• |
ide | kryesore

Anglezët e çuditshëm/ karton i verdhë për futbollistët që kolliten në fushë

-Instant, Arkiva, Sport



Anglia është vendi që shpiku futbollin dhe risitë më të mëdha në këtë sport vinë gjithmonë nga ky vend.

Në kohë pandemie futbolli ka ndryshuar shumë, por së fundmi në ishull për shkak të Koronavirusit kanë menduar për diçka vërtet speciale. Federata Angleze e Futbollit ka vendosur se nëse një lojtar kollitet qëllimisht në afërsi të kundërshtarit ose gjyqtarit të takimit, atëherë ai do të ndëshkohet me kartonin e verdhë.

Kjo për të respektuar masat anti-Covid dhe shikohet nga specialistët si një masë shumë e mirë për tu vendosur.

Gjithashtu në sezonin tjetër do të lejohen pesë zëvendësime brenda 90 minutave dhe jo më tre.

Kjo fillimisht u vendos në muajin maj kur filloi futbolli, në mënyrë që të shmangeshin dëmtimet e futbollistëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *