• |
ide | kryesore

Sekuestrimi i Ora News. Meta bën apel për lirinë e mediave: larg nga praktikat autoritariste që na kthejnë dekada pas në kohët më të errëta”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Pas sekuestrimit të televizionit Ora News, Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka bërë një mesazh për të dhënë alarmin për regresin e lirisë së fjalës dhe asaj të shprehjes në vend. I njohur për afërsinë e tij me pronarin Ylli Ndroqi, pasuritë e të cilit u sekuestruan si i dyshuar në aktivitete të trafikut të drogës, presidenti ka zgjedhur të citojë raportin e Qendrës për Pluralizëm dhe Liri Mediatike, pa folur drejtë përdrejtë për Ora News.

Me një postim në facebook, Kreu i Shtetit shprehet se në raport tregohen “fakte tronditëse të censurës dhe presioneve në rritje ndaj medias së pavarur dhe kritike me qeverinë”.


Kreu i Shtetit thekson mes të tjerash se “Shqiptarët janë ndarë 30 vite më parë nga neni 55 i “Agjitacionit dhe Propagandës” dhe askush të mos mendojë që duke përdorur forma të reja shantazhi e presioni do mundet dot ta rikthejë atë”.

“Për shkak se liria e shprehjes dhe informimit është kusht thelbësor për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, dhe duke dënuar me forcë censurën, presionet, shantazhet dhe masat shproprocionale ndëshkuese ndaj gazetarëve dhe medias së pavarur e kritike me qeverinë, apeloj me forcë heqjen dorë nga të gjitha praktikat abuzive dhe autoritariste që na kthejnë dekada pas në kohët më të errëta, me pasoja tepër të rënda për të ardhmen europiane të vendit“, shkruan Presidenti mes të tjerash.

5 Comments

  1. Siç provon ky dokument, Partia Demokratike ka kërkuar përmes firmës së lobimit që të realizojë një telefonatë me Matthew Palmer, zëvendës ndihmës sekretar i shtetit amerikan me qëllim një vizitë në SHBA. Kërkesa e PD për të kontaktuar me Palmer regjistrohet në 11 Qershor të këtij viti, vetëm 6 ditë pas marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore në vend.

    Nga deklarimet e kompanisë rezulton se në 19 Qershor të këtij viti, PD i ka paguar asaj, faturën e shërbimit prej 30.000 dollarësh.

    Kujtojmë që në 10 mars të këtij viti, kur bota dhe Shqipëria po përballej me pandeminë e covid19, PD nënshkroi një tjetër kontratë me “Sonoran Policy Group”, sipas së cilës do t’i paguante kompanisë plot 60 mijë dollarë

    1. Bravo sufllaqexhi botoje edhe ke ndonje shkrim tjeter . Ka nerez qe vetem prej ketyre shkrimeve idiote do ju votoje kunder edhe pse nuk eshte i bindur .

  2. PSE EDI RAMA DHE SPAKU I TIJ NUK JA SEKUESTRON PASURITE FATMIR XHAFAJ SAIMIR TAHIRIT LEFER ALLES VALDRIN PJETRIT OLSI RAMES DHE CARLO BOLES

  3. Javash javash sa te behet shelegu dash do i sekuestrojn dhe ato. po te ndajn keto nje here se jan te zene ku… t per momentin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu