• |
ide | kryesore

Papa Benedikt ndodhet në gjëndje të rëndë

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas vdekjes së vëllait, gjendja shëndetësore e Popa Benediktit XVI duket të jetë rënduar. Kështu shkruajnë mediat italiane dhe ato gjermane për Joseph Ratzinger, 93 vjeç.

Lajmi, fillimisht, u mësua nga një artikull i biografit të tij Peter Seewald, i cili shkruan se pas udhëtimit në Regensburg, ku Papa i dha lamtumirën vëllait të tij Georg, gjendja shëndetësore u rëndua dhe duket serioze: “Kohët e fundit, është bërë më i dobët dhe pothuajse nuk ka fuqi fare të flasë fare. Kur mundohet, nuk i kuptohet asnjë fjalë…”,- tha ndër të tjera Seewald.

Ratzinger vuan nga një infeksion viral në fytyrë që i shkakton dhimbje të forta. Dëshira e tij e fundit, nëse nuk do ia dalë dot këtë herë, është të varroset në ish-varrin e Papa Gjon Pali II, në San Pietro.

“Mendja dhe kujtesa e Benediktit janë aktive, por zëri mezi i dëgjohet për momentin”,- shton Peter Seewald për “Passauer Neue Presse”.

Gjendja e tij që nga momenti i dhënies së lamtumirë të vëllait është bërë jashtëzakonisht e brishtë, raporton më tej gazeta.

Ratzinger, vëllai i Papës, ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare, më 29 qershor, pasi u sëmur nga një sëmundje e cila nuk u bë publike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *