• |
ide | kryesore

TikTok akuzon Facebook për plagjiaturë

Paparazzi, Slider



ByteDance, kompania kineze që zotëron TikTokun, akuzoi Facebook për “plagjiaturë dhe njollosje”.

Kompania  me qendër në Pekin tha se “është e angazhuar për t’u bërë një kompani globale”, por është përballur “më të gjitha llojet e vështirësive komplekse dhe të paimagjinueshme”.Këto përfshijnë një “mjedis të tensionuar politik ndërkombëtar, përplasje, konflikt me kultura të ndryshme dhe plagjiaturë dhe njollosje të konkurrencës nga Facebook”. ByteDance nuk e shtjelloi më tej deklaratën.ByteDance bëri publike deklaratën përpara se Microsoft të konfirmonte se është në bisedime për të blerë TikTok. Drejtori i Përgjithshëm i Microsoft, Satya Nadella, bisedoi me presidentin Donald Trump në lidhje me një blerje të mundshme të TikTok në SH.B.A. TikTok është përballur me akuza të shumta nga Uashingtoni për mbledhjen e të dhënave të përdoruesve amerikanë për t’u përdorur nga qeveria kineze, por platforma e ka mohuar vazhdimisht këtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *