• |
ide | kryesore

John Terry detyron Wayne Bridge të zhvendoset

-Instant, Paparazzi, Slider



Siç transmetojnë The Sun dhe The Mirror, ish-qendërmbrojtësi i Chelseat dhe gruaja e tij, Toni, kanë shpenzuar 4.35 milionë funte (4.83 milionë euro) për rezidencën e re, e cila është vetëm disa minuta ecje në këmbë larg ish-mbrojtësit të krahut në Surrey.

Padyshim se Terry nuk do të ftohet për kafe nga ish-bashkëlojtari i tij, mirëpo do të jetë shumë e vështirë që ata të mos takohen në lagje. Në ndërkohë, raportohet se Bridge dhe gruaja e tij, Frankie, e kanë nxjerrë në shitje rezidencën e tyre në vlerë prej 5.5 milionë funtesh (6.1 milionë euro). Ndoshta është rastësi e pastër vendimi i çiftit për ta ndryshuar lokacionin e vendbanimit, mirëpo mediat e kanë lidhur me të kaluarën e dyshes.  Terry dhe Bridge kanë qenë bashkëlojtarë te Chelsea dhe te Anglia, mirëpo raportet e tyre u prishën kur u raportua se kapiteni i Bluve kishte fjetur me të dashurën e atëhershme të Wayne, Vanessa Perroncel, me të cilën kishte qenë në lidhje katërvjeçare dhe kanë një djalë bashkë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *