• |
ide | kryesore

Kim dhe Kanye një përpjekje të fundit për të shpëtuar martesën

-Instant, Paparazzi, Slider

Kim Kardashian dhe Kanye West thuhet se po përpiqen fort për të shpëtuar martesën e tyre dhe aktualisht kanë vendosur të udhëtojnë drejt Karaibeve për të shfrytëzuar kohën bashkë, por nuk do të jenë vetëm! Lidhja e tyre varet nga një fije peri pas një serë deklaratash publike nga Kanye West, i cili i nxori disa “sekrete” familjare bashkëshortes, duke treguar se ata kishin dashur të abortonin vajzën e tyre të madhe North. Kim, 39 vjeç dhe Kanye, 43 vjeç u takuan për herë të parë së bashku që pas krizës, javën e kaluar kur ajo shkoi në fermën e tij në Wyoming, pasi kaluan një periudhë të gjatë të ndarë si pasojë e çrregullimit të tij bipolar. Por sipas TMZ, Kim dhe Kanye janë nisur drejt Karaibeve me një avion privat, dhe tani po qëndrojnë bashkë për të provuar të rindërtojnë marrëdhëniet e tyre. Burimet kanë pohuar gjithashtu se çiftit do t’i bashkohet në udhëtimin e tyre pastori që i martoi ata, Rich Wilkerson Jnr edhe pse Kim ka zgjedhur të marrë edhe nënën e saj Kris Jenner.

“Udhëtimi i Kim dhe Kanye nuk është romantik. Është më shumë një shans për ta, të rikthehen bashkë, larg nga kaosi i Wyoming, punët që rrethojnë Kanye-n dhe thashethemet për ta”, u shpreh burimi.
Mediat shkruanin se Kim po e përjeton shumë keq këtë situatë dhe të gjithë mendojnë se martesa e tyre nuk do t’i mbijetojë dot kësaj krize.


“Ka dashur ta ndihmojë shumë Kanye-n, të qetësohet dhe të kontrollojë reagimet e tij në publik. Familja beson se West vuan nga bipolariteti. Ai nuk dëshiron të marrë mjekime sepse mendon se ato i ulin kreativitetin, megjithatë ajo që ka pohuar për vajzën e tij, North i ka shokuar të gjithë. Kim ka punuar shumë për ta ndihmuar dhe nuk do ta lejojë West t’ia bëjë këtë fëmijëve të tyre”- kanë treguar burimet.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu