• |
ide | kryesore

“Ka spitale psiqiatrike për sharlatanët”/ Skënder Brataj replikon me Altin Goxhajn për Covid

-Instant, Lajme, Të fundit



https://www.facebook.com/joqalbania/videos/299935851329836

Avokati Altin Goxhaj ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, duke thënë se ishte caktuar nga kryeministri Edi Rama, që të bënte si i sëmurë me COVID-19 dhe pse ishte si kokrra e mollës. Goxhaj gjithashtu doli kundër deklaratave të Brataj për rrezikshmërinë e gripit të stinës.

“Rama ka caktuar Skënder Bratajn që bënte sikur ishte me Covid, por si kokrra e mollës. Ky tha se duhet të kemi frikë gripin e stinës“, shprehej Goxhaj dy ditë më parë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bratajt, i cili e ka quajtur Goxhajn, ‘mashtrues’ dhe ‘sharlatan’, ndërsa i kërkon provat mbi të cilat është bazuar për deklaratën e tij. Në një postim në Facebook, Brataj shkruan, se ndihet i ofenduar, ndërsa shton se askush nuk ka të drejtë t’i përmendi emrin.

Më tej kreu i Urgjencës Kombëtare, vijon duke thënë, se më frikë sesa gripin e stinës, njerëzit duhet të kenë viruse si puna e Goxhajt. Brataj ka kërkuar nga avokati që të mos luajë me shëndetin e shqiptarëve dhe e uron që të mos e provojë kurrë infektimin nga COVID-19.

Reagimi i plotë i Brataj

STOP SHARLATANËVE, STOP MASHTRUESVE PARA SE TË JETË VONË!
JETA ËSHTË MË E SHTRENJTË SE ÇDO PËRFITIM TJETËR!

Çfarë gjeta sot në media!! “Avokati i njohur hedh akuzat e rënda, zbulon mashtrimin e madh me koronavirusin në Shqipëri: Ja kush e urdhëroi Skënder Bratajn që bënte sikur ishte me Covid-19”.

Ku e zbulove? Ku i ke dëshmitë, ku i ke provat? Ku e ka llogjikën? Po ty kush të urdhëron të mashtrosh, kush ta jep të drejtën të përmendësh emrin tim? Jam i indinjuar, jam i ofenduar, jam i lënduar, jam i lodhur, jam i skandalizuar se si në vitin 2020 çdo sharlatan mund të shkruaj dhe të mashtroj, çdo pseudoprofesionist ti tregoj vendin profesionistit, çdo përfitues mund të përdori emrin e kujtdo vetëm për pëlqime netëoku?

Shqipëria ka spitale psikiatrike të mjaftueshme për sharlatanët e të gjitha llojeve, këta njerëz të vegjël që pasi kërkojnë popullaritet drejtohen drejt partive të vjetra dhe të reja, drejt listave për pushtet sa herë që flitet apo afrohen zgjedhjet. Njerëz që nq C.V e tyre në të cilat nuk mbarojnë konsulencat me shtetin shqipëtar, anëtar bordesh për përfitime ekonomike-financiare! Njerëz që njohin lojrat e të gjitha llojeve, të pushtetit, të përfitimit, të futjes në çdo skut të përfitimit.

Intelektual dhe popull shqipëtar ka ardhur koha të ndahet e vërteta nga mashtrimi, profesionisti nga gjithollogu, të ndahen të shkolluarit nga diplomat e blera që e kanë masakruar këtë vend. Njerëz që mbjellin mosbesim, konfuzion me qëllim, me arrogancë dhe ulërima, njerëz që përdorin çdo fjalor të ndyrë, njerëz që nuk di nëse e kanë dëgjuar ndonjëher fjalën EDUKATË!

Sot në media në titullin e sipërpërmendur të shkruhej se:

“Rama ka caktuar Skënder Bratajn që bënte sikur ishte me Covid, por si kokrra e mollës.

Ky tha se duhet të kemi frikë gripin e stinës”.

Po e thashë se gripi i stinës do ti bashkohet SarsCov2 dhe e rrezikon më shumë jetën tuaj!
Por ajo që dua tju them JU është se keni të drejtë! Ne nuk duhet të kemi aq frikë nga gripi i stinës, duhet të kemi frikë nga VIRUSET SI JU! Unë jam mjek dhe nuk ma nxë goja të them e provovofsh Covidin! Ju them se është shumë e thjeshtë, pyet 172 famijle që kanë humbur të dashurit e tyre nga kjo sëmundje, pyet 3031 veta që për fatin e mirë janë shëruar, pyet 2417 persona aktiv të infektuar, pyet 122 që janë të shtruar në spital, pyet 23 pacient në terapi intensive, pyet 7 pacient(më fal, nuk i pyet dot) se janë të intubuar që po luftojnë me vdekjen. Nuk të njoh personalisht dhe nuk dua tju njoh! Ju zotëri që nuk më njihni, nuk besoj se jemi takuar ndonjëher, ku e dini që më ka caktuar Rama? Pse mendoni që unë nuk u sëmura? Pse nuk kënaqeni që u shërova? Çfarë prisnit, të vdisja dhe të kënaqeshit?

Besoj se puna, mjekësia dhe zoti më shpërblyen, ato më shpëtuan, unë u shërova, ato mendojnë se mund tju nevojitem edhe juve në të ardhmen!m Këtu nuk diskutohet vetëm jeta ime, këtu diskutohet jeta e shqipëtarëve. Unë të uroj të mos e provosh. Por unë të kërkoj të mos luash me shëndetin e shqipëtarëve, të mos mashtrosh, unë të kërkoj të heshtësh, ti nuk je mjek, ti nuk e di për çfarë po flet. Kjo është detyrë e armatës së mjekëve dhe infermierëve, kjo është detyrë e personelit mbështetës, kjo është detyrë e shëndetësisë që e dinë shumë mirë për çfarë flasin! Këta njerëz që shkojnë çdo ditë në punë nuk e dinë a do të kthehen të pa infektuar në familje.

Ti avokat, ti gjithollog, ti keqdashës, ti shoqëri INCIVILE, mjaft me llogjet tuaja bajate, mjaft me mashtrime, mjaft me emrat tanë se nuk kemi kohë të merremi me ju. Duam të shpëtojmë jetë njerzish, duam të ruajmë shëndetin e shqipëtarëve. Ju institucione shtetërore ju lutem, ndalojini këta njerëz që po luajnë me jetët tona, ju media nëse keni përgjegjësi pozicionohuni kundër këtyre viruseve të pa zhdukshëm! Ti populli im, ruaj shëndetin tënd dhe të familjes, ruaj shëndetin e shqipëtarëve, ndaloji këta përfitues të pa mëshirshëm. Kush luan me shëndetin nuk ka kufij njerëzor, nuk ka humanizëm! Si mund të lihen të lirë?

Ti populli im të lutem:
Vendos maskën në ambientet e mbyllura
Ruaj distancën
Zbato rregullat e higjenës
Mos lejo sharlatanët të venë në rrezik jetën tënde!

Dr.Skender Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare u prek nga COVID-19 gjatë muajit mars. Ai qëndroi i vetëizoluar në shtëpi për 22 ditë, për shkak se nuk kishte simptoma të rënda.



18 Comments

  1. More “doktor” Brataj, o i shitur maskara! Ne psikiatri duhet te shkosh ti me Ramen, qe po e mashtroni e talleni me kete popull, qe e kycet brenda e i shkaterruat ekonomine, akoma keni edhe goje e flisni.

    Av. Goxhaj eshte nje djale trim qe nuk flet kot, ishte ai qe ngriti zerin i pari kunder Sorrosit dhe sherbyesve te tij ne Shqiperi, dhe ti “doktor” je nje idiot i dobishem per qeverine, asgje me teper. Nje sahanlepires!!

    P.S. Dhe “zoti” shkruhet “Zoti” more i pafe “doktor”!!

  2. A mund ta thote kush se cfare pune ka bere ne spiyalin ne Torino z. Brataj? Ka zera qe thone gjera te ndryshme. Rilindja menjehere e caktoi drejtor te urgjences. Cfare eksperience ka sjelle nga Torino? Kaq te ulet e kishte rrogen atje sa qe pranoi te kthehet ne Shqiperi nderkohe qe nga Shqiperia jane larguar me qindra e ndoshta me mijra mjeke e infermiere? E cuditshme eshte, por nese mundet ndokush te na sqaroje se cfare pune ka bere, do ishte mire.

  3. E tmerrshme. Nje nga arsyet qe gezova per Ylli Ndroqin ishte se e kishte kthyer Ora TV ne podium per keta lloj sharlatanesh. Nuk ndodh ne vendet e tjera qe televizionet kombetare tju japin hapesire tipave si Goxhaj apo ai budallai me mjeker qe dilte te Ora tek Zheji

  4. Po -ERTV-ja cfare eshte o monster mavi.Televizion i bythqireve ,i baxhellave .i hajduteve,krimineleve ,trafikanteve qee bejne- Show-per arritjet imagjinare duke ju hedhur hi syve popullit .Olangaraq muti keta televizione duhen sikterisur ,si ai i -Karo Bolinos -qe i thur lavde halenjeve te qeverise dhe nxjerr per dite fytyrat e qelbura dhe te neveritura nga shumica e popullit.

  5. E ke gabim o Klod. Liria e shprehjes eshte pikerisht per njerez qe shprehin pikepamje jo-ortodokse. Ata qe i censurojne ne perendim pervecse bejne padrejtesi duke mbrojtur lirine e shprehjes vetem per vete por jo per te tjeret (sic thote Nat Hentoff:”freedom of speech for me but not for thee”), bejne dhe autogol sepse i veshin nje lloj misteri dhe joshjeje mendimeve dhe mendjeve te cekuilibruara si te Goxhajt. Poshte censura! Njerezit e ndajne vete shapin nga sheqeri.

    1. Rrotkarizimi Nerit Part Two

      Po flet si Edi Rama kur thot pse e shani popullin se populli esht me i zgjuar dhe inteligjent nga cpandehni ju… Jeton gje ne Shqipri ti ?
      Ndajne shapin nga sheqeri thot..

      Goxhaj esht nje pall kari qe i ka ngel mendja te konspiracioni i pleqve te zionit qe pasi e hoqen nga ojf e sorosit se ishte alabak..
      Trapa te tille dolen pafund si kerpudhat ne Shqipri pas pluralizmit.

      Ndjenja konspirative i ben njerezit te ndihen te vecante dhe besojne sikur vetem ata dijne dicka te rendesishme qe populli si dine..

      1. Ja ti e kuptove qe eshte rrote kari. Pse je me i mire se te tjeret ti? Me siguri ti mendon se po, por kjo ndodh ngaqe je rrote kari. Edhe duke qene rrote kari arrin ta identifikosh nje rrote kari. Imagjino te jesh popull normal.

  6. Ne spitalet psikiatrike nuk po shtrohen ata qe jane per te shtruar si pacient me crregullime skizofrenike.crregullime bipolare ,crregullime depresive ,crregullime afektive ,me psikoza nga alkooli,me psikoza kanabinoidi,ect…Arsyeja eshte se ska spitale me psikiatrike ne Shqiperi.Jane kot sa per numer.Ky eshte realiteti.Nje shtet qe nuk arrin te menaxhoje shendetin mendore te popullates si mundet te menaxhoje pandemite dhe epidemite.Situate drastike

  7. Keni trajtuar fiks te verteten tuaj (nese jeni vete hartues) per çfare keni perfituar padrejtesisht ne kurriz te shoqerise !
    Ju sikur nuk e njihnit Avokat in….!
    Nese keni vertete sadopak njerzillek ne jetesen tuaj, mos dilni me te jepni “leksione” ne emisione qe nuk vlejne as per femije…!
    Per çfare jeni lauruar meqe e paskeni perdorur (veç servilizmit ndaj pushtetit, ne çdo hap te hedhur, ne te verteten e jetes suaj)…!

  8. te besh opozite nuk do me thene te mohosh evidencat…Ka plot mundesira te besh opozite me kete qeveri te paaftesh . Goxhaj eshte nje militant qe nuk beson as veten, dhe po te ishte i PS do ishte bashkepunetori i ngushte i Rames…Ne Shqiperi e Kosove vdesin me shume se 10 persona ne dite..Mblidhni veten..

  9. Ka fillu lufta e klasave ne variant” modern agjitacioni dhe propaģande” idjoteria b…lepirese me maska qe nuk ju besojn as vete po ja qe rrin dot pa lepire ca tju dali para ndaj pjeses tjeter qe pa dyshim jan njerzit e vertet. Pra delet kunder luanerve. po rrini o dele rehat hani nga nje tope bar se do vij dita o k….e qe as bar nuk do gjeni.

  10. Nuk i honeps teoritë konspirative të këtij Goxhajt apo edhe të disa të tjerëve si ky.
    Ama nuk i honeps edhe mjekët hipokritë e servilë të qeverisë.
    Dy pyetje do tju drejtoj o z. Brataj :
    E para, përse i bëni gjithmonë bisht pyetjeve që ju drejtohen për mungesën e testimeve ?
    Mungesa e transparencës në këtë rast , nuk ka të bëjë me të fshehtat e Hipokratit
    Shqipëria vazhdon të ngelet vendi me testimet më të pakta për pandeminë në Europë.
    Përse e fshihni këtë të vërtetë ?
    Mendoni vërtetë se keni të bëni me një popull injorant që nuk e di sesa rëndësi ka diagnostikimi i një sëmundje ?
    Së dyti, me cilësinë e shefit të emergjencës kombëtare për pandeminë, a mund të na thoni se sa shqiptarë që kanë telefonuar me numurin 127, mund të kenë humbur jetën në shtëpi, pa pasur ndihmën urgjente mjeksore e ju i përgjigjeshit se duhet të rini në shtëpi e të merni paracetofenol ?.
    E së fundi do tju këshilloja që vlerësimet për punën vetmohuese të mjekëve, (e jo tuajën se nuk më duket se hyni tek herojtë), lerjani ta bëjnë qytetarët e jo ju, sepse ju njëlloj si punëdhënësi Rama, e keni humbur besimin tek njerëzit

  11. djali i tij Shkëlzen Berisha dhe gruaja e tij “blogere mode”, shijojnë pushimet në një vilë luksoze përballë Korfuzit, që kushton 2 mijë euro nata, dhe ndryshe nga miliona shqiptarë që nuk kanë mundësi të shkojnë në Greqi, ata kaluan të dielën mbrëmje në Korfuz, duke udhëtuar me Jahtin luksos privat në dispozicion të tyre për një natë.

    Greqia lejon nga Shqipëria vetëm milionerë me jahte luksoze pa karantinë. Dhe i vetmi që e ka përdorur këtë të drejtë është djali i Sali Berishës, një miliarder i padeklaruar.

    1. mbase ke te drejte por nuk i hane nga taksat e shqipetareve si oligarket dhe qeveritaret e rames! E xke pare mercedesin e Rames apo te qeverise, ose edhe oligarkeve rreth e rreth..Une te isha si ti do kisha turp te komentoja..

      1. @e
        05/08/2020 te 10:01

        Qe ne momentin qe ben krahasim pasurish dukesh cfare niveli ke. Ti thua me mire nje hajdut qe shkon per pushime me 2000 euro nata, sesa ne hajdut me mercedes.

        Kjo injorance e ka lene kete popull kaq mbrapa.. dhe ti vazhdon te votosh per hajdutin qe shkon me pushime 2000 euro nata.

        1. O palle, ti mire qe nuk kupton por qenke edhe analfabet. Mercedes-i i Rames eshte i paguar nga taksapaguesit shqipetare nuk eshte i tij..Ai qe paguan 2000 naten sot ka plakun ne opozite..jeta ka prioritete, sikurse te besh opozite..Me popullin nuk ke pune, mos i pergjitheso gjerat. Nese ti je klluf, te tjeret nuk jane si ti..

  12. Ky Brataj ,duket qe eshte nje mut muti per derisa ne asnje asnje rast asnje problem nuk ka zgjidh nje problem emergjence. Dhe muterve si ky dhe e gjithe tufa qeneve, kur i ben noj kritike per punen qe paguhen dhe nuk e bejne , si muter qe Jane, te versulen si qen rrugesh,ne mbrojtje te vjedhjeve te tyré . Bij kurvash te vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *