• |
ide | kryesore

Futbolli kundër qeverisë/Klubet shpallin bojkotin e kampionatit

-Instant, Arkiva, Sport



Në nje krizë të fortë ekonomike dhe ne kufijtë e mbijetesës klubet shqiptare të futbollit kanë vendosur të bojkotojnë kampionatin që nis në mes të shtatorit. Të mbledhur në kuadër të një organizate si Liga e Futbollit Profesionist, përfaqësuesit më të lartë të FSHF-ës dhe klubeve pjesëmarrëse në Superligë kanë dalë me një vendim drastik duke bojkotuar sezonin e ri nga 12 shtatori e në vijim deri në plotësimin e kërkesave të reja. Ky vendim mund të rishihet vetëm nëse aeveria i ul TVSh, i zeron borxhet dhe ndryshon ligjin për privatizimin.

“Liga Profesioniste e Futbollit, pasi u njoh me ndryshimet ligjore për sportin të realizuara deri më tani, konstaton me keqardhje se këto ndryshime nuk i japin zgjidhje kërkesave te klubeve te Kategorisë Superiore dhe nuk përmbushin premtimet e bëra nga Qeveria Shqiptare ne tryezën e 11 marsit 2019” thuhet në komunikatën e botuar me këtë rast. Ky vendim mund të rishikohet vetëm nëse qeveria plotëson njemë sërë kushtesh që shpëtojnë skuadrat profesioniste nga falimentimi.

-Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.
-Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.
Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.
-Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

Nëse qeveria nuk i përfill këto kërkesa ultimative, atëherë Kampionati Kombëtar i Kategorisë Superiore nuk do të nisë në datën e parashikuar  12 shtator.



9 Comments

  1. Eh mer cuna,ju rren mendja se i plas trapi qeverise per futbollin,per artin apo muziken dhe jo vetem kesaj qeverie por te gjithave gjate ketyre 30 viteve

  2. Doktor “vdekja” bën bilancin e pandemisë, sulmon Ramën: Male me kufoma dhe mortje që do na grijë si mish qeni.

  3. haruan keta qe baban e mesit edhe ronaldon deshe i futen ne burg, per mospagim taksa,
    kjo eshte shkrim per te mbushur faqen e gazetes

  4. Nëse do t’i thërrasim kujtesës, vite më parë qeveria e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha mori një vendim për t’i dhënë në përdorim ambientet e Kinostudios, rreth 80 mijë metra katrorë, disa televizioneve private me pronësi të Aleksandër Frangajt, ku fillimisht krijoi një konflikt me ish pronarët, të cilët kishin fituar të drejtën e pronës në Gjykatën e Lartë dhe më pas pati një konflikt të ashpër me Akademinë Marubi, e cila ishte vendosur në ambientet e Kinostudios prej disa viteve.

    Hetimet e SPAK dhe “shkëndijat” e hedhura nga përfaqësuesi ligjor i Ndroqit mbi blerjen e kësaj medie, shkojnë përtej komunikimeve publike duke u shndërruar në indikacione për rihapjen e çështjes së ish Kinostudios e cila nga një hapësirë ku prodhoheshin filmat e komunizmit, është shndërruar prej vitesh në një sheshxhirim të paligjshmërisë duke i shpëtuar drejtësisë.

    Kinostudio “Shqipëria e Re”, kjo pasuri e jashtëzakonshme shtetërore shënon një nga grabitjet më të mëdha që është regjistruar në vend me rreth 200.000 m2 hapësirë të vendosur në dispozicion të artit.

  5. Në këto 30 vjet janë ndërtuar dy lloje familjesh mafioze: Ato që shpesh herë vrasin njëri- tjetrin ose i kap Policia; dhe e dyta: Familja që nuk e kap ligji. Kjo e dyta janë partitë politike. Merr për shembull, partinë e dytë për nga madhësia, dhe parti e parë për nga fjala aktuale ‘demokraci’: Partia Demokratike nuk ka asnjë qelizë ku nuk është i thurur klani dhe familja. Jo vetëm i biri i këtij e dhëndëri i tjetrit… Por familja e komunistëve të frustruar është aty; edhe familja e të korruptuarve të mëdhenj në qeverisjen e kaluar- aty. Pastaj vjen lidershipi në formën kanunore. Ka lider të zgjedhur; ka Këshill të pazgjedhur por që kontrollon të zgjedhurit; ka edhe lider suprem. Pastaj vijnë nënbosët, leitnantët dhe ushtarët që nuk kanë asnjë lek por që vrasin për bosët. Në këtë qerthull nuk e gjen dot kurrë thelbin. Opozita në fakt nuk është opozitë, por pushtet i degraduar nga korrupsioni dhe është vënë në anën e mafies. Sapo dëgjohet se preket mafia, menjëherë do të mbledhë mijëra në sheshin e Tiranës për të mbrojtur ‘Kushtetutën’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *