• |
ide | kryesore

Analiza/ Edi Rama ia “ngjiti” koronën Ogerta Manastirliut

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Edi Rama po sillet prej kohësh si kryeministri i një vendi ku koronavirusi nuk ekziston. Dhe kjo nuk ka lidhje me faktin se ka filluar pushimet në Dhërmi. Ndryshimi i strategjisë ka nisur disa javë më herët . Edhe këtë javë, që të gjithë e panë se ajo që bëri njoftimin video për raportimin rreth gjendjes së pandemisë dhe masave që po merren për mundësinë e një vale të dytë në vjeshtë, ishte ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu (poshte).

 

Në fakt kjo rokadë rolesh për primatin e komunikimit rreth pandemisë ka nisur që pas përfundimit të gjendes së jashtëzakonshme. Nga tre komunikimie për çdo ditë, nga shpërndarja e videove makabre, nga mesazhet që na vinin në celular dhe fermaneve se në ç‘orë do dilnin pensionistët dhe kur nënat më fëmijë, kryeministri po hiqet si struci që nuk e sheh krizën sanitare. Ndonëse rastet e vdekjeve dhe personave ditorë të infektuar janë pesëfishuar, Edi Rama po sillet komplet ndryshe.

Boll t’i bësh një kontroll faqes ne Facebook të Edi Ramës gjatë kohës së izolimit edhe sot dhe ta krahasosh atë me faqen e ministres së shëndetësisë gjatë këtyre periudhave, ndryshimi është ulëritës. Lapsi.al e ka bërë këtë verifikim dhe ka parë se në mars- prill ishte vetëm kryeministri që komunikonte me publikun, ndërsa në qershor- korrik është vetëm ministrja e shëndetësisë që ka marrë rol parësor.

Po atëherë çfarë ka ndodhur? Pse kjo përmbysje? Pse Rama e dorëzoi rolin e protagonistit.

Një burim pranë kryeministrit i tha në mënyrë konfidenciale Lapsi.al se gjithçka lidhet me sondazhet. “Në periudhën e parë kur edhe Shqipëria ishte e panikuar nga sëmundja e panjohur dhe nga frika që ajo shkaktonte, autoriteti shtetëror dukej si shpëtimtar. Rama e shfrytëzoi këtë situatë dhe pikët e tij qenë tepër lart në sondazhe . Por dalëngadalë, kur frika u normalizua, kur gjithë periudha e izolimit u mbyll vetëm me 50 të vdekur, rënia e kurbës së kryeministrit qe e frikshme”, tha ai.

Ka qenë pikërisht kjo përmbysje në pëlqyeshmërinë e njerëzve që e bëri kryeministrin të ndryshojë strategji. Nga njeriu që bëri çmos për t’u identifikuar me shpëtimtarin në ditë të vështira, Rama po bën ç‘është e mundur për të mos u njëhsuar me koronavirusin. Dhe kjo për disa arsye. E para është ajo ekonomike. Njerëzit e bënë fajtore qeverinë për izolimin që i rrënoi financat e tyre, dhe Rama nuk do që të hiqet një paralele direkte mes tij dhe krizës që ka mbëritur në pjesën më të madhe të familjeve. Prandaj ai nuk flet më për Covid- 19.

Rama, fillon pushimet në det. Zbulohet vendndodhja (fotot)

E dyta është se ashtu si në të gjithë botën, edhe në Shqipëri, u bënë shumë popullore teoritë konspirative që shihnin pas propagandës rreth pandemisë komplote për kontrollin me çip të personave apo imponimin e një vaksine të panevojshme. Shprehja “është thjeshtë një grip që po na e shesin si gogol”, zuri vend në mënyrë absurde në shumë mendje. Dhe Rama që u bënte thirrje për t’u ruajtur nga ky rrezik filloi të shihej si armik nga kjo pjesë e popullatës.

E treta është se nëse rastet shtohen me ritmin aktual dhe në vjeshtë ia beh një valë e dytë që mund të rrëzojë përtokë sistemin tonë shëndetësor, kryeministri nuk do që emri i tij të bëjë lidhje direkte me këtë katastrofë shëndetësore që mund të ndodhë fare pranë zgjedhjeve të ardhshme.

Prandaj ndonëse gjendja sot është më e rëndë sesa në mars- prill, ndonëse të infektuarit dhe të vdekurit janë më shumë, po të hapësh Facebook-un e Ramës nuk gjen asnjë postim personal për Covid-19. Ai ka lënë Ogerta Manastirliun të komunikojë për këtë temë, duke hequr nga vetja identifikimin me një pandemi që me sa duket do të bëjë të vetën.

©LAPSI.AL



15 Comments

    1. Keta te lapsit zgjohen ne mengjes me Ramen dhe e ngrysin darken po me Ramen. Po u del Rama dhe ne enderr te gjoreve

    1. Mire ate, por kur shkruan per 30 mije dollare lobimi te PD te marre nga Mero Baze qe nuk ka lene gje pa thene per Ramen, nderkohe qe charteri per te vajtur e per te dhene nje interviste ne Itali tek raiuno, ka kushtuar te pakten trefishin. Keta lloj monstrash, merren me nje plesht, por po te vije puna per kopene e elefanteve, as qe iu shkon nder mend se njerezit mund ta shohin.

  1. Ka nje gabim ortografik ne titull, trajta e shkurter e peremrit vetor “ia” shkruhet pa apostrof. Per te tjerat, artikulli eshte plotesisht i sakte. Sa per ato llafet qe sondazhet per kryeministrin paten nje rritje ne perqindje gjate kohes se izolimit, duken pak si te stisura. Arsyeja eshte e thjeshte. Njerezve normale ky i gjati, ia pati neveritur aq shume me ato daljet kohe pa kohe, me ato telefonat qe nuk hynin ne lidhje pa degjuar me pare mesazhin “Edi Rama jam…” sikur po telefononte vete i madhi Zot dhe jo nje hajdut ordiner qe nuk di te beje asgje me shume se te vjedhe e te grabise. Por kalemi ka harruar dicka shume interesante, nje deklarate te km qe na shfaqej si shpetimtar, si personi qe na kishte shpetuar nga 18 mije te vdekur dhe nje deklarate te nje pjestari tjeter te kesaj maxhorance te pagytyre, qe deklaroi se jemi 10 here me mire se Gjermania dhe 50 here me mire se Italia, nderkohe qe po vine mjeke nga ky vendi qe ishte 50 here me keq se ne per te na ndihmuar, nderkohe qe ne derguam nje dentist dhe nje shites karburanti (me shume respekt per personin ne fjale) ne Itali , per te dhene ndihmen e vyer te qeverise shqiptare qe ne fakt ishte nje hile per te rritur pak kreditet e qeverise qe kane rene nen zero kudo neper bote. Sado qe te dale Manastrilliu (qe nuk ia ka idene per asgje qe nuk ka lidhje me tenderat), cdo budalla e kupton se pergjegjesia per keqmenaxhim i bie kryetarit te qeverise dhe, si numri ne rritje i personave qe nderrojne jete nga covidi, menaxhimi i spitaleve dhe menaxhimi i shkaterrimit ekonomik, e kane cuar ne pikiate reputacionin e nje kryeministri qe edhe fasadat qe i ka te vetmen mjeshtri , sot ne rastin me te mire kane nje mori plasaritjesh, aq sa duken me keq se me perpara.

  2. Në botën e pastrimit të parave, është një skemë që njihet me nofkën “oktapodi”, ku në kokë qëndron oligarku, ndërsa tentakulat janë një seri kompanish fiktive për të humbur gjurmët. Në shkrimin e sotëm, do të pasqyrojmë pikërisht për këtë skemë dhe ku personazhi kryesor është djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

    Gazeta Shqip denoncoi pak javë më parë ekskluzivisht, sesi Shkëlzen Berisha kishte blerë me kredi një fabrikë me vlerë 1.8 milionë euro në afërsi të fshatit Gërdec, për përpunimin e frutave, kryesisht boronicat.

    Shkëlzen Berisha ka përdorur kompaninë Logal Shpk, për të blerë këtë godinë prej 1.8 milionë eurosh, me një kredi të marrë nga një bankë e nivelit të dytë. Këtë veprim financiar, Berisha nuk e ka deklaruar në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive (ILDKPKI).

    Pikërisht këtu nis zanafilla e skemës “oktapod”!

    1. Sa mire do ishte sikur ti te ishe nje peshkatar qe kap “oktapod”, por eshte e qarte qe je nje lav1re qe punon ne b0rdellon qe quhet qeveri.

  3. Qe kur erdhi nga Parisi ndryshoi qendrim . Kushedi cfare i kane keshilluar , ne fund ne qyqaret do ta paguajme cmimin . Kete rradhe eshte me jetet tona me duket

  4. Kujt i duhet dalja e Atij more Aman….!!!
    PPP-te vazhdojne me te njejtin ritem (nuk i cenon askush)…!!!
    Suksese dhe fitore pa fund kombetare dhe nderkombetare…!!!
    Djale te zotin dhe me vlere do te konsideroja Ate qe ofron ndonje zgjidhje…!!!

    1. Mos u shqetësoni o shqiptarë se po vijnë “partitë e reja” të kuqe si”zgjidhja” “thurrja” apo “kërpërata”

  5. Mos u shqetësoni o shqiptarë se po vijnë “partitë e reja” të kuqe si”zgjidhja” “thurrja” apo “kërpërata”

  6. Për sa i përket covidit, artikulli është i dobet, përmban pasaktësi dhe i frymëzuar vetëm nga burimet zyrtare. Pjesa tjetër që i përket kryeministrit tone nuk më intereson.

    [“Edi Rama po sillet prej kohësh si kryeministri i një vendi ku koronavirusi nuk ekziston.”] — Nga e nxirrni këtë konkluzion qe nje kryeministër duhet të merret me nje virus, kur nuk ka rrezik nga nje virus i tillë, kur “pandemia” nuk egziston, ku numrat jane fryrë artificialisht? Pak rëndësi ka Rama apo ndonjë kryeministër tjetër, thjesht ne parim.

    [“në Shqipëri, u bënë shumë popullore teoritë konspirative që shihnin pas propagandës rreth pandemisë komplote për kontrollin me çip të personave apo imponimin e një vaksine të panevojshme. Shprehja “është thjeshtë një grip që po na e shesin si gogol”, zuri vend në mënyrë absurde në shumë mendje.”] — Nga e dini ju që nuk do të ketë çip apo vaksina me detyrim?
    A i keni pare lajmet që flasin për vaksinën dhe çipin nga burime zyrtare?
    Përse mendoni se keta “teoricienët konspirative” qenkan te gabuar, nga mendja i pollen këta këto “teori”? Keto jane fakte, mjafton të kërkosh dhe të kesh mendje të hapur.
    Përse e portretizoni covidin sikur është gogol? Sa veta kanë vdekur në vend dhe në botë prej tij kur krahasohet me sëmundjet e tjera? Po Suedia që i ka hapur të gjitha, nuk ka probleme me koronen??

    [“E treta është se nëse rastet shtohen me ritmin aktual dhe në vjeshtë ia beh një valë e dytë që mund të rrëzojë përtokë sistemin tonë shëndetësor….”] — Përse mendoni se në vjeshtë do vijë një valë e dyte? Sepse e thote OBSH apo qeveria, sa here kanë gënjyer këta?? Ketu po përhapni panik.

    [ “Prandaj ndonëse gjendja sot është më e rëndë sesa në mars- prill, ndonëse të infektuarit dhe të vdekurit janë më shumë….”] — Nga e dini juve qe “gjendja sot është më e rëndë”?? Sepse e thote qeveria qe genjen nate e dite, qe te paguan kur vdes me korone??

    Autori i ketij artikulli është ose i shitur ose nje naiv i painformuar. Anoj nga kjo e fundit per arsye të qëndrimit paksa opozitar të ri-vdeksit Rama, por që çon ujë te përroi i Ramës gjithsesi.

  7. Nëse do t’i thërrasim kujtesës, vite më parë qeveria e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha mori një vendim për t’i dhënë në përdorim ambientet e Kinostudios, rreth 80 mijë metra katrorë, disa televizioneve private me pronësi të Aleksandër Frangajt, ku fillimisht krijoi një konflikt me ish pronarët, të cilët kishin fituar të drejtën e pronës në Gjykatën e Lartë dhe më pas pati një konflikt të ashpër me Akademinë Marubi, e cila ishte vendosur në ambientet e Kinostudios prej disa viteve.

    Hetimet e SPAK dhe “shkëndijat” e hedhura nga përfaqësuesi ligjor i Ndroqit mbi blerjen e kësaj medie, shkojnë përtej komunikimeve publike duke u shndërruar në indikacione për rihapjen e çështjes së ish Kinostudios e cila nga një hapësirë ku prodhoheshin filmat e komunizmit, është shndërruar prej vitesh në një sheshxhirim të paligjshmërisë duke i shpëtuar drejtësisë.

    Kinostudio “Shqipëria e Re”, kjo pasuri e jashtëzakonshme shtetërore shënon një nga grabitjet më të mëdha që është regjistruar në vend me rreth 200.000 m2 hapësirë të vendosur në dispozicion të artit.

  8. Shqiptaret kane qe ne 2008-en qe nuk votojne! Keta jane te vete-zgjedhur…! Dhe sbesojne se shkon te votoje me njeri! Se hane me shqiptaret kokrren e ullirit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *