• |
ide | kryesore

Zjarr në pyjet e Zhulatit në Gjirokastër, flakët favorizohen nga era

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër zjarr ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme në fshatin Zhulat. Flakët vijojnë edhe sot, të favorizuara nga era.

Zjarri dyshohet se është vendosur qëllimisht për hapjen e kullotës. Ndërkaq operacioni i shuarjes është i vështirë për shkak të terrenit të thyer.

Forcat zjarrfikëse, punonjës të pyjeve dhe banorët po bëjnë çdo përpjekje për shuarjen e flakëve.

Dy javët e fundit ka pasur një shtim të rasteve të zjarrvënies në kullota, problematikë shqetësuese dhe e përvitshme. Janë regjistruar gjatë kësaj periudhe 20 vatra zjarri dhe janë 3 ha kullotë e djegur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *