• |
ide | kryesore

Dua Lipa dhe Ava Max, në mesin e artisteve më të dëgjuara në Spotify

-Instant, Paparazzi, Slider

Artistet shqiptare tashmë kanë pushtuar tregun muzikor ndërkombëtar me projekte e hite të shumta, me të cilat kanë zënë vendet e para në top – listat më të famshme në botë.

Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max janë këngëtaret me prejardhje shqiptare që kanë bërë krenarë të gjithë me sukseset e tyre.  Megjithatë, Dua dhe Ava Max këtë herë janë renditur në top 10 artistet më të dëgjuara në platformën ‘Spotify’. Në një listë të publikuar nga Spotify Daily Data, shihet se me datë 1 gusht, Dua qëndroi në vendin e tretë me dëgjime në platformë, menjëherë pas yllit Billie Eilish. Ndërkohë Amanda Koci (emri i vërtetë i Ava Max) qëndronte në vendin e dhjetë, menjëherë pas Rihannas, e cila zinte vendin e nëntë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu