• |
ide | kryesore

Kush është Arjan Baçi, njeriu që do të administrojë 26 pasuritë e sekuestruara të Ylli Ndroqit

Lajme, Të fundit



Arjan Baci është caktuar si njeriu që do të administrojë 26 pasuritë e sekuestruara të biznesmenit Ylli Ndroqi pas hetimit nga SPAK.

Policia tha dje në një reagim zyrtar se është kryer një hetim proaktiv afro 18-mujor, për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme nga biznesmeni Ndroqi.

Ndërkohë administratori Baçi do të administrojë 11 biznese e 15 pasuri të luajtshme të Ndroqit.

Ai u caktua nga Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara për administrimin e pasurive të biznesmenit, pasi që momentin e parë SPAK njoftoi se “shoqëritë dhe pasuritë e tjera në pronësitë të shtetasit Ylli Ndroqi, në zbatim të ligjit, janë marrë në administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara”.

Policia e Shtetit sekuestroi pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në zotërim të shtetasit Ylli Ndroqi, si më poshtë:

• Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “RENDON OIL” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

• Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “YLDON” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

• Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “DON-UCD” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

• Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “REN-DON” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

• 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “INTERKINEX” sh.p.k, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

• 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “Ecogades Landon Balcan” sh.a, me aksioner shoqërinë “Landon”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

• 60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ORA” sh.a, në emër të shtetasi Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases M. N.;

• 51% të kuotave të shoqërisë “Landon” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

• 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “P 8 31” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

• 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ALBANIA BAY MARINE”, me aksioner shoqërinë “YI.DON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

• 30% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “CHANNEL ONE” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

• Pasuria e llojit “apartament”, me sipërfaqe 117 m2, me adresë lagjja nr. 13, Plazh, Durrës;

• Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe 300 m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe 600m2 dhe një ndërtesë me sipërfaqe 90 m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe totale 43.7 m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 67.3 m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 15 m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 300m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 2026m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “apartament”, me sipërfaqe, 52.3 m2, me adresë Tiranë, në bashkëpronësi me shtetasen M. N;

• Pasuria e llojit “pyll”, me sipërfaqe totale 100.000 m2, në Tiranë (Lanabregas);

• Automjeti i tipit autoveturë, marka “Merces Benz”, modeli S600, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

• Automjeti i tipit autoveturë, marka “Rolls Royce”, modeli PHANTOM, në pronësi të shtetases M. N.;



6 Comments

  1. duket qe ne fytyre qe identifikon rikurvat dhe qe eshte pjese e bandes rama dhe bande ambasades se rruges elbasanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *