• |
ide | kryesore

Vala e Covid-19/ Të rinjtë shpërfillën rregullat, të moshuarit mbushën spitalet

-Instant, Lajme, Të fundit



Koronavirusi preku më shumë moshat e reja gjatë muajve të fundit pas karantinës, por viktimat siç tregojnw tw dhwnat janw gjithnjw e mw shumw moshat e thyera. Statistikat tregojnw se ajo qw po ndodh wshtw krejtwsisht papwrgjegjshmwri nga ana e tw rinjve, tw cilwt po tregohen të shkujdesur në festa dhe grumbullime duke përhapur kovid-19.

Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini tha për Tv Klan se 30 % e të rinjve rezultojnë pozitiv në tamponët e kryer për Covid.

“Grupmosha aktive 45-55 vjeç është e prekur, por grupmosha 25-34 vjeç po mban një peshë të madhe të të gjitha rasteve të konfirmuara pozitiv me Covid. Kjo e reflektuar jo vetëm në rastet e hospitalizuara , por edhe në raste të tjera që janë me simptoma të lehta që ndiqen nga mjekët e familjes dhe për rrjedhojë kjo përqindje mban peshën më të lartë që janë në izolim. Peshë të njëjtë zënë të dyja fashat, ajo 45-54 vjeç dhe grupmosha 25-34, përkatësisht nga 20 % të peshës të të gjithë rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë. Kjo grupmoshë mban dhe peshë të lartë të pozitivitetit gjatë gjithë kësaj periudhe 4 javore”.

Duket se po ndodh pikërisht ajo që gjithkush i frikësohej më shumë. Të rinjtë duke u ndjerë më të sigurtë në shëndetin e tyre, janë më pak të frikësuar nga koronavirusi. Për pasojë po bëhen bartës të tij, duke e përçuar atë tek moshat e vjetra, që siç po rezulton, janë viktimat më të shumta nga koronavirusi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *