• |
ide | kryesore

Lleshaj ndalon dasmat ne Lezhë/ Pjerin Ndreu: Në Mirditë po lejohen, e dinë të gjithë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka mbështetur protestën e pronarëve të lokaleve në Lezhë, të cilët pretendojnë se policia po ndalon zhvillimin e dasmave vetëm në lokalet e tyre, ndërsa në zona të tjera puna vijon si normalisht.

Në një mesazh në Facebook, Ndreu shprehet se ‘është e qartë se ka diskriminim me qytetet e tjera’, pasi ‘në Shkodër, Tiranë, Durrës, Vlorë nuk i ndalon askush dasmat.’

Ndreu tha se ata që kanë shkruar aktin normativ që ndalon organizimin e dasmave në lokale për shkak të pandemisë së koronavirusit, ‘si duket se kanë haberin se ca do me thënë me të prishë dasmën’.

Një ditë më parë, pronarët e lokaleve të dasmave në Lezhë protestuar kundër trajtimit më të ashpër që policia ka bërë ndaj tyre.

Pronarët thanë se dasmat e anuluara në lokalet e tyre, tani i kanë marrë lokalet në Kurbin e Mirditë që vazhdojnë të qetë punën.

Dy javët e fundit në Lezhë janë ndëshkuar 12 lokale që zhvillonin dasma.

Sipas aktit normativ të qeverisë, ndalohet grumbulli i qytetarëve në ambiente të mbyllura. Bizneset më të prekura nga kjo masë janë dhe lokalet që organizojnë dasma dhe aktivitete të tjera të kësaj natyre.



6 Comments

  1. Po ik o “Pjerdhin” mos i dil kunder partise se do ta heqin gjithe familjen militante nga puna!

  2. 2 martohen, nje mije infektohen, o Pjerino.
    Vetem ligji mund te ndryshoje sjelljen e shqiptareve per dasmat ku vertet njerezit rrezikohen.
    Ceremonite mortore kane kufizime dhe nuk iu jep dot lamtumiren e fundit njerezve te dashur. Kjo eshte shume e rende.
    Dasma edhe shyhet apo mund te behen festa ne nje kohe tjeter.
    Qellimi i marteses eshte shtimi i njerezve jo pakesimi i tyre.

  3. Ore ky Leshaj e di qe disa tradhetare pervec dasmave bejne edhe seks? Ca behet keshtu? Ka shtet ketu apo jo? Po SPAKU,VETINGU, BYROJA(politike) cbejne? I mbajne kandilin? Te ndalohet seksi me ligj menjehere. Bejruti digjet e keta q…..n.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *