• |
ide | kryesore

Shpëtohen tre pjesëtarë të një familje në det/ Policia: Gruaja dyshohet të jetë mbytur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Shpëtohen nga Policia kufitare dhe Roja bregdetare tre shtetas që rrezikuan të mbyteshin në det paraditen e sotme në Himarë, si pasojë e dallgëve të mëdha dhe motit të keq.

Por autoritetet po vijojnë kërkimin intensiv në det, për gjetjen edhe të një gruaje që dyshohet se është mbytur.


Ata kishin dalë për peshkim me një mjet të vogël lundrues, i cili u fundos për shkak të motit të keq.

“Si rezultat i operacionit të përbashkët të Policisë Kufitare dhe rojës bregdetare dhe ndihmës nga një mjet lundrues turistik i rastit, u bë e mundur të shpëtohen shtetasit R. R., F. R. dhe A. R., ndërsa shtetasja M. R. nuk është gjetur ende”.

Gazetari i Panorama raporton se ata janë pjesëtarë të së njëjtës familje.

Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetësore Himarë e njoftuar nga Policia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi nga Policia e Himarës

Policia Kufitare dhe roja bregdetare shpëtojnë tre shtetas që rrezikuan të mbyteshin në det, të cilët kishin dalë për peshkim me një mjet të vogël lundrues, i cili u fundos.

Vijon kërkimi intensiv në det, për gjetjen edhe të një shtetaseje që ishte në bordin e këtij mjeti lundrues, e cila dyshohet se është mbytur.

Shërbimet e Policisë kufitare Dhërmi kanë marrë një telefonatë se një mjet lundrues ka dalë në det për peshkim dhe si pasojë e dallgëve të mëdha dhe motit të keq personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë dalë me mjetin lundrues menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kanë njoftuar edhe rojën bregdetare për ndihmë.

Si rezultat i operacionit të përbashkët të Policisë Kufitare dhe rojës bregdetare dhe ndihmës nga një mjet lundrues turistik i rastit, u bë e mundur të shpëtohen shtetasit R. R., F. R. dhe A. R., ndërsa shtetasja M. R. nuk është gjetur ende. Vijojnë kërkimet intensive me mjetet lundruese të Policisë Kufitare dhe të rojës bregdetare.

Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetësore Himarë e njoftuar nga Policia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu