• |
ide | kryesore

Policia: Hetimi për Ylli Ndroqin nisi 18 muaj më parë

-Instant, Lajme, Të fundit

Policia e shtetit reagoi për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit, (SPAK). Në një njoftim për mediat thuhet se hetimet nisën 18 muaj më parë, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

“Policia e Shtetit falënderon homologët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare për bashkëpunimin dhe koordinimin e veprimeve gjatë periudhës hetimore 18-mujore, me qëllim sigurimin e provave për burimin e të ardhurave për përfitimin e pasurive nga shtetasi Ylli Ndroqi”


Një ditë më parë SPAK i kërkoi policisë së shtetit të ekzekutojë vendimin e sekuestros, ndërsa sipas vendimit të gjykatës procedimi penal pranë Prokurorisë së Posaçme ishte regjistruar më 21 korrik 2020.

Sipas SPAK, Ndroqi është subjekt i ligjit Anti-mafia ndërsa ai është arrestuar dy herë jashtë vendit si përfshirë në organizata kriminale dhe trafik droge. Në vitin 1998 në Turqi dhe më 17 shkurt 2015 në Itali për llogari të një urdhër arresti të prokurorisë së Milanos lëshuar në vitin 2006. Avokati i tij, Alban Qafa e ka cilësuar si një sulm politik, duke deklaruar se do do ta ankimojnë.

Njoftimi i plotë i Policisë

Finalizohet me sukses puna hetimore proaktive afro 18-mujore, për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FLO në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, finalizoi me sukses ekzekutimin e urdhrit për sekuestrimin e pasurive dhe bizneseve të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu).

Pas afro 18 muajsh hetime proaktive të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët dhe agjencitë ndërkombëtare ligjzbatuese, bazuar në provat e grumbulluara, u regjistrua procedimin pasuror Nr. 10 i vitit 2020, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), si subjekt i ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Bazuar në Vendimin Nr. 16, datë 01.08.2020, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe urdhrit të ekzekutimit të SPAK-ut, Policia e Shtetit sekuestroi pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në zotërim të shtetasit Ylli Ndroqi, si më poshtë:

Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “RENDON OIL” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “YLDON” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “DON-UCD” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “REN-DON” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “INTERKINEX” sh.p.k, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “Ecogades Landon Balcan” sh.a, me aksioner shoqërinë “Landon”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ORA” sh.a, në emër të shtetasi Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases M. N.;

51% të kuotave të shoqërisë “Landon” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “P 8 31” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ALBANIA BAY MARINE”, me aksioner shoqërinë “YI.DON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

30% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “CHANNEL ONE” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

Pasuria e llojit “apartament”, me sipërfaqe 117 m2, me adresë lagjja nr. 13, Plazh, Durrës;

Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe 300 m2, me adresë Tiranë;

Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe 600m2 dhe një ndërtesë me sipërfaqe 90 m2, me adresë Tiranë;

Pasuria e llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe totale 43.7 m2, me adresë Tiranë;

Pasuria e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 67.3 m2, me adresë Tiranë;

Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 15 m2, me adresë Tiranë;

Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 300m2, me adresë Tiranë;

Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 2026m2, me adresë Tiranë;

Pasuria e llojit “apartament”, me sipërfaqe, 52.3 m2, me adresë Tiranë, në bashkëpronësi me shtetasen M. N;

Pasuria e llojit “pyll”, me sipërfaqe totale 100.000 m2, në Tiranë (Lanabregas);

Automjeti i tipit autoveturë, marka “Merces Benz”, modeli S600, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

Automjeti i tipit autoveturë, marka “Rolls Royce”, modeli PHANTOM, në pronësi të shtetases M. N.;

Shoqëritë dhe pasuritë e tjera në pronësitë të shtetasit Ylli Ndroqi, në zbatim të ligjit, janë marrë në administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.

Policia e Shtetit falënderon homologët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare për bashkëpunimin dhe koordinimin e veprimeve gjatë periudhës hetimore 18-mujore, me qëllim sigurimin e provave për burimin e të ardhurave për përfitimin e pasurive nga shtetasi Ylli Ndroqi.

11 Comments

    1. “Pasuri perfituar ne menyre te paligjshme”? – i bie qe dyshimi nuk eshte per origjinen e burimit te financimit, parave. Perfitim i paligjshem i pasurive, si ato te paluajtshme, sende apo kuota biznesi i bie te jete bere jo konform ligjit. Ose policia tjeter gje ka hetuar ose gafa eshte aq e dukshme sa ska ku te veje.

      “Finalizoi me sukses ekzekutimi e urdherit…”, qe eshte urdher i prokurorit. Policia e ka per detyre te zbatoje nje urdher te prokurorit. Se cfare sensi ka “finalizim me sukses” nje zot e di. Ose thjesht i ben qefin vetes.

      “Policia sekuestroi…”- tani ose ekzekutoi, ose finalizoi urdherin e prokurorit, e beri lemsh fare ne tre fjali te ndryshme. Sekuestrimin e ka vendos Gjykata, prokurori ka urdheruar sekuestrimin dhe policia ka bere ekzekutimin.

      Dhe…falenderime pa hesap per agjencite nderkombetare. Per ato vendase, SPAK etj., vari lesht.

  1. Siç provon ky dokument, Partia Demokratike ka kërkuar përmes firmës së lobimit që të realizojë një telefonatë me Matthew Palmer, zëvendës ndihmës sekretar i shtetit amerikan me qëllim një vizitë në SHBA. Kërkesa e PD për të kontaktuar me Palmer regjistrohet në 11 Qershor të këtij viti, vetëm 6 ditë pas marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore në vend.

    Nga deklarimet e kompanisë rezulton se në 19 Qershor të këtij viti, PD i ka paguar asaj, faturën e shërbimit prej 30.000 dollarësh.

    Kujtojmë që në 10 mars të këtij viti, kur bota dhe Shqipëria po përballej me pandeminë e covid19, PD nënshkroi një tjetër kontratë me “Sonoran Policy Group”, sipas së cilës do t’i paguante kompanisë plot 60 mijë $,shok e kishte salihu dhe meta parate e ketyre luante paspaciu dhe vetem keta e mbrojten dhe vazhdojne ta mbrojne

  2. HAHAHAHAHAAAAAAAAAAAAAAAA,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
    KA NDONJE VETINGAS QE TE ME GUDULIS PAK KE LOQET?????
    HAHAHAHAHAHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA…………………JENI TE PAARRITSHEM O SOJKURVASH

  3. Ne fakt pervec Bashes tek kontratat e lobingjeve mbanin rradhen dhe ca nga afrika dhe nga kenia keshtu qe mos u merzisni me Bashen dhe kesaj rradhe. Forca se pushteti ja…… po na buzeqesh,

  4. i paemer i ores 1804 ose ndryshe Ethem Lalaj nje bythqir dhe gruaqire nga Corrushi Mallakasters, per cilin thone se eshte kopil i Mehmet Shehut kete pune ben gjithe diten,, gojore dhe copy paste nga Gazeta e Mero Gelbazes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu