• |
ide | kryesore

Shpërthimi në Liban/ Ndiqni pamjet dramatike pas shkatërrimit

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit



Një shpërthim masiv ka tronditur Bejrutin këtë pasdite, duke shkatërruar ndërtesat dhe duke ngritur një zjarr të madh në qiell.

Pamjet dramatike në mediat sociale tregojnë njerëzit duke bërtitur ndërsa një shpërthim i madh tronditi zonën buzë detit të kryeqytetit të Libanit.

Ministri i shëndetësisë në Liban ka thënë se ka një numër shumë të lartë të lëndimeve dhe dëme të mëdha.

Media lokale ka publikuar imazhe të personave të bllokuar nën rrënoja, disa të gjakosur, pas shpërthimit masiv, shkaku i të cilit nuk dihej menjëherë.

Raportet lokale sugjerojnë se mund të ketë pasur dy shpërthime – një në port dhe një tjetër në brendësi të qytetit brenda hapësirës prej 15 minutash.



1 Comment

  1. Nuk e lane te qete njehere Libanin! Ne nje ane Hezbollahet, ne anen tjeter cifutet. Dhe te mendosh se dikur ka qene si Las Vegas!!!

    Jete muti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *