• |
ide | kryesore

Dua Lipa mbledh disa nga yjet botëror për të realizuar disa bashkëpunime

-Instant, Paparazzi, Slider

Dua Lipa ka mbledhur emrat më të mëdhenj të muzikës për të bërë disa këngë remix që janë pjesë e albumit të saj më të fundit “Future Nostalgia”.Këngëtarja ka njoftuar se bashkëpunimi i shumëpritur me Madonna-n dhe Missy Elliot do të publikohet më 14 gusht.Por, kjo nuk është surpriza e vetme pasi, ajo do të sjellë edhe remix-in e këngëve të tjera nga albumi “Future Nostalgia”, me të tjerë artistë të njohur.Në një prej këngëve ajo vjen në duet me The Blessed Madonna, ndërsa kënga do të publikohet më 21 gusht.Në këngët e tjera, Duan do ta shohim në duet me Gween Stefani dhe Mark Ronson, të cilët do të sjellin remix-in e këngës më të fundit “Physical”.Pak ditë më parë, në një intervistë për “Music Week”, menaxheri i Dua Lipës, Ben Mawson dha një lajm fantastik për fansat e këngëtares.Teksa fliste për albumin e saj të fundit “Future Nostalgia”, Mawson tregoi se Dua ishte ndikuar shumë nga albumi “Confessions on a Dancefloor” nga Madonna dhe se të dy albumet përmbajnë këngë të prodhuara nga Stuart Price.

“Varet çfarë nënkuptoni me këtë. Dua padyshim do të ketë një karrierë të gjatë. Ajo është një yll i kompletuar i muzikës pop dhe albumi është influencuar dukshëm nga Madonna. Në fakt ne po përpiqemi të kontaktojmë me Madonën për një bashkëpunim. Do i dërgoj një email e do të shohim nëse do të pranojë.”- ka treguar ai.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu