• |
ide | kryesore

Edhe zv.kryeministri i Kosovës pozitiv me Covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka njoftuar se është infektuar me COVID-19.

Ai tha se nga momenti që është testuar për COVID-19 është futur në izolim.

Të dielën, më 2 gusht, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19. Hoti ka thënë se do të vazhdojë punën nga shtëpia.

Nga 13 marsi deri më 4 gusht, janë regjistruar 9 049 raste me koronavirus. Prej tyre, 256 pacientë kanë vdekur dhe 4 989 janë shëruar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *