• |
ide | kryesore

Mozzik do të ketë një dedikim për Loredanën

-Instant, Paparazzi, Slider



Mozzik publikoi më 31 korrik albumin e tij të titulluar “MozzArt”, që përmban 20 këngë dhe deri tani po bën goxha bujë dhe është pritur shumë mirë nga fansat.

Ndër të tjera, kënga që tërhoqi më shumë vëmendje është ajo që reperi ia dedikon të bijës, e titulluar “Hana”, ku ka shpalosur të gjitha ndjesitë e të qenurit baba dhe dashurinë që gëzon për të voglën e tij.
E në këtë këngë nuk kishte si të mungonte Loredana, që i dha jetë frytit të tyre të dashurisë. Mozzik shkruan për shqetësimet e para që reperja ka patur në fillim të shtatzënisë dhe ndër të tjera thotë se në ato momente ndodhej në Dusseldorf dhe nuk e dinte ku ishte spitali.
Megjithatë, ka edhe një këngë tjetër dedikuar Loredanës, të titulluar “Kur thojshe” që nuk ka më ato fjalët e bukur të mësipërme, por flet për peripecitë e dashurisë së tyre dhe rrugën që i çoi drejt ndarjes.
Edhe një herë Mozzik thotë se parat dhe fama janë shkaku i ndarjes së tyre!
Ska mo drama! Nuk du un drama! Sqon peshe parja1 Nuk qon peshe fama! Kjo dashni u bo krejt varra , u bo krejt varra!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *