• |
ide | kryesore

Covid në Mal të Zi, shënohet numri më i lartë i viktimave brenda një dite

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Mal të Zi ka pasur 50 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit dhe 4 persona kanë humbur betejen me COVID-19. Ky është numri më i lartë i viktimave në një ditë që prej fillimit të pandemisë në vendin fqinj. Zëvendësdrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Senad Begiq, tha në konferencën për shtyp se janë testuar 481 persona, si dhe se 163 pacientë ishin shëruar. Në Malin e Zi,nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 3,411 pacientë, ndërsa 57 persona kanë vdekur, nga të cilët 48 kanë vdekur në periudhën nga fillimi i qershorit deri sot. Shumica e pacientëve janë në Podgoricë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *