• |
ide | kryesore

HISTORIA/ Si e izoluan socialistët Shullazin në qelinë e “Bis41”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ka kohë që nuk s’shihet dhe s’përmendet emri i Emiljano Shullazit nga titujt kryesorë të mediave. Pak vite më parë, panorama ishte goxha ndryshe.

Dëgjoheshin të shtëna me armë diku nëpër Tiranë, përmendej Shullazi. Një biznesmen denonconte për gjobëvënie, dyshohej Shullazi. Përplaseshin pronarët e Hotel Vollgës në Durrës, e zgjidhte Shullazi. Kishte zgjedhje në universitete, prap Shullazi edhe atje. Deri tek emërimet në polici përflitej emri i këtij njeriu, si shëmbëlltyrë e krimit, që qëndronte mbi ligjin.

Por dy ditë me parë, i forti, që dikur sundonte Tiranën, u ankua se po e mbyllnin padrejtësisht në qelitë e sistemit “Bis 41”, një regjim i ri i vuajtjes së dënimit, shumë më i ashpër dhe i rëndë, një burg brenda burgut.

Për të penguar çdo komunikim me jashtë, të burgosurve u ndalohet kontakti me familjarët dhe çdo bisedë është e regjistruar. Kanë mundësinë e një telefonate 10 minutëshe në muaj, edhe ajo e regjistruar. Në qeli u ndalohet çdo objekt personal qoftë edhe stilolaps, blloqe apo lekë. Të burgosurit janë aq të vëzhguar sa është e pamundur të komunikojnë mes njëri-tjetrit, të gatuajnë apo të shkëmbejnë objekte.

Shullazi dhe 4 bashkëpuntorët e tij ishin ndër të parët që u përzgjodhën nga SPAK dhe Ministrja e Drejtësisë.

ANKESA E AVOKATIT TE SHULLAZIT

Avokati Vladimir Meçi e quajti një shoë propagandistik, përzgjedhjen e klientit të tij. Por në ndryshim nga koha kur Shullazi ishte në qendër të vëmëndjes mediatike, tashmë pakkush është i interesuar t’i japë zë ankesave të një të dënuari për krime të rënda.

“Ka me dhjetëra të dënuar si pjesëtar të organizatave kriminale dhe çuditërisht zgjidhet Emiljano Shullazi në kushtet që jo vendimi gjykimi në shkallën e parë është kryer në një presion të madh në shkelje të prezumimit të pafajësisë, edhe veprat për të cilat ai është dënuar nuk janë të tilla që të bënin që SPAK apo ministrja e drejtësisë të nxirrte një urdhër të tillë. Urdhri është blanket se nuk ka asnjë të dhënë konkrete për aktivitetin e kundërligjshëm që pretendohet nga ministria, është fshehur pas shkresave që kanë shënimin konfidenciale “sekret shtetëror”.

Vladimir Meçi 2 korrik 2020

Emiljano Shullazi është izoluar bashkë me katër anëtarë të tjerë të grupit, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zeka dhe Gilmando Dani. Grupi është brenda qelive të sistemit të ri dhe nuk ka më asnjë kontakt me jashtë, njësoj si mafiozët e Cosa Nostra, nën një sistem izolimi, që rëndon më shumë se çdo burg tjetër në vend.

SHULLAZI DHE TAHIRI

Lidhjet e Shullazit me botën e krimit janë të hershme, ndërsa një ndodhi që e lidh me politiken, është ajo e vitit 2011. Gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, Shullazi prishi një takim të socialistëve, që zhvillohej pranë banesës së tij.

Në atë kohë, Besnik Bare dhe Vasilika Hysi që merrnin pjesë në takim e denoncuan në polici.
Erzen Breçani, asokohe ish-nendrejtor i Policisë së Tiranës e arrestoi personalisht dhe këtë e ka treguar gjatë emisionit Opinion.

“Dy deputetë të PS¬-së, Besnik Bare dhe Vasilika Hysi, më kërkuan arrestimin e tij. Pasi u thashë që të bënin kallëzim, shkova dhe e arrestova me iniciativë të lirë, pa pyetur Prokurorinë. Kam qenë me automjetin tim dhe s’pata asnjë problem”

Erzen Breçani, 18 prill 2016, Opinion

Por pas këtij incidenti, duket se qasja e Shullazit me socialistët ndryshon kryekëput. Më saktësisht, përflitet një marrëdhënie e ngushtë bashkëpunimi mes tij dhe Saimir Tahirit, që me kalimin e viteve u forcua. Vetëm një njeri ka dëshmuar se i ka parë bashkë Saimir Tahirin dhe Emiljano Shullazin. Ai është Erzen Breçani, ish nendrejtor i Policisë së Tiranës dhe momenti kur i ka parë bashkë ishte dita e zgjedhjeve.

“Mbaj mend që salla operative njoftohet nga një person që pjestarë të bandës së Emiliano Shullazin po lëvizin me flamuj të Partisë Socialiste dhe LSI nëpër rrugët e Tiranës. Organizova forcat e policisë, sepse nuk lejohet ditën e zgjedhjeve reklamimi i simboleve të partisë. Cfarë ndodhi atë ditë? U shoqëruan 12 persona në 3 makina. Me ta ka qenë edhe Gilmando Dani. Janë shoqëruar dhe janë mbajtur për 10 orë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në atë kohë isha zv.drejtor i policisë në Tiranë. Dhe filluan, dihet telefonatat: Pse i mban ato? Pse i mban atë? Kam pas dhe një telefonatë atë ditë edhe nga Shullazi, që ishte në procedim penal nga prokuroria. Dhe duhet përmendur që është shumë e rëndë që një person që është në procedim penal të kryejë një vepër penale. Dhe telefonata që më është bërë është e regjistruar. Më tha: Pse i ke shoqëruar ata? Ata nuk kanë armë. Nuk kanë asgjë. I thashë: Kisha ndërmend t’i procedoj dhe t’i mbaj një orë, tani do t’I mbaj 10 orë se ma lejon ligji, dhe 10 orë i kam mbajt. Po atë ditë në darkë kam lëviz duke kontrolluar shërbimet, se ishte një gjendje jo e mirë. Dhe është e vërtetë. E kam parë para njësisë bashkiake numër 6, Saimir Tahirin dhe Emiljano Shullazin. Sa u afrova unë, u larguan. Ishin para njësisë bashkiake numër 6, ishin bashkë. Saimir Tahiri ishte me kryetarin e njësisë nr.6, ky ishte aty afër”

Erzen Breçani, 16 prill 2018, Opinion

Akuzat për dyshen Tahiri-Shullazi qenë të panumërta gjatë mandatit të parë të Rilindjes.
Problemi qe se Tahiri i kishte hyrë politikës, i ndërgjegjshëm për kostot që vinin bashkë me postin e Ministrit të Brendshëm, kurse Emiljano Shullazi nuk e kishte llogaritur vëmëndjen negative të politikës dhe të medias.

AKUZAT PUBLIKE

Jehona e “bëmave” të Emiljano Shullazit erdhi ne rritje bashkë me ngritjen e Saimir Tahirit në nivelet e larta të qeverisjes. Dyshja u vu në qendër të vëmëndjes saqë në nëntor të 2015, Sali Berisha tregonte se vetë Emiljano Shullazi i referohej Saimir Tahirit si “Saje qorri”.
Kjo ishte arsyeja që edhe vetë ish kryeministri nuk e ndali këtë pseudonim për ish Ministrin e Brendshëm në publik.

Nga selia e Partisë Demokratike, akuzat për dyshen Shullazi-Tahiri ishin të pandalshme. Pas një atentati në Kashar, Berisha do ta komentonte në këtë mënyrë, marrëdhënien mes të dyve.

“Njëri nga tre të plagosurit është edhe kreu i bandës, miku me kokë i Sajmir Tahirit, Emiliano Shullazi, me të cilin Tahiri drekon dhe darkon rregullisht, madje dhe e përdor kundër të vetëve që guxojnë ta sulmojnë Tahirin për paaftësi, lidhje me krimin, lokalizëm, etj., etj”

SALI BERISHA, JANAR 2015

“Krerët e policisë me të cilët ai drejton, janë të gjithë një hartë interesash kriminale, të promovuar në postet kyçe nga Shullazi, prej besnikërisë që kanë treguar ndaj tij”

DEKLARATA E PD, MAJ 2016

Si të mos mjaftonte zëri i opozitës, nga ambasada amerikane, mesazhet ishin konstante. Shullazi ishte në qendër të vëmëndjes dhe akuzat për të ishin trendy.

“Emiljano Shullazi është një emër i akuzuar për trafik droge. Është akuzuar haptazi për trafikim të vazhdueshëm dhe vrasje, por nuk është dërguar para drejtësisë”

DONALD LU, NENTOR 2015

KËRCËNIMI I BASHËS

Nën presion e shtuar të opozitës, të ambasadës amrikane dhe të medias, i forti i rrugës së Kavajës bën një hap fals. Në mënyrën e tij iu përgjigj direkt kreut të Partisë Demokratike. Në janar të vitit 2015, deputetetja e atëhershme e PD, Voltana Ademi bëri një denoncim në prokurori për Emiljano Shullazin.

Sipas kallëzimit, Voltana Ademi kishte qenë në një lokal pranë “21 Dhjetorit”, në Tiranë nën shoqërine e miqve të saj, kur edhe ka ndodhur ngjarja.

“Une po vishja pallton për të dalë kur një person i panjohur m’u afrua dhe më tha: Emiljano Shullazi ka dy fjalë me ty. Pastaj u afrua personi tjetër, i cili më tha: Thuaj kryetarit tënd Basha, as të mos tentojë të ma përmendë emrin. Thuaji as të mos guxojë të dalë në papafingo”

Voltana Ademi janar 2015

Shullazi u mor në pyetje në prokurori, por nuk pranoi asgjë. Ky veprim ishte përtej vijës së kuqe dhe tregues i dy simptomave: E para, se Shullazi ishte nën presion të fortë nga përmendja e emrit në publik dhe e dyta se ai gëzonte një mbështetje të fortë, e cila e shtynte të çonte kërcënime drejt kreut të opozitës.

Ministria e Brendshme miratoi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të vendosur mbrojtje ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetes së kësaj partie, Voltana Ademi.

ARRESTIMI

Arrestimi i Emiljano Shullazit erdhi pas presionit te fortë të prokurorisë në prill të vitit 2017. Sapo ishte bërë publik kërcënimi i Mynyr Konit, rektorit te Universitetit të Tiranës. E kishin marrë në makinë duke e kërcënuar në emër të Emiljano Shullazit, që të tërhiqej nga rikandidimi.

Nën pretekstin e marrjes në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Shullazi u thirr për një formalitet të thjeshtë. Nuk e mendoi se nga ai moment do të kalonin vite para se të dilte nga qelia.

Më pas iu shtuan akuzat për gjobëvënie, shkatërrim prone me eksploziv, armëmbajtje pa leje dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Në nëntor të vitit 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiliano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg.
Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.

Në ndërkohë ndodhi edhe rënia e Saimir Tahirit nga majat e qeverisë në një përballje me drejtësinë për akuza të rënda si ato për trafik ndërkombëtar droge dhe grup të strukturuar kriminal. Gjyqi i Tahiri vazhdon ende.

KERKESA NGA QELITE E “BIS41”

Ankesat e avokatit Vladimir Meçi ranë në vesh të shurdhër. Ditën tjetër kur ai shkoi të takohej me klientin e tij, takimi qe i pamundur. Nuk i mbetej tjetër vetëm të thërriste gazetarët dhe të denonconte kësaj radhe se nuk e kishin lënë të takohej me Shullazin.

“Ne shkuam të takojmë klientët tanë që tashmë janë futur në regjimin e posaçëm. Edhe për të nënshkruar ankimet kundër ministres së Drejtësisë. Nuk u lejuam nga administrata e burgut që të futemi brenda. Nuk ka u dha asnjë shpjegim”

Vladimir Meçi 3 korrik 2020

Ku gaboi kreu i një prej bandave më famëkeqe gjatë mandatit të parë të socialistëve? A ishte i destinuar të rrëzohej bashkë me Saimir Tahirin, për shkak të luftës së brendshme në Partinë Socialiste?

Shullazi ende shpresojnë në pafajësi dhe ka apeluar vendimin e gjykatë. Në anën tjetër, duket se goditjet që ka marrë në mandatin e dytë të socialistëve, po kërkon t’i japë përgjigje duke folur në media. Në fund të fundit, nëse i referohemi Saimir Tahirit, gjithkush ka të vërtetat e tij dhe e vërteta duhet zbardhur edhe sikur të jesh në qelinë më të largët të burgut./Lapsi.al



4 Comments

  1. Siç provon ky dokument, Partia Demokratike ka kërkuar përmes firmës së lobimit që të realizojë një telefonatë me Matthew Palmer, zëvendës ndihmës sekretar i shtetit amerikan me qëllim një vizitë në SHBA. Kërkesa e PD për të kontaktuar me Palmer regjistrohet në 11 Qershor të këtij viti, vetëm 6 ditë pas marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore në vend.

    Nga deklarimet e kompanisë rezulton se në 19 Qershor të këtij viti, PD i ka paguar asaj, faturën e shërbimit prej 30.000 dollarësh.

    Kujtojmë që në 10 mars të këtij viti, kur bota dhe Shqipëria po përballej me pandeminë e covid19, PD nënshkroi një tjetër kontratë me “Sonoran Policy Group”, sipas së cilës do t’i paguante kompanisë plot 60 mijë dollarë

    1. O robot, kur do kesh bateri ndonje dite te me rruash pak k@rin?
      Po ndonje poezi per Aneten ke bere?

  2. Dmth socialistet e izolojne Milin ne bis41 dhe lapsi po mundohet me na mush mendjen sesa miq qekat socialistat me Milin.
    Sa per dijeni te lapsit, Mili ka pas qene zar i vogel qe shiste pesce te rr Kavajes. Ishte shefi antidroges Tiranes (miku Erzen Brecanit) qe e ndihmoi Milin te bohet ky qe u bo sot.

  3. djali i tij Shkëlzen Berisha dhe gruaja e tij “blogere mode”, shijojnë pushimet në një vilë luksoze përballë Korfuzit, që kushton 2 mijë euro nata, dhe ndryshe nga miliona shqiptarë që nuk kanë mundësi të shkojnë në Greqi, ata kaluan të dielën mbrëmje në Korfuz, duke udhëtuar me Jahtin luksos privat në dispozicion të tyre për një natë.

    Greqia lejon nga Shqipëria vetëm milionerë me jahte luksoze pa karantinë. Dhe i vetmi që e ka përdorur këtë të drejtë është djali i Sali Berishës, një miliarder i padeklaruar.Shpellkare namyti ke vazhduar te pallosh motren e vajzen se gruan ta qijne shpellkaret e pd,shtojeni rracen e qelbur cecen se salihu nuk ja u jep supen e darkes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *