Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka mbështetur protestën e pronarëve të lokaleve në Lezhë, të cilët pretendojnë se policia po ndalon zhvillimin e dasmave vetëm në lokalet e tyre, ndërsa në zona të tjera puna vijon si normalisht.
Në një mesazh në Facebook, Ndreu shprehet se ‘është e qartë se ka diskriminim me qytetet e tjera’, pasi ‘në Shkodër, Tiranë, Durrës, Vlorë nuk i ndalon askush dasmat.’
Ndreu tha se ata që kanë shkruar aktin normativ që ndalon organizimin e dasmave në lokale për shkak të pandemisë së koronavirusit, ‘si duket se kanë haberin se ca do me thënë me të prishë dasmën’.
Një ditë më parë, pronarët e lokaleve të dasmave në Lezhë protestuar kundër trajtimit më të ashpër që policia ka bërë ndaj tyre.
Pronarët thanë se dasmat e anuluara në lokalet e tyre, tani i kanë marrë lokalet në Kurbin e Mirditë që vazhdojnë të qetë punën.
Dy javët e fundit në Lezhë janë ndëshkuar 12 lokale që zhvillonin dasma.
Sipas aktit normativ të qeverisë, ndalohet grumbulli i qytetarëve në ambiente të mbyllura. Bizneset më të prekura nga kjo masë janë dhe lokalet që organizojnë dasma dhe aktivitete të tjera të kësaj natyre.
Ore Pjerin, ti je vete Mirditor.
Po ik o “Pjerdhin” mos i dil kunder partise se do ta heqin gjithe familjen militante nga puna!
Tashme jeni bere qesharak o qelbesira mavi .
Largimi juaj shpetimi yne
2 martohen, nje mije infektohen, o Pjerino.
Vetem ligji mund te ndryshoje sjelljen e shqiptareve per dasmat ku vertet njerezit rrezikohen.
Ceremonite mortore kane kufizime dhe nuk iu jep dot lamtumiren e fundit njerezve te dashur. Kjo eshte shume e rende.
Dasma edhe shyhet apo mund te behen festa ne nje kohe tjeter.
Qellimi i marteses eshte shtimi i njerezve jo pakesimi i tyre.
Deklaro voten, deklaro voten
Ore ky Leshaj e di qe disa tradhetare pervec dasmave bejne edhe seks? Ca behet keshtu? Ka shtet ketu apo jo? Po SPAKU,VETINGU, BYROJA(politike) cbejne? I mbajne kandilin? Te ndalohet seksi me ligj menjehere. Bejruti digjet e keta q…..n.