• |
ide | kryesore

HETIMI/ 71 vjeçari në Prezë mund të jetë vrarë gabimisht

-Instant, Lajme, Të fundit



Ende nuk është gjetur asnjë konflikt në të skuarën e 71-vjeçarit Abdulla Budlla, që u vra në Prezë të Tiranës natën e kaluar. I moshuari nuk kishte precedent penal dhe nuk është i përfshirë në ndonjë konflikt dhe kjo i ka bërë prokurorët të mendojnë se ai mund të jetë vrarë gabimisht.

Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që autorët të kenë ngatërruar objektiv, ndërsa për autorët e ngjarjes nuk ka asnjë gjurmë.

71-vjeçari punonte si taksist pa licencë dhe fqinjët e përshkruajnë si një njeri të qetë dhe pa konflikte, shkruan Klan.

I moshuari ishte babai i 3 djemve, dy prej të cilëve punojnë jashtë shtetit. Pikërisht ndonjë konflikt që mund të kenë djemtë e tij, mendohet si një nga pistat e vrasjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *