• |
ide | kryesore

Blake dhe Ryan kërkojnë ndjesë për dasmën e tyre

-Instant, Paparazzi, Slider



Ryan Reynolds thotë se ai dhe bashkëshortja, Blake Lively, ndjejnë ende keqardhje për vendin në Karolinën e Jugut ku mbajtën ceremoninë sekrete të dasmës. Për kujtesën e të gjithëve, vendi ishte një ish-plantacion.

Vendi i dasmës doli sërish në sipërfaqe gjatë një interviste të yllit të “Deadpool” me revistën Fast Company. Revista nxorri në pah se në vitin 2018, Reynolds u cilësua si “hipokrit” në Twitter pasi vlerësoi kastin e aktorëve afro-amerikë në “Black Panther”, ndërkohë që organizoi dasmën pikërisht në një vend ku afro-amerikanët trajtoheshin si skllevër duke kryer punë të detyruar për të korrur pambuk, oriz, sheqer dhe prodhime të tjera bujqësore Aktori i tha Fast Company se mbajta e dasmës në ish-plantacionin Boone Hall në Karolinën e Jugut, do të jetë “diçka për të cilën do t’u vijë gjithmonë thellësisht keq”. “Ajo që pamë ne asokohe ishte një vend martese në Pinterest. Më pas pamë që ishte një vend i ndërtuar mbi një tragjedi shkatërruese.”

Një ndodhi e tillë, tha ai, mund “të të bëjë që të mos flasësh kurrë, ose të të shtyjë që të veprosh”. Ryan dhe Blake kanë ndërmarrë disa nisma për të ndihmuar komunitete të caktuara. Aktorja gjithashtu vendosi në qendër të vëmendjes kohëve të fundit statistikat shokuese të abuzimit seksual të fëmijëve online.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *