• |
ide | kryesore

France Football zbulon prapaskenat/ Ronaldo donte të braktiste Juventusin për PSG

-Instant, Arkiva, F1, Sport



Cristiano Ronaldo ishte duke bërë plane për një transferim te Paris Saint-Germain para se gjithçka në botën e futbollit të komplikohej nga përhapja e virusit Covid-19.

Sipas revistes së kësaj të marte, France Football, Ronaldo nuk ishte i impresionuar aspak nga paraqitjet e Juventusit, të cilit ylli portugez 35-vjeçar, iu bashkua në vitin 2018.

France Footbal  në një shkrim të titulluar “Ronaldo, Parisi në kokë”, pretendon se sulmuesi dëshironte kalimin në PSG pasi ëndërronte të luante përkrah Neymarit me të cilin ka një shoqëri të mirë dhe Kylian Mbappes, që e pëlqen shumë.

Parisi gjithashtu thuhet se mbetet një vend i veçantë për Ronaldon sepse pikërisht në kryeqytetin francez ai arriti ta fitojë trofeun e Kampionatit Evropian me Portugalinë në vitin 2016.

Ronaldo raportohet të ketë qenë i irrituar me Juventus në tetor të vitit të kaluar, pas ndeshjes të Ligës së Kampionëve kundër Lokomotiv Moskës, të cilën bardhezinjtë e fituan me rezultat 2:1.

Sulmuesi portugez nuk kishte shënuar apo asistuar në atë paraqitje jobindëse të Juventusit dhe ai thuhet se e kuptoi në atë ndeshjes se Juventusi nuk merr po aq vëmendje sa Real Madridi apo klubet e Premierligës.

Për këtë arsye ai thuhet se filloi ta mendonte largimin nga Juventusi dhe ta formonte një partneritet të rrezikshëm në sulm me Neymarin dhe Mbappen në PSG.

Megjithatë, pandemia Covid-19 i ka shuar gjasat që një transferim i tillë të ndodhë pasi edhe PSG-ja, si klubet e tjera evropiane, është në krizë financiare, dhe s’mund ta përballojë transferimin e Ronaldos. Por megjithatë, largimi nga Torino, ku sulmuesi thotë se nuk është as i lumtur dhe as i trishtuar, nuk mund të quhet një dosje e mbyllur. Ai do të varet shumë nga rezultati i Juves në ligën e kampioneve, nga e ardhmja e Maurizio Sarrit, si dhe nga blerjet që klubi piemontez do të bëjë për sezonin e ri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *