• |
ide | kryesore

Mjeku Erion Dasho: Shifrat reale janë 500-1000 të infektuar në ditë!

-Instant, Lajme, Të fundit



Mjeku Erion Dasho ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë, me pretendimin se Ministria e Shëndetësisë nuk po e menaxhon si duhet parandalimin e Covid.

Sipas tij numri real i të infektuarve është 9 herë më i lartë .

“Flasim për një situatë të dalë jashtë korntrollit. Unë mendoj që duhet të kalojmë sa më shpejt në përpjekje për ta trajtuar situatën e Covid në Shqipëri në 3 nivele: Mjeket e familjes; Spitalet bashkiake dhe rajonale dhe kujdesi terciar spitalet Covid 1 dhe 2.

Unë mendoj që futja e mjekut të familjes është i drejtë, edhe pse duhet të ishte bërë që në muajt prill-maj. Unë e kam përshëndetur vendimin që të mos futej mjeku i familjes që në muajin mars, sepse nuk kishte masa mbrojtëse dhe do të ishte një gabim i pafalshëm.

Unë kam rekomanduar edhe për përdorimin e një telemjekësie në mënyrë që mjeku i familjes të kujdeset në mënyrë virtuale për pacientët pa qenë nevojë të ketë konktakt me ta.

Nuk e di nëse janë realizuar këto masa. Di që janë bërë disa masa. Por sërish jemi mbrapa në disa të tjera. Mjeku i familjes duhet të luajë një rol të rëndësishëm në disa kategori të popullatës, sic janë edhe të moshuarit. Nuk ka ende një vizion të qartë se si kjo do të mundësohet. Faktet është që planet janë, por nuk janë zbatuar në praktikë. Pra ka munguar përkthimi në terren. Ministria nuk po arrin të menaxhojë situatën në gusht që ka më pak viruse respiratore, mendoni se çfarë do të ndodhë në vjeshtë. Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti Ekspertëve uroj që të kenë mësuar nga çfarë ka ndodhur dhe të ndërmarrin masa realiste, jo propagandë.

Urgjenca mjekësore është e tejkaluar si fazë. Nuk mund të pritet përgjigje nga kjo urgjencë. Nuk jemi në mars sot. Kemi 500-1000 mijë raste reale në ditë me infeksione, por Urgjenca nuk u përgjigjet dot në kohë. Nga të cilët diagnostifikohen dhe raportohen vetëm 100. Ndërsa në komunitet kemi 9 herë më të shumë. Jemi dobët me azhornimin e protokollit.

Shpresat për të kontrolluar Covid-in janë te vaksina. Deri në momentin që të kemi një vaksinë, këto janë të gjitha masat për të pasur një vdekshëmri sa më të ulët të jetë e mundur.

Vaksina e gripit ndihmon, pasi edhe kur nuk arrin të shmangësh plotësisht sëmundjen, por personat e kalojnë gripin me shenja më të lehta dhe kanë vdekshëmëri më të ulët” ka thene mjeku Dasho.



5 Comments

  1. U hap thesi i mashtrimeve te korones tani – “500-1000 të infektuar në ditë!”… Shif kur ti kycin prape njerzit ose ti kerkojn maska ne rruge. Duroni o popull duroni, se s’keni pare gje akoma!

    1. Mos fillo kot me komplotizma..Dihet qe cdo infektuar e diagnostikohet, ka 9 e tjere te pazbuluar. Teoria eshte verifikuar ne itali

  2. djali i tij Shkëlzen Berisha dhe gruaja e tij “blogere mode”, shijojnë pushimet në një vilë luksoze përballë Korfuzit, që kushton 2 mijë euro nata, dhe ndryshe nga miliona shqiptarë që nuk kanë mundësi të shkojnë në Greqi, ata kaluan të dielën mbrëmje në Korfuz, duke udhëtuar me Jahtin luksos privat në dispozicion të tyre për një natë.

    Greqia lejon nga Shqipëria vetëm milionerë me jahte luksoze pa karantinë. Dhe i vetmi që e ka përdorur këtë të drejtë është djali i Sali Berishës, një miliarder i padeklaruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *