• |
ide | kryesore

Katy Perry thyen heshtjen, i del në mbrojtje publikisht Ellen Degeneres

-Instant, Paparazzi, Slider



Ellen DeGeneres do të rikthehet për të drejtuar sezonin e 18-të të emisionit të saj, ndërsa hetimet mbi akuzat për një vend toksik pune vijojnë.
Emisioni po akuzohet nga ish-punonjës se ka pasur ngacmime dhe racizëm në ambientin e punës, por pavarësisht kësaj, Ellen është vendosur të rikthehet me një slogan mjaft të veçantë në këtë periudhë: “Be Kind” për sezonin e saj të 18-të.

Pretendimet më të fundit ishin se ajo do të zëvendësohej nga emra të njohur si Sean Hayes, Kristen Bell, Melissa McCarthy apo edhe mikja e saj Jennifer Aniston.
Dhe ndonëse shumë të famshëm pretendojnë se janë miq me moderatoren, askush nuk e ka mbështetur publikisht të paktën deri sot, kur këngëtarja Katy Perry theu heshtjen.

Këngëtarja shtatzënë, 35 vjeç, hyri të martën në Twitter për të lavdëruar luftën e vazhdueshme të moderatores 62-vjeçare për barazi dhe këmbënguli se ajo kishte pasur vetëm eksperienca pozitive me Ellen.

“E di që nuk mund të flas për përvojën e askujt tjetër përveç times, por dua të pranoj se kam pasur vetëm përshtypje pozitive nga koha ime me Ellen & në @theellenshow. Mendoj se të gjithë kemi qenë dëshmitarë të luftës së saj të vazhdueshme për barazi që ka sjellë”.

Më herët gjatë javës, gruaja e Ellen, Portia de Rossi theu gjithashtu heshtjen për skandalin pasi falënderoi fansat që i qëndrojnë pranë ikonës së televizionit.
Një ekip është kthyer për të punuar me shfaqjen të hënën pas pushimeve verore dhe të gjithë po punojnë nga shtëpia në mes të pandemisë Covid-19, zbuloi zëdhënësi i shfaqjes.
E gjithë puna për sezonet e ardhshme po planifikohet me udhëzime për sigurinë e koronavirusit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *