demit dhe zyrtarëve të tjerë të Partizanit duke festuar.

Por Presidenti duket se të njëjtat kalime ka bërë edhe sa u takon klubeve evropiane. Njihet si tifoz i Holandës ndërsa për klube të gjithë e dinë simpatinë e tij për Milanin.

“Jam i qëndrueshëm me Milanin. Më pyeti dikush, çfarë debatesh keni të forta me Petrit Vasilin. Unë iu përgjigja se “debate të forta kemi kur flasim për Interin dhe Milanin”. Ai më thotë: “Mos i thuaj që je me Milanin, sepse ka rënë shumë si skuadër, thuaj që je me Juventusin se ajo fiton”. Me Milanin kam qenë për shkak të holandezëve të famshëm në vitet 90’” – do të pohonte Meta.

Por dashurinë e vjetër për Milanin duket se e ka zënë një tjetër në Europë, …skocezët e Celtic. Gjatë një vizite në Sarajevë në korrik të 2019-ës ai ndeshi një grup tifozësh të këtij klubi në prag të ndeshjes eliminatore të Champions League.

U duk si dashuri me shikim të parë. Prej asaj kohe Meta mbështet vetëm këtë skuadër dhe madje mbështeti për hapjen e një “fun club” të skocezëve në Tiranë.


I renditëm këto kalime të Ilir Metës nga një skuadër në tjetrën pa asnjë qëllim, vetëm se tifozët e vërteë thonë se skuadra e zemrës mbrohet ashtu si një President i vërtetë mbron Kushtetutën. Hail Hail! ©LAPSI.al



7 Comments

  1. ky eshte nje koqe kandari. provincial qe sle rob ne rruge pa ndaluar pernnje foto per tu dukur gjoja ‘popullor’. tipik fshatar me komplekse inferioriteti

    1. ky eshte krimineli numer 1 i shqwiperise e lapsi i ben reklame kujdes miq krimineli nuk eshte i djathte as i majte por eshte kri9minel

  2. Ky eshte gjithmone me ate qe fiton,thjeshte njeri qe shikon interesin vetjak,njeri pa shtylle kurrizore dhe i babezitur per leke….

  3. ME SHUME SE PRESIDENT ME DUKET NJE TIFOZ DHE QOKIST I MIRE . NUK FITOHET ME LEKAKULIZEM DHE LARAMANIZEM O META.

  4. po cuditem me lapsin qe po percan opoziten. vetem nese se ka me porosi… o lapsi keshtu te percare do fitojme ne ??????????????? mendohu mire ca flet. je politik jo portal poezish, barcaletash, mendimesh, apo preferencash sportive

  5. Like floriri ka ne zemer vetem emrin e nje skuadre. Ate te skuadres se Sillos Gradecos. Po Llllapssoss nuk i shkruan se pjese e sistemit like-sillo.

  6. djali i tij Shkëlzen Berisha dhe gruaja e tij “blogere mode”, shijojnë pushimet në një vilë luksoze përballë Korfuzit, që kushton 2 mijë euro nata, dhe ndryshe nga miliona shqiptarë që nuk kanë mundësi të shkojnë në Greqi, ata kaluan të dielën mbrëmje në Korfuz, duke udhëtuar me Jahtin luksos privat në dispozicion të tyre për një natë.

    Greqia lejon nga Shqipëria vetëm milionerë me jahte luksoze pa karantinë. Dhe i vetmi që e ka përdorur këtë të drejtë është djali i Sali Berishës, një miliarder i padeklaruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *