Një shpërthim gjigand trondit kryeqytetin e Libanit, Bejrutin.
Raportohet për 78 viktima dhe 4000 të plagosur deri tani, pas shpërthimit në një fabrikë fishekzjarresh në portin e qytetit. Autoritetet kanë thënë se sasitë e mëdha të nitratit të amonit që ishin në port janë bërë shkak për shpërthimin, megjithëse deri më tani shkaqet janë ende të pakonfirmuara.
Ministri i shëndetësisë në Liban ka thënë se ka shumë të lënduar dhe dëme të mëdha.
Izraeli ka mohuar përfshirjen në përshkallëzimin e tensioneve me grupin e Hezbollah, përgjatë kufirit jugor të vendit.
Shpërthimi vjen pak ditë para se një Gjykatë e Kombeve të Bashkuara të marrë vendim për vrasjen e ish kryeministrit të vendit Refik Hari.

Disa milje më larg shpërthimit, njerëz në Qipro pretendojnë se kanë dëgjuar jehonën e tij. Ndërtesa janë shëmbur në Liban, ndërsa ato që qëndruan kanë ballkone të rrëzuar, tavane të thërrmuar dhe dritare të shkatërruara kudo.
Aeroporti i Bejrutit, gjashtë milje larg portit ka pasur dëmtime. Në godinat e tij, tavanet kanë rënë.
#BREAKING – Video shows a demolished city block in #Beirut, #Lebanon, following a MASSIVE explosion. pic.twitter.com/L7IHAnWywn
— SV News 🚨 (@SVNewsAlerts) August 4, 2020
Guvernatori i portit i tha gazetarëve se ai nuk e di arsyen e shperthimit gjigand por se kurrë nuk kishte parë një shkatërrim të tillë, të cilin e krahasoi me skenat e Hiroshimës në Nagasaki.
Libani është i përfshirë nga tensionet politike. Gjatë periudhës së fundit janë organizuar demonstrata kundër qeverisë duke kërkuar përmirësimin e situatës më të rëndë ekonomike që nga lufta civile 1975-1990.

#BREAKING – Injuries in #Beirut, #Lebanon are "in the thousands", per local media.
Video shows the MASSIVE explosion in slow motion. pic.twitter.com/btwPiDmIlo
— SV News 🚨 (@SVNewsAlerts) August 4, 2020
#BREAKING – Aftermath of #Beirut, #Lebanon’s MASSIVE explosion.
Overehelmed hospitals turning injured away and appealing to citizens to donate blood for the wounded.
Follow @SVNewsAlerts for continued coverage on the events. pic.twitter.com/fFiScw5xYN
— SV News 🚨 (@SVNewsAlerts) August 4, 2020
Tashmë është një situatë kaotike në spitalet e Bejrutit, persona të shtrirë përtokë e me gjymtyrë të thyer që kërkojnë ndihmë. Deri më tani raportohen 50 të vdekur dhe qindra të plagosur. Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit dhe i vetmi synim është që të shpëtohen sa më shumë jetë të mbetura në rrënoja dhe pikërisht në depo ku zjarri vazhdon të jetë aktiv akoma.